Evdal Nuri: “Të plakesh është dhuratë, apo trishtim?!”

292
Evdal Nuri
Sigal

 

-Ndjenja e pleqërisë. është nga më të ndryshmet ! Motra ime 86-vjeç thotë, rrojtëm pa u plakëm. Filani është  tek të 91-tat  e thotë u jam i ri! Më thonë dukesh si 70-vjeç. E gënjen mendja! Cilido një ditë do ta përjetojë këtë ndjehnjë. Para se të vijmë në këtë gjendje, ne duhet të mendojmë rreth pyetjes se çfarë presim , ose si duhet të sillemi në këtë moshë ?

1- Të plakesh ështé dhuraté e jo trishtim!? Është interesante se njërëzit s’e pranojnë se janë plakur! E quajnë veten të ri edhe pse i kanë kaluar të 70- dhjetat. Do të kem  gjithçka sikur s’do të vdes, dhe do të vdes, sikur s’kam jetuar kurrë  m’u përgjegj  një tek të 75-tat ! U befasova, sepse nuk e konsideronte veten të moshuar. Kur pa reagimin tim, se je i plakur e ke marrë  fund, u ndje keq, por uné e qetésova duke i théné: ” Té plakesh ështé njé dhuraté, mbase shumë vdesin pa u plakur e nuk e gëzojnë këtë moshë megjithë problemet që ka! Shqetësuese është se po plakemi s’i komb. Në 1 janar 2023 mosha mesatare e popullsisë rezulton 38,8 vjeç nga 38,2 që ishte më 1 janar 2022, që nënkupton që gjysma e popullsisë së vendit është nën 38.8 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë! Kjo është mjaft shqetësuese. Arsyhet, largimi jashtë i moshave të reja dhe pasiguria  për të krijuar familje! Ndonjëheré jam befasuar nga persona që jetojnë pérmes pasqyrimit të së vërtetës! Por nuk shqetësohem për këto për një kohë të gjatë. Nuk shqetësohem, se nuk do té ndryshojnë gjithçka që kanë! Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë para se të shikojnë lirinë që vjen nga plakja. Eshtë e vërtetë që me kalimin e viteve zemra ka vuajtur nga humbja e personave të afërt, nga dhimbja e njé fëmije ose dhe thjesht nga té qënurit prezent në shumë ngjarje té dhimbshme. Shpesh vuajtjet të japin forcë. Kemi  kënaqësi që po jetojmë të 98-tat dhe 96-tat të thonë Isuf Toska e Qemal Bego. I pari partizan i BR. XVI, tjetri në  BR X-të, “Heroi i  Punës Socialiste”. Isufi mjek: “Qytetar Nderi i Beratit”! Të dy dolën malit për liri në moshen 16-vjeç. Veteran aktiv ndofta më të moshuarit! Gjithë jetën s’kanë pirë duhan dhe alkool. Ndofta dhe kodi gjenetik ka ndikuar, por kanë qënë të rregullt në çdo drejtim gjatë gjithë jetës. Çdo ditë jetojnë dhe kujtojnë buzëqeshjen e rinisë. Na pëlqen që jemi plakur, sepse pleqëria më bën më të mënçur, e më të lirë. Një i tretë thekson: “E di qé nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë që jam kështu dua të jetoj, se ma do zemra e njeriu kur s’ngopet me jetën sido që të jetë ajo! Nuk do të  ankohem për atë qé nuk kam qenë, ose të shqetësohem për atë që do té jetë. Për kohën që mbetet, unë do ta dua jetén ashtu si t’më vijë, duke e pritur me kënaqësi vdekjen!” Sa optimiste tingëllojnë këto fjalë! Sa mirë do të ishte, që sejcili nga ne ta vlerësonte pleqërinë në këtë mënyrë? Por ka dhe kështu!

