Me rastin e 102 vjetorit të vdekjes
Në arsenalin e begatë të këngëve që populli i thjeshtë u ka thurur heronjve të dalë nga gjiri i tij, është edhe ajo që këndohet në disa krahina të vendit tonë, kushtuar Heroit të Popullit Avni Rustemi. Ja disa vargje të saj: “ Mos kujto se u harrove, lule o Avni Rustemi/ në histori seç u shkrove,/ në Paris vajte qëndrove,/Esat Pashën ç’e qëllove,/ në ballë ia numurove,/ turçelleshën ia martove,/…” Këto vite të sistemit kapitalist në Shqipëri, edhe këtij biri të popullit shqiptar ia kanë” bërë një kurth” për ta “qitur në harresë!” Konkretisht ka rreth një vit që sheshi me emrin e tij, ku qe vendosur busti i tij i rrethuar me lule e gjelbërim, është i mbyllur me teneqe të larta, dhe brenda atij rrethimi llamarinash punohet, gërmohet, zhurmohet,por nuk dihet se çfarë bëhet! Nuk dihet se ku vajti busti i Heroit…

Le të kujtojmë pak nga historia
O shqiptarë të vjetër në moshë! Kujtoheni pakëz djaloshin29 vjeçar, Avni Rustemi! Ai burrë me shqiptarizëm në gji kreu një akt qënga të gjithë atdhetarët e vërtetë u quajt vetëm’më e rralla trimëri’: më13 qershor 1920 vrau në mes të Parisit tradhtarin shqiptar Esat Pashë Toptani! Është shkruar për Avniun,shqiptarin e pashëm e trim, gjithkund. U bënë edhe filma,poezi e këngë,teatër e libra deri edhe bust në një shesh të Tiranës si kryeqytet. Shkroi, jo vetëm Shqipëria,por edhe bota përparimtare. Se tradhtinë e dënon çdo popull, çdo njeri, madje edhe çdo kriminel mes kriminelësh!
O shqiptarë e shqiptarka të rinj e të reja në moshë! Kini mirësi, durim, atdhetari e pak kuriozitet sa të lexoni ato që janë shkruar në fjalore, enciklopedira, libra historie e filma shqiptarie se kush ishte paraardhësi juaj Avni Rustemi!Lindi (për të mos vdekur më) në një familje atdhetare në Libohovë më 1895.U arsimua në vendlindje dhe nëpër Europë.Unversitetin e kreu në Romë.Ishte intelektual i mirëfilltë, organizator, revolucionar, me ide të qarta në mendje e në zemër,për jetën shoqërore dhe për begatinë reale të atdheut tonë.Dikur ai pati thënë:”Pa pavarësi ekonomike, nuk mund të ketë pavarësi politike”.Akti heroik i Avni Rustemit në kryeqytetin francez,Paris, nuk ishte atentat i thjeshtë apo akt anarkist e ca më pak veprim terrorist.Joo!Plumbat e revoles së Avniut që shtrinë përdhe trupin e tradhtarit ishin sinjal për revolucion.Ishin kushtrim përt’u ngritur kundër regjimit feudal në Shqipëri.Fill pas katër vitesh u krye revolucioni demokratiko-borgjez që solli në krye të vendit Fan S.Nolin. Por tradhtia e bëri përsëri tësajën. Ahmet Zogu, kurdisi dhe organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 20 prill 1924dy muaj para se të triumfonte-për aq pak sa jetoi ai triumf- revolucioni demokratik. Lexoni nëpër informacionet e çdo lloj blogu apo statusi të mirëfilltëobjektiv në internet,nëpër celularëttuaj të çdo marke e kohe,mbushur me oqeane informacionesh duke klikuar ‘Avni Rustemi’. Do të gjeni se ai nuk vdiq, por e vrau tradhtia, ndaj Ai mbeti në kalldrëmet dhe bulevardet e historisë si vrasës i tradhtisë.
