Nishani i përgjigjet Bashës: Hapi i parë, çlirimi i opozitës nga pengmarrja

199
Sigal

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha deklaron se: “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.

Po, kjo është nevojë e domosdoshme, por kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të rregjimit monokratik të Edi Ramës.

Kthimi i lirisë, të drejtës, votës, integritetit, dinjitetit tek Partia Demokratike si i vetmi mekanizëm kundërvënie ndaj rregjimit aktual, është shpresa për rikthimin e të gjithë vendit nesër, në shinat e demokracisë dhe të vërtetës përtej bunkerit ku skuthat antishqiptar janë strukur në aleancë me njëri tjetrin.

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë!