Frank Shkreli: Ndërroi jetë Aleksandri i shqiptarëve, bir i shqiponjës, Kryepeshkop Ortodoks i shqiptarëve të Argjentinës dhe të Amerikës Latine, shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë

27
Frank Shkreli
Sigal

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

Njoftimi për kalimin në amshim të Monsinjor Alejandro (Akeksandër) Greco u botua në portalin e tij (fejsbuk) tre ditë më parë, duke njoftuar komunitetin arbëresh në Argjentinë, anë e mbanë Amerikës Latine dhe botës.  Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, për ndryshe, pasuese e Kishës së Fan Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit amerikan.  Kryepeshkopi i shqiptarëve ortodoksë të Amerikës së Jugut me qendër në Buenos Aires, Aleksandër Greco, ndërroi jetë tre ditë më parë.

Vdekja e tij e parakohshme, domosdoshmërisht, pikëlloi komunitetin artodoks arblëresh në Argjentinë dhe anë e mbanë rajonit, pore dhe më gjërë, të gjithë ata që e kishin njohur atë personalisht, ose veprimtarinë e tij atdhetare dhe fetare.  Unë për veprimtarinë e të ndjerit Kryepeshkop Aleksandrin kam dëgjuar dhe kam mësuar shumë nga miku im nga Çamëria martire, Z. Sali Bollati, patriot i nderuar dhe çam i respektuar në komunitetin shqiptaro-amerikane dhe përtej.   Frank Shkreli: Sali Bollati-çam, shiptaro-amerikan, i mbijetuar i gjenocidit grek të 1944. Jo,jo nuk harrohet Çamëria ! | Gazeta Telegraf — Kryepeshkopi Aleksandër ishte shumë i interesuar për Çamërinë dhe për krimet greke atje kundër shqiptarëve çamë, por edhe pa harruar masakrat serbe në Kosovë, por edhe triumfin e lirisë e të pavarësisë së Dardanisë.

Sipas të dhënave të botuara nga vet Kryepeshkopi, në të kaluarën, ai vinte nga një familje me origjinë arbëreshe të jugut të Italisë. Ai ka shkruar se megjithë, “shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo”. Ai ka theksuar se familja e tij gjithmonë ka “pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo ndërgjegje nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar”, është shprehur ai.

Dera e tij – megjithse larg nga e gjithë bota në jug të Amerikës Latine –ishte vërtetë e hapur për të gjithë shqiptarët pa dallim feje a krahine. Me të drejtë, këto ditë pas largimit të tij nga kjo jetë, burime të ndryshme vërtetojnë ato që dija edhe unë për figurën e tij fetare e patriotike – se ai ishte një personalitet I njohur dhe një udhëheqës i dashur e i respktuar nga diaspora shqiotare në ato anë, por i njohur për patriotizmin e tij edhe anë e mbanë trojeve shqiptare – nga Kosova e deri në Çamëri. Prandaja me humbjen e tij bota shqiptare kudo ka humbur një udhëheqës të rradhë fetar por edhe një përkrahës të zellshëm të çështjess kombëtare. Si i tillë pra, largimi tij nga kjo botë, ka lenë një boshllëk të madh në jetën dhe veprimtarinë e Arbëreshëve të Argjentinës, por edhe më gjërë. Nuk jam i sigurt nëse kushdo që të vijë në vend të tij do vazhdojë të punojë me aq zell e dashuri për forcimin e lidhjeve të arbëreshëve me Atdheun e tyre të origjinës – Shqipërinë – por edhe me Kosovën e Çamërinë. Por, uroj që të vazhdojë në rrugën e përcaktuar nga Kryepshkopi Aleksandër dhe të ndjekë gjurmët e tija në mbrojtje të traditës dhe në kultivimin e gjuhës dhe të identitetit të shqiptarëve të atij rajoni të gjerë.  Një zonë kjo për të cilën, në të vërtetë, nuk mendojmë shumë kur kemi parasysh marrëdhëniet me diasporën shqiptare në botë – por është një komunitet që meriton vëmendjen dhe interesimin – ashtu siç interesohej Kryepshkopi Arbëresh Aleksandër i Argjentinës dhe i Amerikës Latine.

Komuniteti Arbëresh i Argjentinës dhe Amerikës Latine, por edhe të gjithë ata shqiptarë që e njohën gjatë viteve e kujtojnë klerikun e nderuar orthodosk Arbëresh si një klerik me një devotshmëri të thellë fetare dhe kombëtare, por edhe për përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së gjuhës shqipe/arbëreshe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, përfshir Argjentinën e largët. Kujtimi i tij është një trashëgimi për tu ndjekur jo vetëm nga klerikët e tri feve kryesore të shqiptarëve, por edhe nga liderët politikë se si duhet kujtuar e kaluara historike, përfshir krimet kundër shqiptarëve nga të huajt dhe të vetët, se si duhet të ruhet tradita dhe si të mbrohet identiteti kombëtar, sidomos në trojet shqiptare, pore dhe në diaspora të largëta si ajo Arbëreshe në Argjentinë dhe Amerikën Latine – të cilës i shërbeu me aq përkushtim, Kryepeshkopi Arbëresh, Aleksandëri, Bir i Shqiponjës.

Pushoftë në paqe! Kutimi tij qoftë i përhershëm!

