Ilmi S. Qazimi: Tirana, Kryeqyteti i luftës e i punës, apo vetëm i “Kohës moderne”?

44
Sigal

-Mendime për pasurimin e dekoracionit historik të kryeqytetit të Shqipërisë-

“Janë të shumtë bijtë pasardhës të dëshmorëve, partizanëve, veteranëve, invalidëve, të të internuarve etj., kudo ku janë, brenda e jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë që duke parë këtë gjendje drejtohen me thirrjen:”Ngrehuni dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!” Ju si qeveri, inspironi, financoni dhe lejoni ndërtimin e busteve të atyre që ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë me pushtuesit nazistë e fashistë dhe nuk keni një objekt përfaqësues e prezantues për ata që sollën lirinë.”

“Ky monument u ngrit për të nderuar partizanët shqiptarë që dhanë jetën në luftë kundër fashizmit. Ai është  vepër e realizmit socialist e krijuar në vitin 1949 dhe mbahet si monumenti i parë i ngritur pas Luftës së Dytë Botërore duke zënë vendin e xhamisë së vjetër, e cila u shkatërrua gjatë luftimeve për çlirimin e Tiranës. Vepra është realizuar në bronz nga skulptori Andrea Mano.” Këto fjalë shkruhen në Google.

Në Tiranë, në sheshin Sulejman Pashë Ballgjini, në një sipërfaqe rreth 70 m2, është vendosur për bazament një paralelopiped betoni i veshur me pllaka mermeri me dimensionet rreth 2.5 m lartësi, 0,6 m i gjatësi po kaq gjerësi, mbi të cilin është montuar  monumenti, i cili është i lartë rreth 3 metra. Dikush e quan ushtar, disa luftëtar e tjerë partizan i panjohur. Dhe Bashkia e sotme e Tiranës ka vendosur në atë bazament një pllakë ku shkruhet “Populli i Tiranës, partizanëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit”. Monumenti në fjalë, e ka kryer punën e tij më së miri, por tashmë, kur Tirana ka marrë dimensione të reja në gjerësi, madhështi, madje edhe në lartësi kombëtare e botërore, asaj i nevojitet një tjetër objekt që të përjetësojë gjakun e dëshmorëve, që ranë për çlirimin e saj nga pushtuesit fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. Një basorelief madhor, një kompleks arkitekturor artistik, apo një tërësi kompozicionale – punë kjo e njerëzve të artit- do të ishte më e mira e të mirave që ta reflektojë gjerësisht e ta  shoqërojë historinë tonë me taban kombëtar dhe me  ngjyrat e kohës që jetojmë. Do ishte kujtesa më e fuqishme historike që do t’u shërbente së pari shqiptarëve, familjet e të cilëve kanë nga një apo më shumë pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Tiranës. Por do t’u shërbente jashtë  mase shtatë apo njëmbëdhjetë milionë turistëve, që hyjnë e dalin çdo vit prej 2022, në Shqipëri, duke shkelur fillimisht në Tiranë. Z.Edi Rama, Ndërtimi i një  objekti përkujtimor dinjitoz kushtuar dëshmorëve të atdheut që ranë për çlirimin e Tiranës ka vite është kthyer në një nevojë urdhëruese, do apo s’do dikush, aksekush apo ata që nuk e njohin Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, 29 Nëntorin 1944, datën e Çlirimit dhe çlirimin e Tiranës më 17 Nëntor 1944. Apo ata puthadorës që guxojnë ta quajnë atë luftë vigane të popullit tonë si luftë civile. Po thërret gjaku i 127 bijve e bijave  të të gjithë Shqipërisë që dhanë jetën për çlirimin e kryeqytetit dhe nuk u del askund merita. Ju lutem, ndaloni pak zhurmën mediatike e politike dhe dëgjoni jehonën e zërit të tyre! Janë të shumtë bijtë pasardhës të dëshmorëve, partizanëve, veteranëve, invalidëve, të të internuarve etj., kudo ku janë, brenda e jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë që duke parë këtë gjendje drejtohen me thirrjen:”Ngrehuni dëshmorë një çikë, të shikoni poshtërsitë!” Ju si qeveri, inspironi, financoni dhe lejoni ndërtimin e busteve të atyre që ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë me pushtuesit nazistë e fashistë dhe nuk keni një objekt përfaqësues e prezantues për ata që sollën lirinë. Si mund të shkoni deri atje sa të  ideoni, jepni dhe mbani fjalën dhe të përuroni një bust të një kryetari qeveritar grek në truallin shqiptar dhe ende e kini lënë Ismail Qemalin, të parin kryetar të shtetit të parë shqiptar sa një liliput në një cep të harruar të një lulishtjeje? Si mund të  neglizhohet kaq rëndë krenaria e kombit?

