Ilmi S.Qazimi: Shqiptarë janë miliona! Skënderbeu është vetëm një!

168
Sigal

Portretizimi i tij i gjithpushtetshëm, skalitur nga mjeshtra të mëdhenj të artit kombëtar shqiptar, nuk ka lejuar në asnjë rast deri më sot, viti 2024, që të dalin të tjerë individë, apo institucione në art, apo shumë më pak në politikë, në asnjë gjini të artit e letërsisë apo fantazime në paraqitjen  fizike të heroit. Kujtojmë se nga viti 1945 deri në 1990 shteti shqiptar kishte komisione specialistësh të miratuar që kontrollonin saktësinë historike dhe ecurinë faktike të punëve artistike, që lidheshin me emrat e mëdhenj të kombit.

E pamë që u dhurua dhe u vendos para pak javësh, në një fshat Arbëresh, në Itali, një shtatore e Heroit Kombëtar të Shqipërisë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ideuar si veprimtari atdhetare nga një shoqatë, të paktën kështu shkruhet në median shqiptare. Financuar, siç shkruhet, nga dashamirësit e shumtë nëpër trevat shqipfolëse, apo edhe kudo në botë, posaçërisht në Zvicër si edhe ga vetë arbëreshët. Shtatorja madhështore (mbi tre metra e lartë), e punuar me mjeshtëri artistike është vepër e skulptorit shqiptar Gëzim Muriqi. Ky, nga ana e tij, me çiltërsinë e artistit thotë: “kjo vepër ka qenë kërkesa e një kosovari, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian. “Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tone, i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falënderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë”. “Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falënderimi, e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve”. Kështu deklaron autori i veprës. E vështruar në këtë këndgjerësi, ky kompleks faktesh, është një reflektim tejet serioz dhe tregon më së lartmi vitalitetin dhe madhështinë e Skënderbeut, edhe pas gjashtëqind vjetësh të jetës e luftrave të tij tashmë legjendare. Tregon se ai ka qenë e mbetet simbol i bashkimit, krenarisë kombëtare dhe frymëzimit atdhetar të të gjithë shqiptarëve edhe për kohët që do të vijnë. Mbetet gjithaq edhe hero, që mbrojti portat e Europës nga hordhitë otomane të asaj kohe.

Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe te Arbëreshët në Itali

Vetë portreti, fytyra, krahët deri te gishtat, armët, mburoja, palët e pelerinës dhe detaje të tjera, japin madhështinë epike të një heroi që jetoi në Mesjetë pa qenë aspak nevoja për lëkurë ujku!? Prononcimi zyrtar qeveritar shqiptar për një sërë çështjesh, që lidhen me këtë shtatore do të ishte i domosdoshëm dhe përmbyllës. Mirëpo fatkeqësisht as qeveria shqiptare e Kosovës, nuk e kanë guximin të thonë atë që duhet thënë. Të thonë të vërtetën. Qeverisë së Tiranës i ka ikur gjendja nga duart, sepse vetë kryetari i saj nuk e ka mendjen te kombi dhe tek Shqipëria, por tek turizmi dhe megalomania.

Që të flasim sa më pak: në qoftë se Shqipëria, pas emrit të saj dhe ngjitur pazgjidhshmërisht me të, ka një pasuri që vetëm ndriçon ndër shekuj, është pikërisht emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit- Skënderbe. Është mit, është simbol, është tërë çka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vlerësimet për të janë nga më të fuqishmet, nga tërë bota e qytetëruar e tërë kohrave, vendeve dhe kahjeve të ecurive politiko-shoqërore plot kthesa e pengesa, ngjitje dhe ulje, ngritje e rënie, në këto gjashtë shekuj. Sa më shumë që individë e forca të errta, brenda vendit dhe jashtë tij, përpiqen ta godasin as që kanë mundur t’i afrohen hijes së tij, e jo më ta gërvishtin. E kështu ka për të vijuar po qe se shteti në të dy shtetet shqiptare mban qëndrim ligjor pa asnjë lëshim ndaj kujtdo që guxon të mendojë që të ngacmojë sado pak imazhin e krijuar për heroin e kombit të vet.

