Engjëll MUSAI/ SHBA, oligarkët dhe paratë e pista të politikanëve

627
Sigal

*Drejtor i gazetës ‘Telegraf’

Politika e majtë shqiptare përballoi me shumë pjekuri një nga ngjarjet më të rënda të këtyre viteve, pjesë e skenarëve ogurzeza të fabrikuar nga bota e krimit, por e luajtur me mjaft amatorizëm nga aktorë të së njëjtës fabrikë. Bëhet fjalë për akuzat e një ish deputeti të së majtës por që u përjashtua ditën e hënë nga grupi parlamentarë socialist. Edi Rama dhe Ilir Meta ishin përpara provës së madhe të përballjes me botën e trazuar të krimit e cila kërkonte me çdo kusht të krijonte pasiguri dhe destabilitet në vend. Flitet se kjo situatë është tentuar të krijohet edhe në disa vende të Ballkanit dhe Europës Lindore dhe orkestruesit e sajë janë pikërisht ata që sot kanë destabilizuar Ukrainën dhenëpërmjet këtyre veprimeve kërkojnë të tërheqin vëmendjen e botës duke çoroditur vendet me demokraci të brisht nëpërmjet pasigurisë, terrorit dhe krimit të organizuar. Por Edi Rama, më në fund tregoi se asnjë presion dhe shantazh nuk mundi ta tërhiqte nga vendimmarrja e tij për të larguar këdo që tentoi të thurte situata të vështira për partinë socialiste dhe koalicionin e majtë. Ilir Meta njihet si dorë e fortë e administratës së shtetit dhe lideri që nuk tërhiqet kollaj përpara presioneve të çfardo llijë natyre. Ndaj dhe krimi tentoi të godiste Metën me qëllimin e vetëm të përçarjes së koalicionit të Rilindjes dhe rrëzimin e Kryeministrit Rama. Shpërthimi i Doshit se do të trondisë themelet e kësaj qeverie dhe të vetë Edi Ramës duket se i kishin paraprirë me të tjera deklarata si ato të ministrave të papërgjegjshëm, drejtoreshave të implikuara në afera etj. Dhe sipas Doshit të gjitha këto bëheshin vetëm për të mbrojtur interesat e elektoratit të majtë. Por ngjarjet rrodhën me shpejtësi dhe telenovelës i erdhi fundi tragjik të cilin skenaristët e kishin lënë si asi nën mëngë. Sipas tyre Ilir Meta kishte paguar për të vrarë 2 deputetë, një të majtë dhe një të djathtë. Dhe alibia për pak orë tronditi opinionin i cili nuk po i besonte as veshëve dhe as syve për ato që po ngjasnin në kampin e majtë. Të ishte implikuar “dyshja“ Rama-Meta në të tilla aventura? Edhe më mediokri e kuptonte se për stabilitetin e vendit, më shumë se kushdo ishin të interesuar dyshja Rama–Meta. Por kjo situatë për këdo që kupton, që ka një kulturë minimale dhe arsimin e duhur ndryshe nga ata me “diplomë të blerë“ u kuptua që ishte një lojë e ndyrë sapo lexuan deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë e cila saktë dhe qartë deklarojë se askush nuk mund të të krijojë pasiguri dhe të ushtrojë presion mbi institucionet dhe shtetin ligjorë. Kjo deklaratë mbështeste qeverinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Deklarata e menjëhershme la të kuptonte se vetë strukturat e specializuara të SHBA-ve kishin dijeni dhe njohje të këtij realiteti të gënjeshtërt dhe që po tentohej të shitej si i vërtetë nga organizatorët në mesin e të cilëve fatkeqësisht ishin edhe kolegë të mediave, një pjesë e të cilëve kishin marë shuma për shërbime mjeksorë të të afërmve të tyre gjatë kohës që ishin darkuar për kurim jashtë shtetit. Por këtë deklaratë të ambasadës së SHBA-ve politikanët e opozitës ose nuk e kuptuan ose me qëllim e zhvlersun duke bërë të njëjtin gabim që paraardhësit e tyre kishin bërë vite më parë me funksionarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë. Situata e këtyre ditëve tregojë largpamësinë e politikës amerikane e cila e kishte parashikuar rreth një vit më parë, pikërisht më 1 shkurt 2014 dhe të bërë publike gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë ku diskutohen sfidat e bashkëpunimit SHBA-Europë. Në këtë takim Sekretari Amerikanë i Shtetit John Kerry mbajti temën kryesore “Ballkani dhe Europa Qëndrore nën barrën e korrupsionit”. Zoti Kerry bëri një analizë të hollësishme situatës në këto zona dhe shprehu farë qartë shqetësimin e madhe për demokracinë e brishtë dhe shkeljen e parimeve dhe të drejtave të njeriut. Sipas tijë “Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Europës Qëndrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarkike, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarsinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare” përfundon citimin e tijë Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Ndaj dhe situata e këtyre ditëve nuk është gjë tjetër veçse një realit i përpikët i parashikimeve amerikane. Kemi të bëjmë me individë të inkriminuar që tentojnë të inkriminojnë përfaqsuesit legjitim të një vendi, pagesa dhe shpërblime të majme, makina luksoze me qëllimin final krijimit e fakteve të rrema dhe destabizlizimin e vendit. Ka të dhëna për deputetë të veçantë që rreth viteve 2000 tu jenë hapur procese për trafik të lëndëve narkotike në Zvicër, nëpërmjet letër porosive dhe për të cilën edhe qeveritë shqiptare kanë dieni. Por le ti kthehemi situatës aktuale. Deklarimet e personit se pranova të bëhem pjesë e lojës pasi u u josha nga makina luksoze dhe milionat që më ofroi deputeti janë një ogur i zi dhe tregojnë shkallën e lartë të inkriminimit të disa politikanëve dhe deputetëve. Ndaj përpara Metës dhe Ramës, del si detyrë emergjente miratimi i ligjit të dekriminalizimit në mënyrë që ata individë të përlyer me trafiqet të largohen një sahat e më parë nga politika. Nga ana e prokurorisë kërkohet të të veprohet fuqimisht për të çmontuar këto grupime të rrezikshëme pasi nëpërmjet këtij veprimi duhet ti tregohet cilitdo person publik, politikani apo njerëz me imunitet se shteti është nji dhe i barabartë për të gjithë. Në lidhje më këtë ish-kreu i zyrës për Europën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore gjatë një interviste për situatën në Shqipëri theksoi se :”Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që ,ata kanë pushtetin sot të akuzohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjorë bëhët përmes ngritjes së akuzave nga prokurorët. Opozita (PD) ka premtuar se do i mbështesë hapat e nevojshme në parlament dhe kjo duhet të vazhdojë” përfundonë deklaratën e vet z. Moore. Pikërisht këto deklarata dhe ato të ditëve të fundit të bëra nga Ambasada Amerikane dhe BE-ja, që Meta dhe Rama të shpejtojnë reformat në mënyrë që ti hapet rruga organeve të drejtësisë për të vendosur rregullin dhe forcuar shtetin ligjor. Dhe pyetja e vetme që sot shtrohet para partive politike dhe shoqërisë është : Jemi me deklaratën e SHBA-ve dhe BE-së apo kundër saj ?!