Fatmir Ajasllari gati një jetë të tërë këndoi kudo në Shqipëri . Kënga është pasioni i tij. Ti pi një kafe me Fatmirin dhe muhabeti shkon menjëherë tek kënga, herë herë ja mer dhe këngës lehtë e lehtë pa i begenisur qoftë edhe rregullat. Kënga është bërë pjesë e shpirtit të tij. Teksa flet për këngën ai nuk harron të përmënd dhe këngëtarët skraparas si : Sulo Pipero, Sefedin Çela, Xheladin Cërri, Xhevair Bora, Pëllumb Gjata, Nesim Mëno, Ruhijen dhe Fatmirën e shumë e shumë të tjerë që i ka ngjizur kënga. Fjala shkon dhe për Grevën, vëndlindjen e tij dhe për Tomorricën, aty ku ai nisi të këndonte mes korijeve, dhe atyre vëndeve të bukura që i jepnin zë dhe kënaqësi këngës.

Ai thotë se ka rëndësi ku e nis këngën dhe aq më tepër kur kënga fillon tu ngjajë tingujve dhe melodisë të të parëve tanë. Fatmiri është këngëtar virtuoz, zëri i tij kap maja, zë rezonant, melodioz dhe me ato “Oitë” e zgjatura që të rrënqethin, ndonjëherë dhe imitim i këngëtarit të madh që e ka nga krahina e tij Demir Zyko. Fatmiri u bë dhe nismëtar për formimin e grupit polifonik “Demir Zyko” në vitin 2002 në kuadrin e Shoqatës “Tomorri”. Shpesh Fatmiri ka kënduar këngë për Demir Zykon. Ai këngën e Skraparit e do shqeto larg tingujve muzikorë dhe përpunimeve. Kënga e Demirit dhe e këngëtarëve të hershëm do kënduar bio pa asnjë ndryshim, sepse kështu promovojmë polifoninë tek brezat e ardhshëm. Për 15 vite rresht ky grup polifonik ruajti traditën e këngës popullore të grave dhe burrave në trevën e Tomorrit gjë që shoqërojë Shoqatën Tomorri në çdo aktivitet dhe event. Fatmiri tani është në një moshë afër të 80 {që ai nuk e pranon), por ende zëri i tij nuk ka ndryshuar as në djalërinë e tij dhe as sot.

Në arkivin e tij personal ai ruan emrat e këngëtarëve në vite që këndoj me ta dhe ndjeu kënaqësinë e këngës si: Dituri Hysi, Fatmira Kano, Vojsava Zyko, Zerdeli Qafoku, Brikena Ajasllari, Zegjine Ismaili, Teuta Dyrmishi, Afërdita Bregu, Mbaresa Osmënllari, Fiqrete Doko, Edlira Kodra, Albina Shima, Edlira Shima, që mernin pjesë në grupin polifonik të grave, ndërsa në grupin polifonik të burrave mernin pjesë: Fatmir Ajasllari, Pëllum Gjata, Bashkim Çela, Tefik Spahiu, Fatos Alimadhi, Behar Spahiu, Ramadan Kllogjeri, Arben Tërpollari, Xhelal Ismaili, Nesim Mëno, Fari Zotollari, Xheladin Cërri, Sulo Pipero, Sefedin Çela, Bilbil Ibro, Dritan Spahiu, Xhevahir Bora, Sali Ferrollari, Blerim Çipi, Kastriot Vokopola dhe vazhdojnë emrat deri tek të talentuarit e kohes se sotme që janë shumë të rinj. Dhjetra dhe dhjetra aktivitete thotë Fatmiri kemi dhënë koncerte si në Tiranë, Durrës, Korçë, në Kulmak, Ballsh, Skrapar dhe Sarandë duke ndjekur shumë festime të shoqatës. Disa herë ka konkuruar me grupet e tjera artistike dhe ka fituar çmime.

Në vitin 2010 në Kosovë, grupi mori pjesë në një konferencë mbarëshqiptare për figurat e shquara të popullit shqiptar, ku grupi që drejtohej nga Fatmiri përshëndeti konferencën me një koncert me këngë dhe valle. Në vitin 2012 grupi polifonik në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë në Vlorë dha një koncert ku këndoj dhe Fatmiri, që mori duartrokitje të shumta nga publiku. Fatmiri në këtë rrugë të këngës nuk është dalluar vetëm si këngëtar me zërin e bukur, por edhe si autor tekstesh. Herë pas here vlerësimet janë bërë dhe nga ekspertë të UNESKO. Këto arritje thotë Fatmiri janë në saje të kontributit dhe talentit të këtyre këngëtarëve. Disa thonë se kënga duhet të shoqërohet edhe me daulle dhe gërnet , por unë nuk jam dakort për arsye se ne kemi një thesar të trashëgimnisë kulturore që nuk duhet ta humbasim.Tomorricarët dhe Skrapari janë ustallarë të këngës polifonike që dinë ta ruajnë të pastër këngën. Është një këngë siç thotë Kompozitori Tish Daija, që ashtu në varjantin e Demirit mund ta këndojnë vetëm burrat e asaj zone. Eshtë një oshëtimë që lidhet me lartësitë, me jehonën, me ujin, me gjithçka që të dhuron kjo zonë, prandaj duhet ruajtur ashtu siç është.





















