Ilir Vata/ Dualiteti i babëzisë- Mediu-Duka, do ta bëjmë Durrësin Gërrdec!?

989
Babëzia e pushtetit nuk ka të sosur, dyshja Mediu-Duka janë më të babëziturit në politikën e ashtuquajtur të djathtë, që përfaqësohet formalisht nga Basha, ndërsa nën rrogoz drejton dyshja e famshme e së Djathtës, që menaxhon çdo aset dhe indicie politike, nëpërmjet teorisë së kapjes!
Në të vërtetë, Partia Demokratike, edhe në ditët më të këqija të saj, siç ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare, u dha llojit të Mediut dhe Dukës vende në parlament, pasi janë një parti parazite që kanë mbijetura, duke u përshtatur brenda së ashtëquajtrës politikë e djathtë.
Por raportet kanë ndryshuar, pasi binomi i famshëm, Mediu-Duka duan të kontrollojnë gjithçka, falë pushtetit të Mediut, si Ministër Mbrojtjeje, ku posedonte gjithçka, asetin ushtarake, fishekë, gëzhoja, tyta zjarri, planshete tankesh e topash dhe askush nuk e hetoi realishtë për armët që shiti në mbarë tregun botëror, ligjërisht apo në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, kjo nuk e bëri të njohur Mediun, por ishte një ngjarje, që e bëri atë të mbahet mend për jetë në Shqipëri, pasi shënoi 26 të vrarë dhe një zonë në periferi të Tiranës të lemeritur sa dhe sot nuk gjejnë paqe.
Por, sipas Mediut, në tavolina me gjelat e Dukës, thotë se politika kështu e ka të bënë të njohur për mirë, ose për keq dhe kjo e fundit, jo vetëm e futi Mediun në vipat e së keqes, por e bëri njeriun më dominat në PD, sa sot, jo vetëm ka oreksin për të shitur Dukën si të djathtë, por për të marrë më shumë se 13 bashki në të gjithë vendin, sepse më herët, me aferat e tij të fishekëve dhe tytave të zjarrit, futi në thes njerëzit më të pushtetshëm të PD-së.
Tani Mediu, ka si asin e tij Dukën, që kërkonë të marrë vijnë bregdetare të qytetit të Durrësit për të ndërtuar në pronat e tyre të paligjshme, që Mediu i ka fituar, duke shitur interesat e pronarëve të ligjshëm për 25 vite rresht dhe pronarët e shkretë, që pas Gërrdecit, e panë se kush ishte e çfarë donte, por tani ka byrazerin pa gjak, që do t’i marrë Durrësin në emër të Djathtës, me të vetmin argument presioni se do të flas, ose më leni zonë të lirë hamëllat e Durrësit për byrazerin tim Dukën, ose!?.
Mirë, Mediu që dihet që është rritur në politikë, duke u përshtatur dhe shitur interesin e atyre që mbron, por Dukës çfarë i mungon, ku si familje ka zaptuar Shqipërinë, pasi njëri nga vëllezërit kap gjithçka luhet në ajrë me top, pinpong, fonde e investime dhe pa Dukën harroje sportin, kurse kandidati i Mediut është zot i gjithçkaje në Shqipëri: pula, zogj, gjela deti, supermarkete, fiq dhe gjithçka është e Dukës. Madje dhe miell për bukë dhe miell për hamej, që dikur e merrte nga Turqia, Egjipti, madje dhe nga Afganistani, studio televizive, radio e aheng, të gjitha Duka i ka.
A nuk ka demokrat Durrësi, që u përbaltën për 25 vjet dhe nuk morën asgjë, por gjithçka kontribuan u kthye në të mira për Duken e llojin e Mediut!?
Pse nuk hapet çështja e Gërdecit, kur nënat vajtojnë sot dhe Mediu krekoset, madje del dhe kërkon llokmat e demokratëve të sakrificës së pronarëve dhe madje dhe të përndjekurve politikë, që kanë jo pak kontribut në politikën e ashtuquajtur të Djathtë.
Pse autoriteti i konkurencës nuk verifikon dhe hetojnë monopolistët e tregut të vezëve, gjelave dhe miellit, pasi ka një padron në Shqipëri dhe madje për ata që ngrejnë zërin, cubi i gjelave kërcënon me harbutët e Manzës, Shjakut dhe horrat e Tiranës. 
Demokratët janë gjallë të varfër, të poshtruar nga politika, nuk kanë zogj, as pula, vezë, apo miell, por kanë shpirtin e tyre, që kurrë nuk do të votojnë, madje do të votojnë të të marrin të gjitha ato që i ke bërë, në mënyrë të paligjshme.
Ligji duhet të jetë zot i shqiptarëve, zot i një vendi demokratik dhe shtetit të së drejtës, për të cilën pretendojmë se jemi dhe dallaverja e binomit, Mediu-Duka, që kërkojnë të blejnë dhe Partinë Demokratike të Djathtë në Shqipëri duhet të marrë fund, në mos nga shteti i së drejtës, nga qytetarët Durrsak, duke i votuar kundra.
Sigal