Periklis Drougkas:Klienti i mirë dhe sektori Bankar

589
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave Periklis Drougkas : Falenderim për të gjithë ata që I përcjellin publikut mesazhe positive për sektorin bankar.
Ne besojmë se një klient i mirë edukuar është klienti më i mirë. 
Periklis Drougkas Kryetari i AAB ka mbajtur sot një konferencë me përfaqësues të mediave. Ai shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe sektorit mediatik, pasi një komunikim më i mirë dhe efektiv çon në një informim më të mirë të publikut. Në fjalën e mirseardhjes për përfaqsuesit që mbulojnë sektorin e ekonomisë dhe financave ai deklaroi se : “Prania juaj sot është një kënaqësi për mua personalisht ashtu si edhe për Shoqatën Shqiptare të Bankave. Qëllimi i kësaj pritjeje të organizuar sot, është t’ju përgëzojë për punën e mirë që keni bërë si dhe të theksojë rëndësinë kritike që puna juaj ka në proçesin e zhvillimit të vendit. Sistemi bankar, gjithnjë e në rritje, ka njohur rolin e sektorit mediatik si dhe vëmendjen që kjo e fundit i kushton përcjelljes së informacionit që për shoqërinë ka vlera reale.
Si Kryetar i sapo zgjedhur i Shoqatës Shqiptare të bankave, dëshiroj të konfirmoj angazhimin tim më të lartë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe sektorit mediatik, pasi një komunikim më i mirë dhe efektiv çon në një informim më të mirë të publikut.Shkurtimisht, dëshiroj të fokusohem në ecurinë dhe sfidat e sistemit bankar Shqiptar.
Sektori bankar vazhdoi të zgjerojë aktivitetin e tij gjatë gjithë vitit 2016, e konfirmuar kjo në muajin Tetor edhe nga rritja vjetore e aktiveve në vlerën 3.5%. Aktiviteti Bankar karakterizohet nga nivele të mira kapitalizimi. Niveli i kapitalit rregullator mbështetet nga rezultati pozitiv financiar i sektorit bankar dhe rritja e kapitalit. Përveç kësaj, gjatë vitit 2016, janë përmirësuar një sërë aktesh rregullatore. Shoqata Shqiptare e Bankave vazhdoi punën në paraqitjen dhe mbrojtjen e opinionit të saj në takime të mbajtura nga afër me autoritetet përkatëse, opinion ky që është marrë në konsideratë në shumicën e rasteve.
Ndërsa jemi në fillim të vitit 2017, dëshiroj të theksoj se jemi optimist për ecurinë e këtij viti dhe mendoj se do të jetë një vit më i mirë krahasuar me vitet që kemi lënë pas, me më shumë mundësi për rritje dhe bashkëpunim.
Po, është e vërtetë, që këto janë kohëra sfiduese, dhe se viti 2017 do të mbart çështjet e saj, me të cilat bankat do të përballen.
Më konkretisht:
EKONOMIA DHE RREGULLORET: Rreziqet makroekonomike dhe ndryshimet në kuadrin rregullator do të vazhdojnë të jenë një sfidë për industrinë bankare. Një sektor bankar i larmishëm dhe i shëndetshëm është një element thelbësor në sistemin tonë financiar dhe luan një rol kritik për të pasur një ekonomi të zhvilluar.
TEKNOLOGJIA: Rreziku i teknologjisë mbetet një shqetësim për sistemin bankar. Ne jemi të vetëdijshëm që bankat të cilat dështojnë në risitë teknologjike, rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të biznesit.
PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATAVE: Shoqata Shqiptare e Bankave do të vazhdoj të jetë e fokusuar në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave pasi për ne është shumë e rëndësishme kujdesi për komunitetin, konsumatorin si dhe për punonjësit tanë.
EDUKIMI FINANCIAR: Dëshiroj të theksoj vëmendjen e veçantë që Shoqata Shqiptare e Bankave i kushton Edukimit Financiar. Përfitoj nga rasti të përmend përfshirjen tonë dhe organizimin e disa ngjarjeve të veçanta për Javën e Parasë, që do të zhvillohen në muajin Mars, dhe ftojmë median të ofrojë mbështetjen e saj në këto përpjekje. Ne besojmë se një klient i mirë edukuar është klienti më i mirë. 
Në mbyllje, në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave, dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj, vëmendjen dhe rëndësinë që i keni kushtuar të gjithë aktiviteteve të Shoqatës Shqiptare të Bankave, duke i përcjellë publikut mesazhe nga sektori bankar.
E fundit por e rëndësishme, një falenderim i veçantë shkon për Z. Canacaris për angazhimin dhe kontributin që ai ka dhënë në përmirësimin e Industrisë Bankare gjatë mandatit të tij si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave si dhe për Bordin Ekzekutiv të AAB.
Ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar dhe të begatë në vijim!
Duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj, ju ftojë në pritjen që kemi organizuar për ju. Kam besimin se diskutimet do të na ndihmojnë të zhvillojmë aktivitete të ardhshme më efektive “.
Sigal