Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar është 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Sa më shumë që mësojmë mbi pasojat që lë dhuna tek fëmijët, aq më të qartë bëhen masat që duhen adresuar. Shoqëria civile mjaftohet në protesta sporadike, ku njërëzit të indinjuar ngrejnë probleme dhë kërkojnë zgjidhjen , por ato duhen të jenë jo të nxitur nga politika
- Herë jepet s’i njoftim , herë s’i shqetësim, herë bëhën bujë e madhe ! Kalon kohë e njëra i la vëndin tjetrës e kështu me rradhë. Ndryshon forma , por të gjithë me ose pa bujë varrosen .Nënat qajnë bijtë e tyre; gratë burrat e anasjelltas , fëmijët prindërit , motrat vëllëzërit.Nëse shumë vite më parë, krimi ishte i pazakontë, tani po bëhet pjesë e jetës së përditshme. Ka kaq dhunë e vrasje,sa s’na çudisin shumë!Martin Cani u vra pranë shkollës, të nesërmen një plagosje me thika në “Qytetin Studenti “. Ditën tjetër një vrasje, të pasnesërmen thika në Korçë.Pra vrasjet zëvëndësojnë njëra-tjetrën. Të gjithë shkojnë në Botën tjetër të fajshëm ose të pafajshëm !

1-Këto ditë u vra një djalë shumë i mirë !
Sherri që i mori jetën 14-vjeçarit kishte nisur që në shkollë, megjithatë askush nuk bëri më shumë për ta parandaluar tragjedinë. Autori, kishte postuar në rrjetet sociale thikën më të cilën i mori jetën të miturit, ndërsa me krenari pak pasi mbeti dhe vetë i lënduar, rrugës për spital hodhi një foto në rrjet me dorën grusht, si fitues i një beteje. që ndoshta ende s’e dinte që kishte përfunduar me një jetë të humbur. Shkolla në parim jep moral, por përderisa këto ndodhi me nxënësit e shkollës ajo ka përgjegjësi jo të pakët . Puna e psikologëve e sociologëve lë shumë për të dëshiruar ! Nëse ka krijesë të pafajshme është fëmija , e megjithatë tek ata ushtrohen të gjitha format e dhunës, si ajo fizike, psikollogjike aty dhe ajo sexsuale !
Tek shteti dëgjojmë shprehjen: “ Duhet marrë masa , duhet dënim maksimal, duhet edukim, duhet kështu e duhet ashtu ! Tani po flitet për një Institut për fëmijët me krime, që nuk do jetë as burg e as s’i shkolla e vagabondëve. Do Zoti jep rezultat ! Shoqëria civile mjaftohet në protesta sporadike, ku njerëzit të indinjuar ngrejnë probleme dhe kërkojnë zgjidhjen , por ato duhen të jenë jo të nxitur nga politika .Ata që dhunojnë fëmijët janë në burg , por dhe jashtë ? Thonë se huqi është me shpirtin , mbase shumica janë raste të përsëritura ! Duket se u mësuam me këto dhe dhunuesit gjenden jashtë hekurave për arsyet nga më të ndryshme ! Të gjithë tronditen , por harrojnë se ndodh një tjetër tragjedi . Në formimin e fëmijës fillimisht ndikon familja , pastaj shkolla e më vonë e ca më shumë shoqëria me agresivitetin e saj të konkretizuar nga ndikimi i mjeteve sociale. Këtu s’është puna të hiqet Tik-Toku apo ndonjë tjetër . Problemi është shumë më i gjërë dhe kompleks. Fjala vjen çdo ditë kronikat televizive hapen me vrasje aksidente që të indinjojnë jo edukojnë.12 vrasje gjatë korrik-gusht 2024, katër në Shkodër disa ditë më parë e në vazhdim çdo ditë vrasje , vrasje, apo 7 aksidente në ditë. Ku po vemi …!?
Duhet pranuar se dhuna është forcë shkatrimtare . Është “Forca e të dobtit”, fillon atje ku mbaron arsyeja. Ajo është e papranueshme në parim , por në praktikë e kemi prezente kudo , në familje shoqëri , shkollë rrugë e kudo .
Shifra shqetësuese. Varfëria sociale i detyron fëmijët të mos shkollohen , të merren me punë e të bëhen lypsa . Këto i gjen kudo tek ne . Në semaforët, rrugë , kafene, spitale , kisha , xhamia, voreza, tek të gjallët e tek të vdekurit ! Vendin e parë e zënë fëmijët romë. Mbi 40 mijë fëmijë jo vetëm romë të moshës së mitur punojnë. Mbi 600 fëmijë s’shkojnë në shkollë për arsye të gjakmarrjes.

2-Dhuna tek fëmijët e dënueshme
RushanDosti shkruan për vrasjen e MartinCanit : “Nuk më bën zemra të shkruaj këto vargje. Duket sikur u rrit. Me ne në një lagje.Zemra jote e njomë.S’kish nevojë për thika.Ti Martin të rroje. Ne të na binte pika.Ti nuk je fajtor.Ishe, mbetesh engjëll.Me ty qielli lart.Sejcili bën pyetjen , s’i do vej puna për dhunën që përdoret ndaj fëmijve?! Dhe kjo ndodhi :“Në dita Botërore të Parandalimit të Abuzimit ndaj Fëmijëve“.-Vendi ynë mbetet vendi me numurin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar. Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children” e cila ka vlerësuar aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës , Shqipëria mban vendin e 61.Me fëmijët abuzohet fizikisht, psikologjikisht , seksualisht e tjerë.
