“Tri të vërteta për kurbën e Kryeepidemiologut Edvin Kristaq Mashtrimi”

107

Nga Sali Berisha

Dje Edvin Kristaq Mashtrimi u paraqit në rolin e kreyepidemiologut të vendit apo rolin e ish-kunatës dr. Albana Fico, me të cilën sot, së bashku me ndrikull Hajni Maskën dhe ndonjë tjetër, mashtrojnë dhe manipulojnë të gjitha shifrat që japin për epideminë.

Kështu, Edvin Kristaq Mashtrimi, për të bërë krejtësisht të pabesueshme kurbën e rritjes së epidemisë të COVID-19 në Shqipëri, ia mori ish-kunatës nga dora dhe doli vet me të duke kënduar sukses të veçantë!

Nuk ka dyshim se kurba e Edvin Kristaq Mashtrimit është produkt i një mashtrimi dhe manipulimi të paskrupullt.

Duke thënë këtë, shtoj sa vijon:

1-Kurba me rritje të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 është sot karakteristike për të paktën mbi 190 vende të botës dhe padyshim Shqipëria është njëra prej këtyre mbi 190 vendeve me kurbë jo eksponeciale, por të sheshtë, të rritjes së epidemisë. Për këtë ftoj të gjithë ju t’i hidhni një sy të dhënave të Ëorld meters coronavirus. https://www.google.com/url…

2- Kurbë të sheshtë dhe jo eksponenciale të epidemisë së COVID-19 kanë pa përjashtim sot të gjitha vendet e gadishullit tone. (shih po aty)

3-Në të gjitha vendet e Ballkanit vdekshmëria nga COVID-19 është mesatarisht dy herë më e ulët se sa në Shqipëri. (shih po aty)

Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin dhe falsifikimin për qëllime politike personale të statistikave të kësaj fatkeqesie të rëndë kombëtare nga Edvin Kristaq Mashtrimi dhe Ndrikull Hajni Maska me dy tre persona të tjerë që po i kushton vendit një humbje në jetë njerëzish dy herë më shumë se sa vendet e rajonit, vendet e Vishegradit e madje edhe se vendeve të tilla si Pakistani, Afganistani etj etj.

https://www.google.com/url…