Frank Shkreli*: Suzana Shkreli, dy javë para zgjedhjeve për në Kongresin Amerikan

407
Sigal

Gazeta Telegraf/

Po ngushtohet hendeku në fushatën për Kongres në lagjen elektorale numër 8 të shtetit Miçigan, ku po bën garë shqiptaro-amerikania, Suzanna Shkreli. Kështu shkruan Gazeta Detroit New, e cila thekson se Kongresisti i mandatit të parë nga zonë elektorla e e shtetit Michigan, Mike Bishop i Partisë Republikane – i cili mendonte se kësaj radhe do të fitonte lehtë mandatin e dytë për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara – tashti dy javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, përballet me një sfidë agresive nga një politikane e re në fushatën për në Kongresin Amerikan, Kandidatja e Partisë Demokrate, 29-vjeçarja Suzanna Shkreli, prokurore në lagjen Macomb. Gazeta thotëse ajo ka mbledhur më shumë fonde dhe është duke shpenzuar mëshumë se kundërshtari i saj, ç’prej kohës që njoftoi kandidaturën e saj nëkorrik. Por kongresisti republikan Bishop, shton gazeta e Detroitit, konsiderohet ende në avantazh me një sasi më të madhe fondesh nëpërgjthsi.

Në një takim javën që kaloi në New York, Suzanna Shkreli tha se kishte filluar transmetimin e reklamave politike në televizion, ndërsa gazeta Detroit News njoftoi të premtën se kandidatja demokrate po transmeton një seri reklamash politike duke e lidhur kundërshtarin e saj Mike Bishop me kontribute nga korporata të ndryshme si dhe me komentet e vitit 2005 jo të hijshme për femërat, të kandidatit republikan përpresident, Donald Trump. Sipas analistëve ka mundësi që problemet me të cilat përballet fushata e Trump-it për president të ndikojnë negativishtanë e mbanë vendit, jo vetëm në fushatën presidenciale, por edhe nëfushatën e kandidatëve republikanë për Senatin dhe Dhomën e Përfaqsuesve, duke shkaktuar humbjen e tyre ditën e zgjedhjeve në njënumër më të madh se ç’pritej, duke humbur kështu shumicën që tanigëzojnë republikanët në të dy dhomat e Kongresit. 

Gazeta shkruan se megjithse kandidati republikan Bishop se në njëpërpjekje për tu disntacuar nga Trump, u ka thënë votuesve se, “është izhgënjyer nga komentet agresive seksuale” që Trump-i ka bërë rrethfemrave në vitin 2005, po ai, shton gazeta, nuk e ka tërhequrmbështetjen e tij ndaj kandidatit republikan për president, duke thënë se ai dëshiron të përqendrohet në çështjet ekonomike. Ndërsa kandidatja e Partisë Demokrate, Shkreli është shprehur, sipas gazetës, se kritikat ndajmbështetjes së kundërshtarit të saj për Donald Trump për president janëme vend. “Votuesit duan të dinë”, ka thënë Shkreli, “nëse kundërshtari isaj do të vazhdojë të mbështesë kandidatin republikan për president i cilika denigruar një hero të luftës, i cili është tallur me një gazetar me aftësitë kufizuara, a do të vazhdojë të përkrah ai njeriun i cili ka fyer familjene një ushtari të rënë në luftë dhe i cili tani tallet me sulme seksuale sikurnuk janë asgjë.”

Megjithse shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli merr pjesë për herë tëparë në një fushatë politike dhe megjithse ajo ka filluar vonë fushatënvonë, pas tërheqjes për arsye shëndetsore së kandidates së parë tënominuar nga Partia Demokrate,“Cook Political Report” një organizatë e pa-anëshme e cila analizon fushatat dhe zgjedhjet anë e mbanëAmerikës, njoftoi se demokratët po tregojnë një entuziazëm të papritur dhe të dukshëm ndaj kandidaturës së Suzanna Shkrelit për të përfaqësuarzonën elektorale numër 8 të shtetit Miçigan, në Kongresin Amerikan.