Për këto arsye, Shqipëria dhe tërë populli afër katërmilionësh shqiptar i atyre viteve të socializmit, atë e quajti Hero i Popullit! Se ashtu ishte! E quajti bir të vetin!Sepse ishte bij mbi bijtë biologjikë të kësaj toke! Po mjaft me fjali,që edhe pse dalin nga shpirti, ndokush mund t’i quajëdisi patetike! Se kush qe Avniu e thamë.Bustin e Avni Rustemit, ku çdo vit vendosnim buqeta me lule,- e kanë hequr nga vendi!? Po ku është? Po pse e hoqën?Kush e hoqi?
Se kush qe Ahmet Zogumjaftojnë pak fjali
Ahmet Xhemal Zogu,( 1895-1961)me origjinë nga familje feudale matjane,pa ndonjë shkollim të njohur apo të posaçëm të lartë, i vetvendosur e vetquajtur, më pas i miratuar si nëpër filma horror,( me pistoletë te koka) si mbret i Shqipërisë. Një individ qëpër afër dy dekada, u mundua të bëjë shtet shqiptar monarkik,të bënte ndërtime e reforma,por ama nuk mundi të bëjë prokopi për arsye të shumta, ku kryesorja ishte se qe antishqiptar dhe shërbetor i të huajve.Ishte po ai ‘mbret i shqiptarëve’ që organizoi vrasjen e Luigj Gurakuqit,Bajram Currit,Riza Cerovës etj,(madje dekoroi edhe personat vrasës!)- tri figura shqiptare këto, që tashmë janë atje lart në panteonin e lavdisë kombëtare!Domosdo Ahmet Zogu ishte ipërkrahur e financuar nga kanceleritë europiane dhe i mbrojtur rëndshëm nga tre shtetet fqinjë. Kur fashizmi italian pushtoi Shqipërinë më 7 prill 1939,- që mos ardhtë më kurrë!- ai soj mbreti, frikacak,tradhtar i kombit, vodhi floririn e bankës kombëtare, iku fshehurazi me familjen e tij, ia la vendin fashizmit.Ky ishte mbreti ynë!Pinjollët e tij erdhën prapë këtu, pas vitit 1990 e donin (apo edhe morën) pushtet!??
Dhe hipokrizia e politikës,apo politika zezomë e viteve 1990 gjer më sot, 2026, e ndotur rëndë me tradhti,(si ndotja e shtatë në librin e gjeografisë së klasës së shtatë që nuk shkruhet, por nënkuptohet) hesht! Ose më saktë punon me kujdes dhe vëmendje. Ajo, pra politika dhe administrata e Edi Ramës, heq bustin e Avniut, e largon atë nga sytë e publikut,pasi ka ngritur afro gjashtë metra të lartë shtatoren e Ahmet Zogut( dhe gruas së vet austriake një bust,diku aty,hajde gjeje pse?!)!?Madje edhe një bulevardi i ka vendosur emrin e Xhelatit A.Zogu!?
