Analisti Fatos Lubonja ka hedhur dyshime se mosfunksionimi i pajisjeve elektronike është bërë qëllimisht.
Në një intervistë për mediat, ai deklaroi se “ata që kontrollojnë këto aparate elektronike mund t’i shfrytëzojë për interesa të vetat.
“Kam të drejtë të mendoj se është e qëllimtë. Ka ndodhur njëherë që i shpërndanë votuesit me kompjuterin dhe nuk e dinin se ku duhet të votonin. Kush kontrollon aparatet elektronike mund ti shfrytëzojë ato për interesat e veta. Nuk më pëlqeu fare kjo problematikë, aq më tepër që janë harxhuar miliona lekë. Të gjithave këtyre iu shtua edhe ngjarja e Himarës. Kur ky merr përsipër, siç kam lexuar në media, të fusë njerëz të infiltruar të përgjojnë, kur këtë krim nuk ia çojnë SPAK-ut, por prokurorisë dhe policisë dhe pasi arrestohet ia çojnë SPAK-ut, këtu është opozita përballë shtetit, jo përballë një partie tjetër politike. Kam parasysh prokurorinë, policinë, administratën por edhe kryeministri që deklaron se kush fiton nga ata nuk do të marrë asnjë lek.”, tha ai.