Engjëll Musai: Paketa e rezistencës sociale, një paketë turpi e Ramës, erdhi pas protestës së qytetarëve për rritjet e çmimeve

328
Sigal
Pas nisjes së protestave nga ana e qytetarëve për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të konsumit të përditshëm, kryeministri Edi Rama paraqiti shtatë masat e “Paketës së Rezistencës Sociale” për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë dhe kriza globale energjetike.

Lidhur me këtë, botuesi i gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai, tha sot në studion e “MCN live”, se paketa erdhi prej presionit të qytetarëve, të cilët, sipas tij, i përçuan frikën e rrëzimit nga karrigia e kryeministrit.

Protestat janë për të mirën e demokracisë, pikërisht edhe paketa erdhi thjesht prej presionit të qytetarëve, por edhe nga frika e rrëzimit të karriges, dhe lënies së karriges. Ai mendon se si të mbajë karrigen e tij, sepse ai e di mirë që kur bëhen protestat, ai ka frikë.

Paketa është e turpshme, sepse të pretendosh se do ti japësh pensionistëve 4 mijë l të pensionit, i bie të jetë e pamoralshme. Në luftë ishim në kohë covidi, sot shtetet  e tjera janë në luftë reale. Kjo paketë është për të mbuluar deri diku rritjen e çmimeve nuk është paketë që ul çmimet e naftës, ajo paketë ishte parë që në krizën e covidit.