Vasil Tole: “Kcimi i Tropojës” pjesë e UNESCO-s, arritje e madhe e trashëgimisë sonë kulturore

109
Sigal

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil S. Tole e cilësoi një lajm të jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare.Ai shprehet: Një lajm vërtet i mirë, shumë i mirë madje është ai që konfirmon se dukuria e KCIMIT TË TROPOJËS është prej dje pjesë e UNESCO REPRESENTATIVE LIST. Shih https://ich.unesco.org/en/files-2024-under-process-01303…Janë disa që duhen vlerësuar dhe çmuar për këtë arritje të madhe të trashëgimisë sonë kulturore.

  1. I pari dhe uniku Skënder Haklaj, koreografi i Tropojës dhe studiuesi i trashëgimisë së valles shqiptare, Ai që e mbajti gjallë këtë traditë dhe që mundësoi që kjo vlerë të përcillej deri më sot. Sigurisht populli i Tropojës që krijoi këtë perlë të trashëgimisë sonë.
  2. Ministre e Kulturës Elva Margariti, zvministre Meri Kumbe dhe Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo materiale që ndërtuan një qasje të drejtë për promovimin ndërkombëtar të vlerave të trashëgimise jo materiale shqiptare, kryesisht ato të Shqipërise së Veriut.


3 Grupi i punës se dosjes (Skënder Haklaj-bartës, ekspert koreografie, Armanda Hysa-team leader, Rovena Vata-koordinatore, Bukurie Demiri-eksperte kostumografie, Erand Meca-specialist audio vizual, Efort Kuka-regjisor, video realizues, Shaban Sinani dhe Vasil S. Tole ekspertiza shkencore nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë), AADF për mbështetjen dhe z. Ferit Hoxha dhe znj. Besiana Kadare, ambasadore e Shqiperise në Unesco, për diplomacionë e duhur kulturore që duhet në këto raste për ti konfirmuar ndërkombëtarisht vlerat tona.

Sa i përket autorit të këtyre rradhëve, jam i kënaqur shumë për këtë arritje, si dhe për faktin që kam qenë në krah të mikut tim SkeHak Gash prej fillimit e deri në finalizimin e nismës që mori jetë 4 vjet më parë.

Gëzuar Tropoja! Gëzuar Shqiperi!