Politika e qeverisë, adminstrata bashkiake dhe …financimi
Bashkia jonë e sotme e Tiranës kryetarin, ‘ligjërisht’ e ka në punë e faktikisht e ka në burg, për arsye që përsëri i di vetëm politikakontraverse e qeverisjes ligjore.Këto janë paradokse shqiptare. Personi që e ka zëvendësuar në ushtrim detyre, znj.Anuela Ristani vijon punën për realizimin e planit të miratuar(?!) për “rikualifikimin e ish-Sheshit ‘Avni Rustemi’ në interes të urbanizimit modern të Tiranës!?Kryetarja në detyrë nuk besoj se ka ndonjë lloj përgjegjësie për atë që ka pasë diskutuar e ‘miratuar’ Bashkia e Tiranës në vitin 2012! Atëkohë kryetarllëkun ishte duke e lënë spatari Edi Rama dhe e kish marrë i paafti, i pagjurmi e zullummadhi Lulëzim Basha.Thuhet nga ajo ‘qerrata inteligjencie artificiale’ e implementuar për të shkatërruar historinëdhe ekonominë e Shqipërisë, se qysh në vitin 2012, para se të ikte Rama nga karrigia e vogël për të katapultuar tek më e sipërmja, pati debate për ta hequr bustin e heroit Avni Rustemi.Po ashtu edhe emrin e sheshit,por vendimi nuk u mor se kishte kundërshtime si publike,ashtu edhe nga këshilli bashkiak.Madje iu propozua emri”Sheshi Çamëria” në vend të ‘Avni Rustemi’. Po nuk mori miratim.Dhe u la, siç lihen gjërat tek ne “korr e mos lidh”, për t’u parë në një kohë të dytë!?Aktualisht sheshi është prishur, demek, për t’u bërë diçka më e mirë!Por jo shesh! Do bëhet“rikualifikim territori plus parkim nëntokësor me dy kate me 210 vende, me fasada të zbukuruara (lexo: ngjyrosura tip arixhiçe) si dhe hapësira publike e pedonale me stil europan”!Vini veshin mirë: me stil europian!?Pra,shton inteligjencia artificiale,kjo zëdhënëse e politikës:“është një problem urbanistik e jo politik prishja e sheshit ‘Avni Rustemi’ dhe largimi i bustit të tij prej aty!?”Po kush i ha këto? Financimet i bëkërka “Bashkia e Tiranës me buxhetin e saj” ?!Aferim Bashkisë!Po ashtu edhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit, financon në” këtë rikualifikim territori” në një copë toke në mes të Tiranës. Këtu më rri, o mik!
Përpjekje për zhdukje të gjurmëve komuniste apo të historisë së Shqipërisë?
Ecuria shkatërruese disa vjeçare e gjurmëve të komunizmit në Shqipëri, sipas skenarit tashmë të njohur, që po zbatohet nga më të zellshmit tanë, Sali Berisha e Edi Rama, nuk ka lënë jashtë as bustin e Avni Rustemit, paçka se ai është Hero i Popullit! Nga disa prej ‘demokratëve’ të flaktë të sotëm që janë realisht pinjollë të Esatit dhe të Ahmetit bëhet luftë që të rehabilitohet Esat, të ngrihet edhe më lart Ahmeti, e të groposet Avniu!Nga këta lloj-soj tradhtarësh është anatemuar dhënia e këtij titulli prej sistemit të ‘diktaturës’.Është e njëjta skemë, stilizuar nga Edi Rama, si ajo që u realizua me bustin dhe emrin e Heroit të Popullit , antifashistin e njohur mbareuropian Qemal Stafës për Stadiumin Kombëtar;e njëjta gjë me bustin dhe emrin e Ismail Qemalit që e ka lënë si liliput në një kthinë të një parku; me heqjen e librit të kuq të historisë dhe të yllit të kuq me pesë cepa nga flamuri kombëtar i basoreliefit të madh në ballinë të Pallatit ku ka qenë Muzeu Historik Kombëtar; muze, i cili ka tre vjet pa zë dhe që nuk dihet a do të jetë më i tillë apo do transformohet për piktura qensh e fustane me motive europiane! Këto janë “Punët e Shqipërisë” që po realizon qeveria e Edi Ramës! E thënë troç e pastër: janë të njëjta vepra tradhtie me ato të Ahmet Zogut, por në kushte të reja zhvillimi dhe tjetërsimi.
Historinë e Shqipërisë na duhet që ta mbrojmë me çdo kusht. Tani është koha më shumë se kurrë që të këndohet me zë të lartë kënga:”Mos kujto se u harrove, lule o Avni Rustemi!“Busti i ‘Heroit të Popullit’ Avni Rustemi duhet vendosur aty ku ka qenë dhe mjedisi i atyshëm duhet të mbajë emrin e tij të pandryshuar,pavarësisht rregullimeve të nevojshme urbanistike, që i dikton koha, duke prishur të vjetrën e duke ndërtuar të renë. T’ua çjerrim maskën këtyre veprimeve antikombëtare dhe personave që i ideojnë, financojnë e organizojnë ato, në dëm të rëndë të historisë së lavdishme të popullit tonë.




