2- Pleqëri e trishtuar dhe e dëshpëruar! “Nëse një ditë do më shohësh plak, nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem, bëj durim. Kujto kohën që kam kaluar për të rritur e mësuar. Nëse kur flas me ty përsëris gjithmonë të njëjtat fjalë, mos më ndërprit dëgjomë…Kur ishe i vogël, duhej të tregoja çdo natë të njëjtën përrallë që të flije. Kur nuk dua të lahem, mos më bërtit. Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori, sepse nuk doje të laheshe. Kur të shohësh mosbindjen time mbi teknologjinë e re, ki durim dhe më ndihmo! Mos më shih me atë buzëqeshje ironike, por kujto sa kohë m’u desh të mësoja ABC! Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qënë me ty gjithmonë. Kur këmbët e mia mos të shërbejnë më, mos më trajto si të isha barrë për ty, më ndihmo njësoj si unë bëra kur ishe i vogël. Kur them dua të vdes, mos u mërzit, një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja…do kuptosh që në moshën time nuk jetohet, por mbijetohet. Një ditë do ta kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithmonë jam munduar të ndihmoj. Më jep pak kohë, ki pak durim kur unë të qahem ashtu si ti ke bërë shume herë. Më ndihmo të eci, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri ashtu si kam bërë për ty. Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që ti do ta kujtosh gjithë jetën “. Dashuria prindërore s’ka kufi! Dashuria e prindit për fëmijën nuk njeh kufi, race apo gjinie. Edhe tek kafshët instiktivisht  shprehet në të njëjtën mënyrë si tek njerëzit, me përkëdhelje, e kujdes. Fëmijët bëhen qendra e jetës sonë ende pa ardhur në jetë. Ky është prindi! Kjo është dashuria  për fëmijët. Dashuria e prindit ndaj fëmijës është e jashtëzakonshme,e pazëvdësueshme e patjetërsueshme! Sido që të jetë prindi, në drejtim të fëmijës s’ka prindër të keq, kurse fëmijë …? Janë të shumtë rastet që prindërit janë braktisur nga fëmijet, por dhe vrarë! Janë lënë në mëshirën e fatit pa asnjë kujdesje. I gjejmë kudo. Të qahen, mbushin sytë me lotë. Arsyet janë nga më të ndryshme, ekonomike, shpirtërore, sociale, e tjerë. Vajzat janë më të dhimbsura e më të gjendura. Faktet janë të shumta. Vajzat pyesin disa herë në ditë, kurse djali, shumë rrallë! Kjo nuk duhet përgjithësuar. Ka dhe raste të tilla! Një vajzë në ditëlindjen e prindit i dhuroi një kornizë të bukur ku kishte shkruar:”Jam shumë e bekuar që ju kam prindër”.

4-Marrëdhëniet e ndëlikuara prind- fëmijë. Tani familja është shpërbërë. Një pjesë e fëmijëve janë larguar jashtë vendit, kanë krijuar familjen e tyre. Largësia ka venitur dashurinë, ndihmën dhe respektin! Çfarëdo që të ndodh, komunikimi me prindërit e moshuar janë jo vetëm një shenjë mirënjohjeje, por edhe si një shembull për fëmijët e tyre, në lidhje me të cilin, secili do të ketë nevojë në moshën e tretë. Dashuria për fëmijët asnjëherë nuk ndryshon në ç’do moshë që të jetë fëmija. Dashuria prindërore është absolute dhe e pakushtëzuar. Megjithëse fëmijët ndryshojnë, zemra e prindërve asnjëherë nuk ndryshon. Një vajzë me zëmër të hapur thotë:”Dashuria që më kanë dhënë prindërit është dashuria më e bukur që mund të kem patur. Edhe pse sot jam e martuar mami dhe babi mbeten dy njerëz që s’ma kanë kthyer e s’kanë për të ma kthyer kurrë shpinën! Prej tyre ka lindur edhe origjina e dashurisë sime. Nëse ata vetë s’do më kishin ushqyer me dashuri, edhe unë s’do mundesha të ushqeja të tjerët me të njëjtën dashuri”.  

                                        Evdal   Nuri

 

 

 

Fëmija e mirë i drejtohet prindërve .