Ersuin Shehu/ Aeroporti, triumf apo kompromis me humbje?

611
Në fillim të këtij muaji, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me shoqërinë “Tirana International Airport (TIA)”, që shfrytëzon me koncesion prej afro 11 vjetësh aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Koncesionari do të pranojë heqjen e ekskluzivitetit absolut të fluturimeve ndërkombëtare, në këmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me dy vjet më shumë. Ky ekskluzivitet do të kufizohet në një hapësirë prej 100 kilometrash. Në këmbim, “TIA” ka pranuar hapjen e fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit, që është gati prej vitesh, por që nuk mund të përdoret, pikërisht për shkak të ekskluzivitetit që ka aeroporti i Tiranës. Ndërkohë, nëse qeveria do të kërkojë hapjen e aeroporteve të tjerë për fluturime ndërkombëtare, atëherë kontrata koncesionare do të zgjatet me gjysmë viti, për çdo vit që këto aeroporte do të operojnë në periudhën 2016-2027. 

Marrëveshje me kushtet e “TIA”

Pavarësisht entuziazmit të qeverisë shqiptare, marrëveshja duket se është arritur kryesisht sipas kushteve të vendosura nga koncesionari. Pika themelore e marrëveshjes, ajo që parashikonte zgjatjen e koncesionit, është kundërshtuar zyrtarisht nga Autoriteti i Konkurrencës. Në opinionin e vet zyrtar për marrëveshjen, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës kërkon shprehimisht që “të liberalizohet tregu i shërbimit të transportit ajror të pasagjerëve dhe mallrave pa u zgjatur afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e Marrëveshjes”. 

Ky rekomandim nuk është marrë parasysh nga qeveria shqiptare, siç ka ndodhur pothuajse me të gjitha rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës në të shkuarën. Por, ka edhe më shumë. Në marrëveshjen fillestare parashikohej që aeroportet e hapura për fluturimet ndërkombëtare të ishin dy, ku atij të Kukësit i shtohej edhe një tjetër afër Vlorës. Por, në marrëveshjen përfundimtare aeroporti i Vlorës nuk figuron më. Për çdo aeroport tjetër ndërkombëtar që hapet deri në vitin 2027, “TIA” do të përfitojë zgjatje të mëtejshme të kontratës koncesionare. Kjo është një tjetër pikë që tregon se marrëveshja është arritur sipas kushteve të “TIA”. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë nga një aeroport për fluturime ndërkombëtare. Bosnje-Hercegovina ka 3 aeroporte, Kroacia ka 8 aeroporte, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë nga 2 aeroporte. 

Tarifat e aeroportit duhen rregulluar

Sot aeroporti i Tiranës ka tarifat më të larta të shërbimit në të gjithë rajonin. Kostot e larta të kompanive që veprojnë në këtë aeroport reflektohen edhe në çmimet e biletave të udhëtimit për pasagjerët. Madje, sipas ekspertëve, kjo është një nga arsyet pse në Shqipëri nuk veprojnë kompani fluturimesh me kosto të ulët apo “low cost”. Rekomandimi i dytë nga Autoriteti i Konkurrencës, që prej vitit 2014 është rregullimi i tarifave të shërbimeve që ofrohen nga shoqëria “TIA”. Për shkak të pozicionit të kompanisë koncensionari si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se Organi Shtetëror i Autorizuar duhet të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos. Deri tani, Ministria e Transporteve nuk ka bërë asgjë për të adresuar këtë shqetësim. Falë të drejtës së ekskluzivitetit që i njeh marrëveshja e vitit 2004, “Tirana International Airport” është i vetmi subjekt që ofron shërbime të fluturimeve ndërkombëtare nga dhe drejt territorit të Republikës së Shqipërisë. Kjo përbën një garanci për sigurimin e të ardhurave të mëdha. Sipas bilancit të fundit vjetor të publikuar, për vitin 2014, “TIA” siguroi një xhiro vjetore në vlerën e 4.24 miliardë lekëve ose rreth 30.3 milionë euro. Rezultati financiar vjetor ishte pozitiv në vlerën e 972 milionë lekëve ose afro 8.7 milionë euro. Sipas marrëveshjes koncesionare, shoqëria është e detyruar t’i paguajë qeverisë shqiptare 30% të fitimit vjetor që shpërndahet. Për vitin 2014, qeveria shqiptare përfitoi afërsisht 2 milionë euro nga kontrata koncesionare. Nëse mbajmë si pikë referimi bilancin e vitit 2014, shoqëria koncesionare do të siguronte edhe të paktën 66 milionë euro qarkullim më shumë nga zgjatja me dy vjet e kontratës koncesionare. Kjo sigurisht që nuk mban parasysh një rritje të pritshme të volumeve të biznesit gjatë viteve të ardhshëm, për efekt të rritjes graduale të tregut të fluturimeve, por edhe efektin e kundërt, nga transferimi i disa prej fluturimeve në aeroportet e tjerë, që do të ofrojnë tari
Sigal