Dhuna fizike.
Të lindësh në varfëri, rrit rrezikun nga dhuna në fëmijëri, e cila rrit mundësitë për të jetuar në varfëri edhe në moshë madhore, pra të ndash shkakun nga efekti është sfidë. Për më tepër dhuna fizike mund të krijojë dëm psikologjik si dhe dëmtime fizike. Po ashtu, efektet e dhunës psikologjike mund të shfaqen edhe fizikisht.
Dhuna seksuale!
Rastet e fundit janë shqetësuese.Nga janari në tetor kemi patur 11 raste të dhunës seksuale, nga të cilat 5 tek fëmijët . Flasim për ato që janë zbuluar .Gjithashtu flitet për 100 raste të dhunës nga format nga më të ndryshme , fizike , seksuale, morale, rracore, etnike, ndaj fëmijëve .Në dy gra, një dhunohet , psikollogjikisht, fizikisht e seksualisht .Duhet pranuar se dhuna është një nga format më të këqija të abuzimit ndaj fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna është gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit. Adoleshenca është mosha “rrebele”, mosha e “kapërcimeve të mëdha” Tek adoleshentët kemi veprimi e pastaj gjykime ! Adoleshentët bëhen problem në komunitet apo shkollë, po aq shumë prej tyre “përqafojnë” rrugën e krimit. Trauma shkakton pasoja të renda tek fëmijët, pasoja, të cilat përveç se dëmtojnë jetën dhe zhvillimin e fëmijëve në të ardhmen japin efekte tepër negative në shoqërinë ku këta fëmijë jetojnë, efekte negative në familjet që krijojnë apo në mjediset ku do të punojnë në të ardhmen.. Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar është 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Sa më shumë që mësojmë mbi pasojat që lë dhuna tek fëmijët, aq më të qartë bëhen masat që duhen adresuar. Si për periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Ekspozimi ndaj dhunës gjatë fëmijërisë ka pasoja jashtëzakonisht negative për shëndetin mendor. Provat sugjerojnë se e gjithë shoqëria mund të dëmtohet nëse një fëmijë vuan në këtë formë. Përkatësisht, ky problem duhet të trajtohet si problem ekonomik dhe shoqëror, por edhe të karakterit moral. Duhet pranuar se dhuna ndaj fëmijëve ndodh gjithandej dhe krijojë pesimisëm për fundin që mund të sjellë. Masa mund dhe duhen të merren për të parandaluar dhunën psikollogjike ndaj fëmijëve dhe për këtë arsye asnjëherë nuk duhet të mendohet për të pashmangshmen.
Çdo ditë një fëmijë mendon të largohet, apo është larguar nga shtëpia. Këto shifra janë një kambanë alarmi për institucionet shtetërore, publike dhe shoqërore që e kanë për detyrë të përgjigjen për këtë gjendje të dëshpëruar ku gjendemi.
4-Shifra shqetësuese:
Varfëria sociale i detyron fëmijët të mos shkollohen , të merren me punë e të bëhen lypsa . Këto i gjen kudo tek ne .Në semaforët, rrugë , kafene, spitale , kisha ,xhamia,voreza, tek të gjallët e tek të vdekurit ! Vendin e parë e zënë fëmijët romë. Mbi 40 mijë fëmijë jo vetëm romë të moshës së mitur punojnë. Mbi 600 fëmijë s’shkojnë në shkollë për arsye të gjakmarrjes.Trafiku i fëmijëve jashtë vendit i kalon shifrën e 5 mijëve. për arsye të gjendjes të vështirë ekonomike, rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Evropianë . Kjo është gjendja, shifrat flasin për keq !Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zënë 26 % të totalit . 70% e fëmijëve shqiptarë janë dhunuar në familje ! Rreth 120 fëmijë raportohen çdo vit në Shqipëri të humbur dhe të zhdukur prej familjeve të tyre. Çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia. Këto shifra janë një kambanë alarmi për institucionet shtetërore, publike dhe shoqërore që e kanë për detyrë të përgjigjen për këtë gjendje të dëshpëruar ku gjendemi .Fëmijët e abuzuar rrezikojnë të përdorin alkool, të abuzojnë me substanca të ndaluara dhe të përfshihen në aktivitete seksuale me rrezik të lartë, në vitet që pasojnë. Mund të bëhet dhe painiciativë, i frikësuar, pa guxim, pa kurajo, i nënshtruar para kujtdo . Shpesh dhe agresiv i pamotivuar e i rrezikshëm.Këto javë vetëm disa nga pasojat që ka abuzimi ndaj fëmijëve. Në këto kushte :”Bëhu paqësor, bëhu i sjellshëm, iu nënshtro ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja!“


















