Hysni Gurra: Ja varrmihësit e reformës në drejtësi!

235
Sigal

Analizë nga Hysni Gurra: Sot, te shqiptarët vendin e entuziazmit për Reformën në Drejtësi e ka zënë zhgënjimi i thellë. “Ndërkombëtarët” këtu mbahen me gajret dhe i bien daulles së suksesit, por jo për veshët e shqiptarëve, por për veshët e tyre. Skandali i ekspertëve që gatuan vetëm për vete, qëndron në faktin se e kanë bërë ligjin në mënyrë të tillë që ata vetë nuk duhet të kalojnë në Veting, ndërkohë që ne kërkojmë të vetojmë policin rrugor, por jo kreun e Gjykatës së Lartë  dhe anëtarët e KPK dhe KPA.


Skandali qëndron në faktin se disa eskpertë kanë bërë ligjin në mënyrë të tillë që ata vetë nuk duhet të vetohen (Veting). Sokol Sadushi- është kryetar i Gjykatës së Lartë, por i pa vetuar dhe nuk do të vetohet sepse “nuk vjen nga gjyqësori”. Sot kërkojmë të vetojmë policin rrugor, por jo kreun e Gjykatës së Lartë.

Ekspertët që gatuan vetëm për vete! Për foton që është më poshtë mund të bëhen romane, madje siç thotë dhe zonja e nderuar Spiropali, jashtë mund të bëhen edhe filma. Ka disa gjëra që i bëjnë bashkë personazhet e mësipërm. Nuk po merremi me “biografinë” dhe të themi se janë të majtë me rrënjë e me degë, nuk po bëjmë akuza politike dhe të themi se janë të gjithë militantë të PS-së, nuk po tregohemi ziliqar dhe të themi se karrierën profesionale ia dedikojnë PS-së. Sot po ndalemi vetëm te një pikë: profesionalizmi i tyre i shquar, ose siç quhet në gjuhën e ditës: ekspertiza. Të gjithë personat kanë qenë ekspertë të nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi. Po, po, ekspertë të nivelit të epërm. Deputët e Partisë Demokratike, atëherë e pacopëtuar, nuhatën se këta mjeshtra po gatuanin gjellën vetëm për vete dhe kërkuan që edhe në respekt të konfliktit të interesit ekspertët të mos viheshin në drejtim të institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo gjë u tha publikisht, u kuptua publikisht, por nuk u materializua me firmë. Këtë foto na e kujton sot një postim i Institutit të Studimeve Politike, duke vënë theksin te konflikti i interesit. Por sot, mjerisht, është vonë, shumë vonë. Sot, te shqiptarët vendin e entuziazmit për Reformën në Drejtësi e ka zënë zhgënjimi i thellë. “Ndërkombëtarët” këtu mbahen me gajret dhe i bien daulles së suksesit, por jo për veshët e shqiptarëve, por për veshët e tyre. Një nga problemet më të mëdha të vërejtura dhe të pranuara edhe nga ndërkombëtarët është mungesa e “burimeve njerëzore”.  Pra, nuk paskemi juristë? Vërtet nuk kemi? Kemi edhe mjaft të mirë. Kemi juristë vendas të shquar. Por kemi edhe qindra e qindra juristë të diplomuar në universitetet më të mira të Perëndimit, ndaç në Europë, ndaç në Amerikë. Por, megjithë zbrazëtirën e madhe që ka lënë Vettingu- nuk ka vend për juristët e talentuar shqiptarë. Arsyeja janë njerëzit që shikoni në foto. Ata kanë hartuar kriteret për vendet e reja. Dhe mesa duket këto kritere i plotësojnë vetëm hartuesit e tyre. Skandali qëndron në faktin se disa eskpertë kanë bërë ligjin në mënyrë të tillë që ata vetë nuk duhet të vetohen. Sokol Sadushi- është kryetar i Gjykatës së Lartë, por i pa vetuar dhe nuk do të vetohet, sepse “nuk vjen nga gjyqësori”. Sot kërkojmë të vetojmë policin rrugor, por jo kreun e Gjykatës së Lartë. Gent Ibrahimi që kërkon të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, pasi drejtoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nuk do të vetohet. Por edhe i vetuari Dvorani, kaloi Vetingun pasi u konstatua se “lëviznin” vetëm 100 milionë lekë, ndërkohë që prokurorë dhe gjyqtarë i kanë thënë lamtumirë zanatit pse “nuk kanë ecur në vija të bardha”. Sot mund të japim një përgjigje më të qartë se pse prej vitesh Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuse kanë vende bosh – sepse kriteret janë bërë vetëm për shokët e mësipërm. Sot dhe nesër askush nuk do të mbajë përgjegjësi për gjymtimin e gjykatës së Apelit dhe të Faktit. Përgjigja është gati: “nuk kemi burime njerëzore”. Nuk plotësojnë kriteret!. Ta gëzojmë reformën në Drejtësi! Dhe përfund një lutje për donatorët bujarë. Pse nuk e dëgjojnë më me dashamirësi sugjerimin brilant të Elisa Spiropalit, dhe të kalojnë ca fonde për NETFLIX dhe të bëjnë një serial me të mbijetuarit e Vettingut: Sadushi, Dvorani, Ibrahimi e co.

Sot, te shqiptarët vendin e entuziazmit për Reformën në Drejtësi e ka zënë zhgënjimi i thellë. “Ndërkombëtarët” këtu mbahen me gajret dhe i bien daulles së suksesit, por jo për veshët e shqiptarëve, por për veshët e tyre.

Nuk duhet të kushtojë shumë se skenari është i gatshëm:

-Seria e parë: Ekspertët.

-Seria e dytë: Instituticionet e reja. -Seria e tretë: OMN.

-Seria 4. Vettingu.

-Seria 5. SPAK.

-Seria 6. Gjasme ndëshkimi.

-Seria 7. Ekpertët- kapin majën.

-Seria 8. Ndërkombëtarët.

-Seria 9. PS: Ta lemë drejtësinë të punojë.

Sezoni i parë është pak i vështirë. Sezonet e tjera realizohen edhe më me pak fonde.