Evdal Nuri: Kush ushqen veten me shpresë, vdes i uritur…!

184
Sigal

 

1-  Shpresa  e  “ vrarë” e shqiptarëve! Thonë se shpresa vdes e fundit, por kur s’realizohet vdekjen e ke pranë, mbasi ne vdesim para saj dhe të uritur! Tek ne ajo lindi me demokracinë. Fillimisht u duk s’i e shëndetëshme! Shumë u gëzuam, por tani jemi përsëri të trishtuar! Kanë kaluar 32- vjet dhe ajo është e dobët, e venitur dhe e sëmurë! Na është sosur durimi. Lindëm për një shpresë e po vdesim pa shpresë! Më kanë mbetur në kujtesë disa thënije të njerëzve të mëdhenj për shpresën. -“Shpresa vdes, vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.-Shpresa është ëndërr e të zgjuarve. -Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen.- Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati. -Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe. -Të shpresuarit në zemrën e njeriut ngjan me tapën në ujë. -Ndonjëherë mund ta shtypim deri në fund, por gjithmonë del në sipërfaqe.- Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë. -Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa. -Dëshira e parealizuar është “e vdekur!”Në këto kushte është detyra e secilit të lëvizë përpara pavarësisht pengesave, por ja që s’kemi as forcë e as mundësi për të kapërcyer dhe ecur përpara. E kundërta çdo njeri është ballafaquar me dështime të panumërta që na kanë bërë pesimist. –Sejcila  forcë politike ka fuqinë për të kaluar çdo sfidë e të ngjalli shpresën tek shqiptarët vetëm me fakte, bindje e jo me demagogji. Njërëzit kanë qëllime në jetën e tyre të cilat janë të lidhura me shpresën, e duan t’i realizojnë. Qëllimi është pasqyrimi në ndërgjegjen e njeriut, për të arritur një rezultat. Që të realizohet qëllimi, duhet vullneti. Vullneti është veprimtaria për të arritur qëllimin e caktuar. Shpresa i lejon njerëzit t’i qasen problemeve me një mendim dhe strategji të vendosur, të përshtatshme për sukses, duke rritur kështu shanset që në të vërtetë do t’i përmbushin qëllimet e tyre. Në botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore. Shpresa është ajo që na  bën të vazhdojmë të jetojmë. Shpresa është një angazhim për të vazhduar luftën, krijon qëndrueshmëri dhe forcë në një person. Ne duhet të pranojmë pakënaqësi, por kurrë nuk duhet të humbim shpresën, sepse në jetë do të ketë shumë dështime, por pa shpresë,  nuk do të ketë kurrë një arritje të vetme. Në këto kushte nuk duhet të heqim dorë dhe të mos mendojmë se qëllimi ynë është i pamundur, ose shumë i vështirë për t’u arritur. Në përfundim, shpresa gjithmonë do të jetë harta e rrugës dhe drita në rrugën më të errët të jetës. Këto që thashë janë parime të përgjithshme, që tek janë të vështira për t’u zbatuar! 3-Ku duket që tek ne “shpresa është vrarë  ? Jemi vendi më i varfër i Evropës! Varfëria e tejskajshme ekonomike papunësi, paga, pensione minimale , pasiguria, drejtësia, shendetësia, arsimi, ndotja e tjerë na kanë bërë që kundër deshirës të “braktisim “ vendlindjen. Në 9 mujorin e këtij viti Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.  Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është një nga shkaqet kryesore të mungesës që vuri në dukje Banka Botërore.në raportin e fundit për zhvillimet rajonale. Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të largimeve. Kufizimet mbi tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja. në zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, Dëshira e shprehur për të emigruar tani arrin kulmin midis grup-moshës 27-30 vjeç , duke sugjeruar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike. Ndërkohë, flukset hyrëse të konsiderueshme të remitancave nga varfëria, po dekurajojnë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore. Të dhënat mbi azilkërkuesit në BE tregojnë se tendencat e largimit nga Shqipëria janë rritur dy vitet e fundit pas pandemisë. Mbi 15 mijë azilkërkues shqiptarë u regjistruan në 6-mujorin e parë në BE dhe Britani. Gjithashtu nga të dhënat e Eurostat, nga viti 2008 deri në 2021-rreth 750 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur, ndonëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit. sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor 2022 është 8,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4 %. Në shtator inflacioni kishte arritur një tjetër rekord të 24 viteve të fundit . Ushqimet dhe karburanti janë produktet që janë bërë më të shtrenjta për familjet shqiptare. “Rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshi edhe ata artikuj, pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të të cilëve krijohet në vend. çmimet e larta të lëndëve të para, të naftës dhe energjisë, sjellin rritje të mëtejshme të kostove të brendshme të prodhimit. Së treti, rritja e inflacionit të pritur ndikon në rritjen e çmimeve të kontratave të së ardhmes. 4-Të dhënat e fundit:” Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë më të ultat jo vetëm në Europë, por dhe në rajon. “ 11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, që përkthehet në një rritje prej 17%. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, numri total i kërkesave ka pësuar një rritje prej 54%. Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal. Nivelet e mirëqenies në Shqipëri do të bien me rreth 4 për qind nga inflacioni i lartë, ndërsa varfëria do të rritet me rreth 8.4 për qind. Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale. Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar. Së fundi diçka për të qeshur e për të qarë. Kunati, Bashkimi në Shkodër më tregonte këtë histori:” Përcillesh për në banesën e fundit një person. Një kalimtar kurio  pyeti, se kush kishte vdekur? Përgjigjia ishte. :”Që kena dek kena dek të gjithë, por rradhën për t’u varrosur e ka filani ! ““Vërtet kemi vdekur , por   s’na ka ardhur rradha për t’u varrosur?! Kësaj pyetje, kur kemi diskutuar i janë përgjigjur sipas bindjeve politike. Disa më thonë se e ke “nxirë. “ Të tjerët më tepër të kritikoje. Pra s’na gjendet karari, por gjithçka që shkruaj më  besoni janë të vëteta dhe mbështetur në fakte.