“Cook Political Report” cilëson se hendeku i përkrahjes për të dykandidatët po ngushtohet në këtë zonë elektorale që përfshinë lagjendemokrate Lansing, por përfshinë gjithashtu edhe shumë republikanë tëedukuar të cilët mund të jenë të zhgënjyer për faktin se kundërshtarirepublikan i Suzana Shkrelit përbën një pengesë për kandidatinrepublikan Mike Bishop, i cili vazhdon të mbështesë Donald Trumpinpër president dhe si rrjedhim, thuhet se kjo mund të shkojë në favor tëkandidates demokrate Suzana Shkreli. Redaktori dhe botuesi iRothenberg&Gonzales Political Report, Nathan Gonzales citohet të ketë thënë se, “Në përgjithsi, demokratët besojnë se kësaj radhe do ta mundin republikanin Bishop”, dhe se deklaratat e Donald Trumpit mund të ndihmojnë për ta mundur Mike Bishop. Suzana Shkreli shkruan në faqen e saj facebook se komentet e fundit të Doland Trump janë më tepër se ofenduese dhe se kongresisti Bishop duhet t’i denoncojë ato menjëherëdhe të tërheqë mbështetjen e tij për kandidatin republikan për president.

Ndërsa zyrtarët e fushatës së kongresistit Bishop thonë se janë të sigurtse kandidati i tyre do të fitoj përsëri në zonën elektorale ku ai fitoi me mbi 12 për qind të votave në krahasim me kundërshtarin e tij demokratnë vitin 2014.

E vërteta është se sipas disa shënjave, fushata në këtë zonë elektorale përnë Kongresin amerikan po zhvillohet në një mënyrë që ka tërhequrvëmendjen e udhëheqësve më të lartë të dy partive kryesore, PartisëDemokrate dhe Partisë Republikane. Pak kohë më parë në atë zonë ishteftuar të bënte fushatë në mbështetje të kongresistit republikan Bishop, Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve në Kongres, Paul Ryan. 

Ndërsa ditët e fundit, duke parë ngushtimin e hendekut të mbështetjespër Suzana Shkrelin, në zonën elektorale numër 8 të Kongresit, nëMiçigan kishin vajtur për të bërë fushatë me Suzana Shkrelin, tresenatorë demokratë të njohur të Shteteve të Bashkuara, Senatori Gary Peters, Senatoria Debbie Stabenow, të dy këta nga shteti i Miçiganit dheSenatori Cory Booker i shtetit Nju Xhersi, gjatë një mitingu elektoral në Univerisitetin e shtetit Miçigan, javën që kaloi.Suzanna Shkreli ka siguruar mbështetjen e Senatorit Peters, Senatores Stabenow, tëdy nga shteti i Miçiganit dhe Senatorit Booker i shtetit Nju Xhersi, gjatë njëmitingu elektoral në Univerisitetin e shtetit Miçigan, javën që kaloi.

Në një nga komentet në facebook të kandidates demokrate, njëkomentues shkruan se Suzanna Shkreli më në fund e detyroikongresistin Bishop që të mësojë se si të shqiptojë mbiemërin Shkreli, duke sugjeruar se edhe kandidati republikan po e merr tepër seriozishtkandidaturën e shqiptaro-amerikanës për në Kongres. 

Sidoqoftë, Suzanna Shkreli është duke zhvilluar një fushatë të fortë dhedinjitoze, pa fyerje dhe inate, por duke u përqëndruar në zgjidhjen e problemeve dhe të sfidave me të cilat përballen qytetarët amerikanë tëzonës 8 elektorale të Kongresit. Gjatë një takimi me ‘të javën që kaloinë New York, Suzanna Shkreli u zotua se nuk do të pushojë së bërifushatë deri në momentin e fundit të kësaj gare me qëllim që gjatë dyjavëve të fundit të kësaj fushate, të informojë bashkqytetarët e saj mbiplanet dhe programet që ajo ka në plan të sjellë në Washington, plane dhe programe për përmërsimin e jetës së tyre të përditshme, nëpërgjithësi. 

Tani është në dorë të votuesve të kësaj zone elektorale që të vendosin më8 nëntor, nëse do të dërgojnë një fëtyrë të re në Kongresin e Shteteve tëBashkuara në personin e shqiptaro-amerikanes Suzanna Shkreli duekbërë bërë kështu dy herë histori. Nëqoftse ndodhë një gjë e tillë, Suzanna Shkreli, jo vetëm që do të ishte e para femër shqiptaro-amerikane e zgjedhur në Kongresin amerikan, por do të ishte edhefemëra në moshën më të re në historinë e Amerikës që ka shërbyerndonjëherë në Dhomën e Përfqsuesve të Shteteve të Bashkuara.