Si mund të shkoni deri atje sa të  ideoni, jepni dhe mbani fjalën dhe të përuroni një bust të një kryetari qeveritar grek në truallin shqiptar dhe ende e kini lënë Ismail Qemalin, të parin kryetar të shtetit të parë shqiptar sa një liliput në një cep të harruar të një lulishtjeje? Si mund të  neglizhohet kaq rëndë krenaria e kombit?”

Fare pak përvojë nga bota

Ju lutemi gjeni kohë dhe reflektoni se si e ka  trajtuar bota perëndimore e lindore këtë poroblem. Në shumicën e qyteteve të mëdha apo kryeqyteteve ka një objekt që kujton të rënët për liri! Në periferi apo vende të mirëstudiuara ka buste të heronjve, njerëzve, që kanë lënë gjurmë për liri, pavarësi, përparim, drejtësi, zhvillim. Madje në jo pak  shtete, në kryeqytete të shteteve të  botës së qytetëruar, gjenden edhe buste të individëve me jo pak negativitete, por edhe me vepra  madhore. Edhe kjo ka qëllimin e vet të mirë, por së pari, sepse është evokim historik i jetës së një kombi. A nuk ju vret veshin fakti që në Çeki është një  objekt përkujtimor për lavdinë e ushtarëve rusë që çliruan atë vend nga hordhia  naziste!? Një lloj përmendore e tillë është edhe në Vjenë. Eehhhu, sa larg jemi ne nga ata! Populli shqiptar, nën udhëheqjen e partisë komuniste me Enver Hoxhën Komandant të Ushtrisë  Antifashiste Nacionalçlirimtare, u çlirua me forcat e veta dhe asnjë këmbë ushtari sovjetik, anglez apo amerikan nuk shkeli këtu për të na ndihmuar. E këtë ne ende nuk e kemi të pasqyruar në një objekt lavdiplotë. Përse? Bie fjala, në Toronto, Kanada, në gjatësinë e rrugës së asfaltuar drejt Niagarës, në cep të një sheshi, buzë një lumi, pranë një stoli ku çlodhen kalimtarët, është një pllakë përkujtimore për një kolonel që ka fituar një betejë në vitin 1821. Apo, le të themi, në Eshchenlohe të Bavarisë, Gjermani, një qendër e vogël e banuar, në mes të sheshit më të madh të saj është një lloj objekti cilindrik i mermertë i lartësuar në nderim të të rënëve gjermanë. Por kështu mund të numërojmë me qindra e mijra objekte pa mbarim, sepse kudo bota i nderon të rënët për liri, pavarësi e përparim. Vetëm tek ne, në Tiranën tonë të re e të bukur, nuk ndjehet kjo frymë vetmbrojtjeje e historisë plot gjak, djersë e sakrifica. Përse kjo shpërfillje për nderin e kombit? Madje edhe në Muzeun Historik Kombëtar është minimizuar duke e retushuar thuajse krejt epokën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe atë të socializmit,duke fshirë nga historia jonë pesë vitet më të përgjakura dhe pastaj 45 vitet më të suksesshme të ndërtimit të një shoqërie që -doni apo s’doni ju- i përket e ardhmja. Përse nuk e mbroni krenarinë tonë në Europën që i vini vërdallë kaq sa vite për të na pranuar në gjirin politik të saj dhe në Bashkimin Europian si institucion.