Për këto gjashtë shekuj tek tërë breznitë e gjalla e të vdekura është krjuar një imazh për portretin e heroit tonë të kombit. E kemi atë në kartmonedha. E kemi në disa forma të sklupturës: monument në bronx mbi kalë, shtatore, bust, në tre qytete shqiptare: Krujë, Tiranë, Prishtinë. Po ashtu e kemi në 18 qytetet e institucione të tjera shqiptare. Skënderbeun e vlerëson Europa me 13 statuja e buste, në Itali, nga një në Zvicër, në Belgjikë, në Angli, Hungari, Ukrainë dhe në Miçigam të Amerikës. Bustin e tij tashmë të ‘vulosur’ nga ligjet, vendimet e specialistëve të artit, koha dhe intuita e vetë popullit, e kemi në shitje si dhuratë e rrallë, për turistët dhe për veten tone.

Babai i skulpturës shqiptare Odhise Paskali me shokët e kolegët e tij veçanërisht mjeshtrat Janaq Paço e Andrea Mano, tashmë kanë krijuar një lloj konceptimi të mirëfiksuar se cili qe Skëndërbeu si trup, si fytyrë, si kalorës, si gjeneral trim e vizionar, si udhëheqës popullor, si diplomat i zoti, si shqiptar luftëtar i çdo epoke. Korifejtë e letërsisë shqipe si Marin Barleti, Naim Frashëri e Fan S.Noli-që të mos  përmendim emra të tjerë, të huaj e shqiptarë, se nuk i merr vendi e kanë përshkruar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun e pakrahasueshëm deri në detaje si njeri fizik dhe si portret shpirtëror.

Dhe portretizimi i tij i gjithpushtetshëm, skalitur nga këta mjeshtra të mëdhenj të artit kombëtar shqiptar, nuk ka lejuar në asnjë rast deri më sot, viti 2024, që të dalin të tjerë individë, apo institucione në art apo shumë më pak në politikë, në asnjë gjini të artit e letërsisë ideime, pasurime, apo fantazime në paraqitjen fizike të heroit. Kujtojmë se nga viti 1945 deri në 1990 shteti shqiptar kishte institucione të caktuara që merreshin me gjetjen, njohjen, ruajtjen, mbrojtjen, pasurimin dhe dokumentimin e vlerave kombëtare shqiptare e posaçërisht të figurave mëmadhore të kombit. Kishte komisione specialistësh të miratuar që kontrollonin saktësinë historike dhe ecurinë faktike të punëve artistike, që lidheshin me emrat e mëdhenj të kombit Dhe kështu u arrit që të kemi madhështor, krenar dhe hijërëndë në çdo epokë historike atë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu që shohim në sheshin qendror të Tiranës, që mban edhe emrin e tij. Këtu vihet pik.

Ne pasardhësve na mbetet t’i njohim këto të dhëna dhe t’i njohim sa më mirë, t’i përkujtojmë, t’i mbrojmë me çdo mënyrë dhe t’ua përcjellim brezave në pambarimësi. Kjo, sepse Skënderbeu është mit dhe pjesë e gjakut të çdo shqiptari. Kësisoj të flasësh keq për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun e merr përgjigjen në vend nga çdo shqiptar, nga më e lehta, rrahje, deri në asgjësim. E merr edhe nga shteti ndëshkimin ligjor, në rast se do të ruhet hierarkia e vlerave nga qeveritë që hypin e zbresin në kolltukun qeverisës. Dhe më tej: të shkruash në gjini të ndryshme të historisë e letërsisë është përgjegjësi e madhe. Të realizosh vepra arti në pikturë e skulpturë është akoma më shumë një aventurë, guxim dhe përgjegjësi historike individuale, shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që të flasim sa më pak: në qoftë se Shqipëria, pas emrit të saj ka një pasuri që vetëm ndriçon ndër shekuj, është pikërisht emri dhe vepra e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. Është mit, është simbol, është gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vlerësimet për të janë nga më të fuqishmet nga tërë bota dhe kahjeve të ecurive politiko-shoqërore. Sa më shumë që individë e forca të errta, brenda vendit dhe jashtë tij, përpiqen ta godasin as që kanë mundur t’i afrohen hijes së tij, e jo më ta gërvishtin. E kështu ka për të vijuar po qe se shteti mban qëndrim ligjor ndaj kujtdo që guxon të mendojë që të ngacmojë sado pak imazhin e krijuar për heroin e kombit të vet.

