Evdal Nuri: 113-Vjetori i Shpalljes të Pavarsisë

Evdal Nuri

Vrionasit , patriot e   firmëtarë   të   Pavarsisë    ….! Iliaz Vrioni dhe Sami Bej Vrioni ishin nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar më 28 nëntor 1912. Presidenti i Francës Macron, vlerëson Iliaz dhe Jusuf Vrionin. “Përveç Kadaresë, i vetmi shqiptar që është dekoruar si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit është Iljaz Vrioni, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe diplomat i shtetit shqiptar. Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtar, ai u dekorua nga Republika Franceze në vitet 1920 si Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.”

1- Iljaz  Vrioni . Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932. Mësimet e para i mori në vendlindje, kuse  të mesmen në Janinë. Shkollën e lartë  në kryeqytetin e perandorisë, ku u diplomua më 1905. Më 1909 – 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit. Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin. Më 1920 ishte delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjës, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme. Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disa mujore u përqendruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922. Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare – pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë. Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para se të ndodhte Lëvizja e qershorit. Largohet nga Shqipëria. Qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike. Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si mininistër i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 .edhe si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926. Në vitin 1946, eshtrat e Iliaz Vrionit (tri mandate kryeministër dhe pesë mandate ministër i jashtëm ), nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë, u zhvarrosën dhe u hodhën në lumin Osum në Berat.

2- Sami Vrioni Lindi më 1868. Ishte i biri i Omer pashë Vrionit. Sami Bey Vrioni ka qenë një anëtar i shquar i familjes se madhe Vrioni te Beratit, Fierit dhe Myzeqes, dikur qytete dhe rajone të provincës osmane të Janinës, në Shqipërine e asajkohe. Babai i tij ishte Omar Pasha Vrioni II (1839-1928).Vetë Sami Vrioni ishte pronar i rreth 5,000 hektarë në rajonin bujqësor të Myzeqesë jugore (sot qendra e qytetit të Fierit).
Ai ishte një prej delegatëve, gjatë Deklaratës shqiptare të Pavarësisë në vitin 1912. Më 1912 shërben si deputet i sanxhakut të Vlorës . Më 28 nëntor emërohet delegat i Fierit në Kuvendin e Vlorës ku dhe firmos Shpalljen e Pavarsisë. U emërua senator në Pleqësinë e dalur nga Kuvendi. Në shkurtin e 1914 si përfaqësues i Beratit, bën pjesë në dërgatën e kryesuar nga i vjehrri, i Esad pashë Toptanit me misionin për t’i shpënë kurorën Princ Vidit. Qe pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes ku u zgjodh delegat (ministër) i Punëve Botore, Bujqësisë . Më 1924 shpresohej që të emërohej kryeministër për të pajtuar opozitën, në vend të zgjedhjes së Shefqet bej Vërlacit . Emri i tij u lakua po ashtu me rastin e Lëvizjes së qershorit për postin e kryeministrit për shkak se e peshonin si liberal nga qëndrimet. U zgjodh deputet në legjislaturën 1923-1925, senator 1925-1928 dhe në legjislaturën e parë të Mbretërisë shqiptare . 1928-1932 po prapë deputet prefekturës së Beratit. Pas lufte arrestohet nga komunistët dhe vdes në vitin 1947.

Sigal

3 Të tjerë Vrionas të persekutuar .
Tri herë e futën në burg Irfan Vrionin, vetëm se fliste kundër komunizmit. U dënua me burgim të përjetshëm dhe vdiq në burg. Qemal Bej Vrioni u ekzekutua në vitin 1950, ndërsa Izedin Bej Vrioni në vitin 1947.

Kahreman Pashë Vrioni vdiq në rrethana të panjohura në vitin 1955. Nermin Vrioni vdiq në gjendje të keqe . Jusuf Vrioni, përkthyes i talentuar u dënua me 15 vjet burg. – Hasan Vrioni , ishte Kryetar i KNACL-së për fshatrat Suk-Strum. Si i pasur dhe për bindje të ndryshme politike në vitin 1946 u dënua me 5 vjet burg. Në vitin1960 u dënua përsëri, por këtë radhë me 10 vjet burg, duke bërë 8 vjet. Në vitin 1967, nga Berati u internua në Strum.

Nesim (Neka) Vrioni, Anëtar i njësitit gueril në Kuçovë. Në qendër të Kuçovës ekzekutoi një nga spiunët italianë. Pas çlirimit, u shpall kundërshtar i regjimit. U dënua me 30 vjet burg. Bëri grevë urie deri sa vdiq. As varri nuk i dihet.

– Ali Vrioni u internua në Libofshë, pasi mendohet të ketë thënë se edhe mbreti Zog ishte i bukur.

– Shehabedin Vrioni, më 1 maj të ‘43 la shkollën dhe me 100 nxënës doli në mal partizan. Pas lufte u bë mësues dhe në fund si i deklasuar përfundoi punëtor.

– Muharem Vrioni, partizan dhe më vonë u internua në Roskovec në një stallë lopësh. –Enver  Vrioni pesë vjetë burg

– Faik Vrionin e pushuan nga arsimi, punëorë edhe pse ishte mësues i shkëlqyer matematike. Po kështu, u persekutuan edhe Hadi Vrioni, Shkëlqim Vrioni, Sabaudin Vrioni, Eshref Vrioni.

Atëhere pse ky qëndrim ? Se kanë qenë të pasur ? Të ditur ? Patriotë ? Apo bujarë?     Një fakt i njohur:  Në Sarajet e Vrionasve në Berat, çdo të shtunë, shtrohesh drekë falas për gjithë fshatarët .Berati  ka vlerësuar figurën e Iliaz Vrionit me emërtimin e sheshit  në qendrër të qytetit. Gjithashtu dhe një shkollë  9- vjeçare mban emrin e “Mehmet Ali Vrioni”.