Ilir Allkaj: E gëzofsh mandatin doktoreshë!

626
Në vitet 80 arrita ta kuptoja se përse fëmijët e komunistëve visheshin më mirë, ushqeheshin më mirë, jetonin në shtëpi më të rehatshme, kishin frigoriferë, lavatrice e televizore me ngjyra.
I rebeluar nga padrejtësitë e sistemit monist, unë kam ngritur fort zërin për liri në protestat e dhjetorit 1990 , dhe pata shumë shpresë se mes shqiptarësh do të ketë barazi, liri e solidaritet .
Kalova 28 vite punë si mjek, në zona të ndryshme të Shqipërisë, punova plot mungesa, shërbeva me çfarë mundesha, ëndërrova gjithmonë të punoja e jetoja si kolegët e mij në botën e qytetëruar.
Realisht, gjithmonë besova se të paktën nuk do të denigrohesha, linçohesha e do vuaja për kafshatën e bukës, pasi isha mjek, e sido që të shkonte puna çdo rregjim do të më lejonte të punoja .
Edhe Hitleri edhe Musolini i mbanin në punë mjekët. Madje edhe Enveri i degdiste në zona të thella mjekët që ishin kritikë ndaj rregjimit, por nuk e linte pa punë një mjek.
Në fillim të pandemisë, e cila rezultoi më e madhja e shekullit të 21-të, unë kërkova nga qeveria më shumë siguri për shëndetin tim dhe të pacientëve, por kjo rezultoi fatale.
Zeusi Ramë, nuk mund të lejonte përmirësime, në sistemin e tij perfekt 3D !
Po ashtu as vemjet rreth tij !
Falë papërgjegjshmërisë së qeverisë së Zeusit Ramë, Shqipëria ka numrin më të lartë në botë për fatalitete ndër mjekë.
Sot kjo zonjë gjendet e përkëdhelura e Zeusit Ramë, vetëm sepse ka aprovuar fort çdo çmenduri të tij, ndërsa unë jam në rrugë, i papunë e pa përkrhaje megjithëse Shqipëria ka nevojë për mjekë më shumë se kurrë ndonjëherë .
Kjo zonjë nuk ka asnjë hall ekonomik, ndërsa mua më duhet të marr borxhe që banka mos më marrë shtëpinë e të përballoj jetën në kufijtë e egzistencës.
Kjo zonjë është e përfolur për zhvatje të familjarëve e sëmurëve, por do të bëhet deputete e do marrë vendime për jetët tona, për vendin tonë, ndërsa unë do të mbetem rrugëve, megjithëse nuk kam asnjë akuzë për zhvatje, mjekim të pakujdesshëm, apo thyerje disipline në punë e jashtë saj .
Urime doktoreshë, e gëzofsh deputetllëkun, i gëzofsh paratë, e gëzofsh jetën !
Ti ke mësuar që të ecësh në karrierë , famë e pasuri , unë kam mësuar të jem i lirë, megjithëse do të vuaj !
Sigal