“Në mes të bulevardit kryesor vure Osman Kazazin dhe gruan austriake të Ahmet Zogut. Kjo duket qartë që ju jeni mbrojtës e idhtar i Ahmet Zogut. Ju i dini mirë emocionet, që ngjallin objektet artistike jo vetëm kur janë ‘thembra e Akilit’ në kujtesën shpirtërore të një populli, por edhe nga pozicioni që ato zënë në kohë e në hapësirë. Është koha që të reflektoni z.Kryeministër për dekoracionin historik të merituar të Tiranës, ku banon thuajse gjysma e popullsisë që ju qeverisni.”

Si është më mirë të bëhet?

Tirana jonë një milionëshe ka akoma këtë monument të veçuar, siç e shihni, një monument luftëtari. Kemi pasur edhe një sasi jo të vogël lapidarësh kushtuar të rënëve për liri e pavarësi, si dhe ngjarjeve të mëdha luftarake të popullit tonë që nga Shishtaveci deri në Konispol, por shumë syresh i prishën, i dëmtuan dhe i shkatërruan hordhitë berishjane dhe forca të errta të ringjallura ballisto-zogiste e neofashiste. Për këto probleme kanë shkruar  me tone të fuqishme shumë individë e organizata shoqërore atdhetare, por le të kujtojmë vetëm një, atë të prof.Bernard Zotaj, nëkryetar i Organizatës së Dëshmorëv të atdheut, zëri i të cilit  nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhët. Njëherazi shohim në kthesë të rrugës për në Kamzë, aty pranë një nënkalimi të viteve 2000,  është një lapidar i vogël me disa emra dëshmorësh vetëm të rrethit të Kukësit, që luftuan dhe ranë dëshmorë për çlirimin e Tiranës. Ju lumtë atyre që kanë bërë këtë lapidar modest! Por a është kjo rruga  më e mirë e pasqyrimit të të vërtetës gjigande historike për çlirimin e Tiranës? Shumë lehtë mund të ngrihen edhe disa aktivistë të 61 bashkive që ka Shqipëria dhe të ndërtojnë nëpër Tiranën bashkëkohore  lapidare të tilla, sepse ata që ranë  për çlirimin e Tiranës janë nga e tërë Shqipëria. Tre, p.sh.janë nga  komuna e Çepanit, Skrapar. Me shokët e mi edhe unë dua të ngre një lapidar, ashtu si na i do  xhani, këtu në mes të Tiranës, aty tek Pallati i Shallvares ku ranë ata!? Po pse kështu do të ecim drejt qytetërimit modern, me copa-copa historie, kur ajo, për Tiranën, gjëmon  fuqishëm, sepse e kanë mbrujtur gjaku i atyre 127 bijve të të gjithë trojeve të Shqipërisë? Duke pasur në taban traditën luftarake patriotike dhe historike? Jo, kurrsesi jo! Lypset që së pari qeveria dhe ju personalisht si kryetar tashmë me tre mandate e pastaj Bashkia, me një ide dhe tejpamje objektive, ta studiojë këtë problem, ta marrë në shqyrtim tërë propozimet e bëra dhe ta zgjidhë, në këtë vit që ne presim  80 vjetorin e  Çlirimit. Më mirë të kemi 36 pllaka përkujtimore ose lapidarë të ndryshëm të veckël me emra dëshmorësh nëpër lagje, skuta, kthesa, ndërtesa etj., po të kemi një objekt me përmasa të mëdha dinjitoze në një nga anët me më shumë pamje të Sheshit “Skënderbej”? Kuptohet që kjo e dyta e fisnikëron më shumë qytetin e Tiranës.  