Evdal Nuri: “Ndërroi jetë Qani Zaimi, emblema e arsimit në Skrapar”

8
Sigal

U nda nga jeta Qani Zaimi. Këtë lajm na i bëri të ditur djali i tij i mirë Mond Zaimi, i cili me përkushtim i shërbehu vitet e pleqërisë. S’ka skraparlli që t’mos e njoh Qani Zaimin. Ka punuar dekada pa u lodhur në drejtim të arsimit në rrethin e Skraparit. Dekoruar me titullin “Mësues i Merituar”. Së bashku me Lejlanë kanë ndihmuar njëri-tjetrën e së bashku kanë dhënë kotribut të çmuar në rrugëtimin e gjatë për të mësuar dhe edukuar brezin e ri në këtë krahinë.

I paharuari Qani Zaimi
Qaniu drejtor i parë i Gjimnazit “Ramiz Aranitasi” në Skrapar.

Pasi përfundoi Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, kishte një ndjenjë të brendshme, për punë më të mëdha. Fillimisht drejtor shkolle në fshatin Gjerbës, në Tomorricë e më pas për të mbuluar si inspektor i arsimit të gjithë rrethin e Skraparit. Në vitin shkollor 1959-1960 u hap për herë të parë shkolla e mesme e arsimit të përgjithshëm (gjimnazi) në Skrapar. Qani Zaimi, drejtor i parë i shkollës së mesme të përgjithshme në Çorovodë, por drejtor pa godinë! Pas shumë ngurrimesh dhe debatesh u vendos që pranë ambienteve të shkollës 7-vjeçare të hapej gjimnazi. Lista e mësuesve të dërguar ishin me arsim pedagogjikë.



Kolektivi i Gjimnazit ‘Ramiz Aranitasi”Kolektivi i Gjimnazit ‘Ramiz Aranitasi”

Shpesh i kujtonte mësuesve të rinj. Mësuesi është nxënës i përhershëm. Mësoni vet, e mësoni të tjerët. Dhe kjo iniciativë i doli për mbarë. Pas shumë sakrificash shkolla filloi punë për bukuri Drejtor në këtë gjimnaz nga viti 1959 deri në vitin 1973. Më vonë 12 vjet në kabinet e inspektor. Këtu qëndron edhe aftësia, zotësia dhe gjithçka tjetër që lidhet me personalitetin e një kuadri të devotshëm. Kërkesat ishin të larta. Nga 35 nxënës që u regjistruan në fillim, vetëm 11 prej tyre përfunduan maturën dhe u diplomuan.  Shkolla e mesme “Ramiz Aranitasi” me Dr. Qani Zaimin e rriti performancën nga viti në vit. Ajo u kthye nga shkollë për nxënësit, në shkollë për mësuesit. Një pjesë e nxënësve të maturës së parë, që mbaruan shkollën e lartë, u kthyen përsëri në qytet, aty në Çorovodë. Nebi Musai mjek laburant, Muharem Nonaj mjek otorinolaringolog, Behar Korbi mësues kimi-biologji, Nebi Shkëmbi jurist, Xhafer Hoxha ekonomist, Pajtim Dyrmishi mësues historie e tjerë.


Qani Zaimi me  Lejla Zaimin


Gjimnazi “Ramiz Aranitasi” i Çorovodës renditej ndër gjimnazet më të mirë të vendit. Nuk ishte rastësi që nga ajo derë kanë dalë kuadro e specialistë të zotë, që kanë ngjitur shkallët e karrierës në rangje të larta, të shkencës e institucioneve me emër në shkallë vendi. Kanë qenë të shumtë seminaret, ballafaqimet, leksionet për metodat mësimdhënëse, që kanë pasur si nismëtar, mbështetës të kualifikuar mësuesin Qani Zaimi.
Në fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë është emri i këtij “Mësuesi të Merituar”! Kam lexuar e më ka pëlqyer shumë libri me kujtime, “Mes tekave të jetës”.
Tani Skrapari, thotë me nostalgji Qaniu, ka 14 shkolla të mesme të përgjithshme. Vetëm Poliçani ka tre. Kështu dhe në Vëndreshë, Gjerbës, Potom e tjerë. I plakur pak fizikisht, por i kthjelltë mendërisht, me një kujtesë për t’u admiruar sa herë që takohesha më shpjegonte me saktësi gjithçka. Për moshën nuk e pyesja, por më tha se jam patriot, s’i vite kam lindur më vonë, por s’i datë kam 28 Nëntorin ditën e “Shpalljes së Pavarësisë”.
Puna e mësuesit është fisnike, është art dhe pasion, ndoshta profesioni më i çmuar, por jo i vlerësuar theksonte shpesh për arsimin në Skrapar. Krenohesh për ish-nxënësit që për shumë breza, një pjesë e mirë e tyre u bënë pedagogë, e profesorë nëpër universitete. Kjo ishte kënaqësia më e madhe e tij.