“Krishti u Ngjall!  Me zemër ju uroj Gëzuar Pashkët, Vllëzër dhe Motra dhe Miqtë e mi Shqiptarë Ortodoksë dhe të gjithë atyre që e festojnë ketë ditë, kudo që gjindën, e për shumë vjet! Urime e paqë bekim dhe dashuri në familjet tuaja.  Përfitoj nga rasti për të përshëndetur me dashuri të gjithë Myslimanët, Bektashianët, Agnostikët, Ateistët dhe të Krishterët, Vëllezërit e mi të gjakut: Urimet më të mira për të gjithë ju! Paqë, lumturi e begati gjithmonë! Rofshin të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën, pa dallim Feje! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar, përgjithmonë! Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë së Ilirisë. Autoktonus!  Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!” — Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine

 

               Kryepeshkop Aleksander i Shqiptarëve për ÇAMËRINË: 

“Çamëria je Dritë e Kombit Shqiptarĕ! Plagët e Çamëve nuk mbyllën kurr! Çamëria është një plagë e hapur që bleeds në secilin prej nesh! Homazh per te gjithe ata Martire qe u masakruan! Sotë kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe bota, në Vjetorin Gjenocidi Çam, Gjenocidi shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare 27 / 6 / 1944 – 2020! E gjithë kjo tmerr dhe masakër filloi natën e 27 qershorit 1944, zervistët, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në therrtore, me hanxharë, të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përmes na vranë, na masakruan dhe na pushtojnë! Duhet ne si Komb të reagojmë për zbardhjen e këtoj krimi njerëzor dhe ta kthejmë Dinjitetin Kombëtarë edhe në Çamëri! Ne të gjithë Shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë Homazhe! Nderim e Shume Respekt pa fund per te gjithe ata qe u perzune me force nga trojet e shtepite e tyre! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, eshte Gjak Shqiptari! Çamëria, nuk ju harrojmë, Holokausti i ndërgjegjes njerëzore, klith dhe denoncon! Ditë zije sot për Kombin tonë! As, në asnjë mënyrë ta harrojmë edhe ate të vitit 1914! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martirët e tyre! Homazh për të gjithe ata Martirë që u masakruan! Nderim e Shumë Respekt për të gjithë ata që u perzunë me forcë nga trojet e shtepitë e tyre! Kujto vellëzrit e tij Çam dhe Genocidin e Popullit tonë. Ky eshtë gjak Shqiptari! Nuk duhet harruar Gjenocidiq ë turqit, serbët e grekët, me shekuj kanë berë Gjenocid dhe barbari mbi popullsinë Shqiptare! Lavdi dhe u prehte ne Paqe! I përjetshëm kujtimi! Çamëria ti kthejmë trojet tona te Nenë Shqipëria! Një dhe një mijë herë unë do të përsëris britmën e shenjtë: Lavdi Deshmoreve, perhereë Jetën dhe Vepren tënde të Lavdishme te cilat brezat e ardhshëm duhet ti mbajnë si një gjë të Shenjtë për Popullin tone, qofshin nëse Bektashi, Myslimanë, Ateistë apo të Krishterë, eja afer Gjakut tendë: Çamëria nuk harrohet kurrë! Rrofte Çamëria dhe Çamët! Shqipëria jeton në Heronjtë dhe Martire e tyre! Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Rroftë Kombi Shqiptar! Lavdi Dëshmorëve të Kombit që ranë për Çlirimin! Lavdi Dëshmorëve të flijuar në mbrojtje të Atdheut! Gjaku Stërgjyshor i tyre u bëftë pishtar ndriçues për Bashkimin e Popullit dhe të Kombit, në atë natyral! Rroftë Çameria dhe Çamet! Rroftë Republika e Çamerisë! Rrnoft Çamëria dhe Populli i saj Kreshnik! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë! Rroft Kombi Shqiptare! Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë së Ilirisë! Autoctonus! Shpirti i Arbërit nuk vdes kurrë! Zoti e Bekofte Racën e bukur Ilire! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët, me gjith Kombin kuq e zi kudo janë në botë!

Nga Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!”
#UnëJamÇameria

 

Nga Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia Imzot

+Aleksander i Shqiptarëve, Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës
“Rrofte Shqipëria e Bashkuar!”

 

 

Shkelqësia e gtij Imzot Aleksander I Shqiptarëve, Kryepeshkop për KOSOVËN ME RASTIN E PERVJETORIT TË KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI:

“Ditë të bukura, Miqësi Shqiptare e dashur, gjithandej ku ndodhesh ti. Datat 5, 6 dhe 7 mars, që ndryshe njihen edhe si Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e një epoke të re Historike për Kosovën/Dardaninë, asaj të Lirisë dhe Ribashkimit të Trojeve Shqiptare në një Shtet Kombëtar… Në këto data përkujtimore të flijimit heroik të Familjes Jashari: Nderim, shumë respekt dhe lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari i Madh (28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998). Zoti e shpërbleftë në Parajsë të ndjerin, do ecim nën shëmbullin e tij, do ta kemi përherë busull orientuese të jetës sonë: Lavdi e përjetshme Adem Jashari, Hamëz Jashari, Bacë Ademin dhe familjen së pavdekshme dhe Herojike Jashari, Krenari Shqiptare dhe të gjithe trimave te UÇK që fljuan jetën dhe derdhën Gjakun në Altarin e Lirisë për Kosovë/Dardaninë dhe Shqipëria – Kosova është Shqipëria!

Paqja mbretëroftë mbi tërë Kombin tonë të dashur dhe tërë Njerëzimin, sidomos në Ukrainë dhe popullit të saj Heroik, në këto momente tragjike! Rroft Shqipëria Etnike! Rroftë Dardania Sacra! Rroftë krejt Shqiptaria – Pellazgo – Illyria, një nga shtetet më të vjetra në këtë planet dhe askush s’mund të na hup farën! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë! Besa-besë, Kuq e Zi! Liria e Ilirisë! Autoctonus! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!” Me nënshkrimin e tij:  Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Kryepeshkop +Aleksander i Shqipatrëve – Bir I Shqiponjës. Instagram @alejandrogreco.oficial