Z.Kryeministër, mjaft mendove dhe punove për eufori dhe egocentrizëm me objekte surealiste me kosto të lartë nëpër udhëkryqe, dyer dikasteresh dhe sheshesh të vogla! Shumë të bukura janë Stadiumi që ju, pa u konsultuar me kënd, ia kthyet emrin në ‘Air Albania’, godinat e bizneseve dhe qiellgrryeset në bërthamë të kryeqytetit, por është në turpin e rëndë për ju si qeveri që  bazoreliefit në faqen ballore të Muzeumit Kombëtar ia hoqët yllin e partizanit dhe librin e kuq në duar të një puntori. Ju doni të luftoni komunizmin-këtë e di edhe bufi i Alaskës- por nuk do t’u lejojmë që, nënë këtë ombrellë protoamerikane të luftoni dhe të tjetërsoni  kombin tonë, historinë tonë të vërtetë. Mjaft qëndruan të fshehur nëpër kthina e pas pallatesh figura të mëdha të kombit si Ismail Qemali! Është një ndër turpet më të mëdha të  qeverisë suaj qe e keni lënë sa një liliput në cep të një parku themeluesin e shtetit të parë shqiptar që e njeh tërë rruzulli tokësor! Po ashtu duhet gjetur vendi i Isa Buletinit dhe Hasan Prishtinës, Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, deri edhe Moikom Zeqos, Dritëro Agollit etj, etj. Populli ynë është renditur ndër ata që pësuan më shumë humbje nga Lufta e Dytë botërore. Ne, vetëm si Shqipëri, gjatë Luftës Antifashsite Nacional Çlirimtare regjistruam këto bilance përmbledhëse:70 mijë luftëtarë;288 Çeta partizane; 10 mijë ishin pionierë; 6 mijë ishin gra e vajza; 24 Brigada partizane; 8 divizione; 3 korparmata; 28 mijë dëshmorë; 130 Heronj të Popullit, prej tyre 24 gra vajza. Mijra invalidë dhe mbi 15 mijë veteranë. Shqipëria në atë kohë kishte popullsinë 800 mijë banorë. Si është e mundur që e lini në heshtje gjakun e tyre? E di që tani nuk duhet kujtuar me nostalgji ajo luftë, sepse ju po përballeni me luftën kundër hashashit dhe vjedhjes që përmasa galopante duke nisur nga ata pranë karrigës suaj, po përballeni ashpër me kërkesat e shoqërisë globale të konsumit, por trualli i gjakosur nuk lahet me asnjë lloj solucioni kimik apo juridik!? Ka vetëm të mira, në qoftë se aty ku, doni apo s’doni ju, është emri i një bulevardi “Dëshmorët e Kombit” të afishohen me dinjitet edhe këto pesë  të dhëna përmbledhëse në formë artistike dhe bashkëkohore, sepse i bëjnë jehonë të shkuarës sonë të lavdishme dhe pa të shkuar nuk ka të ardhme! Për pesëdhjetë vitet e socializmit ne patëm gjithë ato arritje në të gjithë fushat, përse e lini në harresë faktin që patëm edhe 110 heronj të punës socialiste, veprat e mendjes dhe dorës së tyre janë ende edhe sot? A nuk e meritojnë ata një monument sa më të bukur atdhetar dhe bashkëkohor shqiptar!? Është histori e jo tallava kjo që e theksoj, që duhet të pasyrohet domosdoshmërisht për brezat e ardhshëm! Nuk them dot gjë përse Qemal Stafën, simbolin e rinisë komuniste, luftëtar e ideolog e degdise në një cep fundor të kryeqytetit dhe në mes të bulevardit kryesor vure Osman Kazazin dhe gruan austriake të Ahmet Zogut. Kjo duket qartë që ju jeni mbrojtës e idhtar i Ahmet Zogut, por të domosdoshmin, Ismail Qemalin duhet ta vendosësh patjetër, aty ku thonë edhe specialistët si artisti i popullit Muntaz Dhrami, përballë Gjergj Kastriotit! Ju i dini mirë emocionet, që ngjallin objektet artistike jo vetëm kur janë ‘thembra e Akilit’ në kujtesën shpirtërore të një populli, por edhe nga pozicioni që ato zënë në kohë e në hapësirë. Është koha që të reflektoni z.Kryeministër për dekoracionin historik të merituar të Tiranës, ku banon thuajse gjysma e popullsisë që ju qeverisni.