Por, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, ai, skulptori ynë Gëzim Muriqi, ia ka arritur qëllimit për ta dhënë një Skënderbe në masën më të lartë të mundshme të aftësive të tij profesionale, ideoartistike dhe fantazizte. Bashkohem me mendimet e disa lexues-shikuesve të veprës, se mbase do të qe më mirë që lëkura e ujkut-pavarësisht argumenteve që sillen tek-tuk, nuk shkon e nuk përkon, mbi supet e heroit tonë kombëtar. Më shumë prish punë se sa sjell risi. Vetë portreti, fytyra, krahët deri te gishtat, armët, mburoja, palët e pelerinës dhe detaje të tjera, japin madhështinë epike të një heroi që jetoi në Mesjetë pa qenë aspak nevoja për lëkurë ujku!? Sa për ngjashmërinë e disa tipareve të skulpturës së Gëzim Muriqit, me fytyrën e qytetarit shqiptar, me emrin Edi Rama, aktualisht në kolltukun e kryeministrit, më duhet të prononcohem sinqerisht: atë portret që është shpërndarë dhe kam parë në internet, vetëm kokë, vetëm fytyrë, ka ngjashmëri. Po, ka ngjashmëri. Por kjo nuk përbën krim nga skulptori përderisa, siç thuhet në media, “disa autorë perversë, bazuar në programe të ndryshme të teknologjisë informatike, sajuan një montazh, që i mvesh figurës së skulpturës të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut tipare të fytyrës së Edi Ramës.” Prononcimi zyrtar qeveritar shqiptar për një sërë çështjesh, që lidhen me këtë shtatore do të ishte i domosdoshëm dhe përmbyllës. Mirëpo fatkeqësisht as qeveria shqiptare e Kosovës, as madje më pak qeveria shqiptare e Shqipërisë nuk e kanë guximin të thonë atë që duhet thënë. Të thonë të vërtetën. Qeverisë së Tiranës i ka ikur gjendja nga duart, sepse vetë kryetari i saj nuk e ka mendjen te kombi dhe tek Shqipëria, por tek turizmi dhe megalomania. Qeveria e Kosovës, (të cilën, si shqiptar e përkrah plotësisht kur vjen puna për ruajtjen e ligjshmërisë dhe kombësisë në pozita sa më të barabarta me shtetet e tjera), ka halle më të mëdha.

Këto ditë janë shkruar jo pak artikuj, janë bërë disa lloj komentesh dhe janë sjellë (mund të thuhet edhe ‘vjellë’) lloj-soj aludimesh për anën më të keqe të mundëshme të kësaj vepre të skulptorit Gëzim Muriqi. Është një shtatore që e bashkëshoqëroi dhe përuroi në Itali kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Elisa Spiropali e veshur aq bukur me kostum kombëtar. Së bashku, domosdo, edhe me organet e pushtetit vendor të atjeshëm, të cilët si gjithnjë janë në krye të ngazëllimit të organizimeve të tilla kombëtare, nga ku ne, të këtushmit, nga portieri e shoferi deri të kryetari i bashkisë e i qeverisë duhet të marrim shëmbull. Doemos, edhe në realizimin dhe ekspozimin e këtij busti, që i kushtohet Skënderbeut, e para që fut hundët dhe duart, kthetrat dhe putrat, si kudo e kurdoherë, është politika dhe disa monstra politikanësh tashmë të degjeneruar. Turp për ta! Mirëpo atje ku dalin fjalë nuk është fare pa gjë!