Bëra një xhiro në Baldushk dhe sapo u ktheva në shtëpi. Ika me porosi të gruas për ndonjë pulë apo gjel. Sapo u futa në Vishnje majtas e djathtas tufa me gjela e pula deti! Për çdo 50 metra zjarre të ndezura dhe kazanë në pritje të rrjepjes së pulave e gjelave. I mora mbarë duke i pyetur për çmimet, 14 mijë lekë kg i gjelit gjallë, dhe 16 mijë lekë pula. Një zog i vogël fushe sa një mullenjë 20 mijë lekë copa. Katunar marshalla plot , klienta tek tuk që vinin vërdallë.
-Si e ke mendjen? -më pyeti njëri si puna ime.
-Do iki tek marketi i lagjes -i thashë-aty ku blej gjatë vitit. Nuk jam aq budalla që të tallen gjelat e Baldushkut me mua! Ju uroj gëzuar Vitin e Ri tregtarëve të Baldushkut dhe t’i hajnë të gjithë gjela, pula , zogj e pulastrena vetë.
I hypa makinës i shoqëruar nga kori i gjelave të detit…
(Sa për njoftim nuk bleva se nuk kisha lekë, por se për festa nuk duhet t’u mbushim xhepat matrapazëve.) Nuk e kam fjalën tek jorgani se sa duhen shtrirë këmbët, por më mirë një Vit i Ri me mend se sa një Vit të Ri i luajtur mendsh….GËZUAR TË GJITHËVE!