Engjëll Musai: Kushtet e BE, “Vajmedetët” dhe “Vajqametët”

503
Sigal

Ja 13 rekomandimet e plota të
përgatitura nga anëtarët e  Komisionit të
Stabilizim Asociimit, BE – Shqipëri

 

Engjëll Musai,

Drejtor i Telegraf


Vendimi i Gjykatës Kushtetuese  për   vlefshmërinë e ligjit të Vettingut i hapi
rrugën  inplementimit të tij dhe kjo
detyron gjyqtarët dhe prokurorët që të justifikojnë  pasurinë e tyre  të deklaruar pranë ILDKPP. Ky vendim i
parapriu interpelancës së një grupi deputetësh me Kryeministrin e vendit në
lidhje me mos fillimin e hapjes së negociatave nga BE. Sigurisht që debatet
politike kërkojnë të mbysin realitetin shqiptarë në tërësi por është e pamundur
që të fshijnë atë çka evropiano- perëndimorët kanë shkruar, të bardhën mbi të
zezë në lidhje me detyrimet e Shqipërisë. Paralajmërimin për mos hapjen e derës
nga BE u dha nga Brukseli  më 7 e 8
Nëntor gjatë  mbledhjes së Komitetit
Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, i cili zbardhi  draftin e  rekomandimeve të përgatitura. Në pikën një të
tij, ritheksohej mbështetja e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe
ju bë, thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të caktojë një
datë për të hapur negociatat. Por kërkohet nga vendi ynë zbatimi me shpejtësi i
reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, raporti i bën thirrje institucioneve
përgjegjëse për të vazhduar zbatimin e ligjit për integritetin e personave të
zgjedhur ose të emëruar në poste publike, pra dekriminalizimin, dhe për të
forcuar procesin e shqyrtimit në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Gjithashtu në raport flitej për një trend pozitiv në operacionet në lidhje me
shkatërrimin e fushave të kanabisit dhe rënie të përgjithshme të fushave të
mbjella, si dhe bashkëpunimit të suksesshëm ndërkufitar, sidomos me autoritetet
italiane, në parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të kultivimit të
kanabisit. Në rekomandimin 12 të këtij dokumenti u bëhej  thirrje të gjitha palëve që të punojnë së
bashku, për të krijuar një mjedis që nxit lirinë e vërtetë të medias dhe lirinë
e shprehjes, duke shmangur çdo formë të censurës në media”. Debatet e djeshme në
Parlament mes Ramës dhe Blushit ,si dhe mes Deputetëve që kishin thërritur Ramën
në Interpelancë dhe socialistëve u interpretuan në këndvështrime të ndryshme.
Para pak ditësh në një shkrim në ‘Telegraf” pata saktësuar raportin përfundimtar
të Komisionerit të jashtëm për zgjerim Johanes Hahn dhe ish presidentit të Radhës
sllovakut Lajçak të cilët ligjin për vetingun e konsideronin si hapin e madh
pas të cilit do të kërkoheshin edhe 5 kriteret e tjera ,pa harruar edhe Kodin e
ri zgjedhor dhe zgjedhjet e ndershme dhe me standarde të 18 Qershorit 2017. Për
të qenë transparent kemi vendosur të botojmë të plotë rekomandimet e komitetit
Parlamentar të Asocim-Stabilizimit BE-Shqipëri.

 

13 rekomandimet e plota të Komisionit
të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë. (4 Nëntor 2016)

 

Anëtarët e Komitetit Parlamentar i Stabilizim-Asociimit
(BE-Shqipëri) shqyrtuan çështjet e mëposhtme:

·        
Mënyrën
e zhvillimit të marrëdhënieve Bashkimi Evropian-Shqipëri;

·        
Zbatimin
e reformës në drejtësi;

·        
Luftën
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

Reforma zgjedhore dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme Komiteti
Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, në përputhje me Rregullin 3 të Rregullave
të Procedurës dhe Nenit 122 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
BE-Shqipëri, u drejtohet me Rekomandimet e mëposhtme Këshillit të
Sabilizim-Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian:

1.
Rithekson mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin
Evropian kur reformat në pika kyç të jenë zbatuar dhe të pakthyeshme; mbështet
hapjen e negociatave duke marrë parasysh progresin domethënës dhe fazën bindëse
e zbatimit të këtyre reformave; beson shumë se hapja e negociatave do të ofrojë
një nxitje të fuqishme për të miratuar dhe zbatuar bashkësinë e plotë të
reformave që kanë lidhje me BE-në;

2.
I bën, kështu, thirrje Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian që të caktojë
një datë për të hapur negociatat dhe që Shqipëria të zbatojë me shpejtësi
reformën në drejtësi në tërësinë e saj dhe të sigurojnë një progres të
vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të mëtejshëm për sa u përket zbatimit të pesë
prioritet kyçe, të nevojshme për nisjen e negociatave;

3.
Vlerëson miratimin unanim të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi
në 22 korrik 2016 dhe për qëndrimin mbështetës të treguar nga të gjithë
deputetët në këtë rast;

4.
Nxit Shqipërinë të mbajë këtë ritëm pozitiv të reformave dhe të miratojë me
shpejtësi të gjitha ligjet e nevojshme për zbatimin e plotë dhe në kohë të
reformës në drejtësi; vë në dukje se miratimi i këtyre ligjeve, ngritja e
institucioneve përkatëse, dhe nisja e zbatimit do të vlerësohet nga Komisioni
Evropian duke marrë në konsideratë hapjen e Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të
drejtat themelore, dhe Kapitullit 24 – Drejtësia, liria dhe siguruar të
negocimit, të cilët në përputhje me praktikën e vendosur pritet të hapen të
hapen të parët dhe të mbyllen të fundit në procesin e negocimit; ritheksonte
një reformë tërësorë dhe gjithëpërfshirëse është jetike për të siguruar
efikasitet, profesionalizëm, pavarësi dhe llogaridhënie në të gjithë këtë
sektor – nëse zbatohet e plotë, do t’i sjellë përfitime të mëdha për qytetarët
shqiptarë dhe do të rrisë besimin në sistemin gjyqësor dhe institucionet
shtetërore në përgjithësi, si edhe do t’i japë kuptim drejtësisë;

5.
Mirëpret zbatimin e vazhdueshëm të reformës së administratës publike dhe
reformës së menaxhimit të financave publike duke marrë në konsideratë një
administratë publike efikase dhe që funksionon mirë; bën thirrje për progres të
mëtejshëm në zbatimin e ligjit për nëpunësit civil, duke përfshirë edhe
zbatimin në nivel qeverie vendore, për të siguruar shërbime publike
profesionale dhe të depolitizuara;

6. Nënvizon, se anëtarësimi në BE duhet të jetë një proces
gjithëpërfshirës duke theksuar edhe një herë se dialogu politik dhe
bashkëpunimi ndërmjet partive është e rëndësisë më të madhe për suksesin e
këtij procesi reforme dhe për procesin e anëtarësimit të përgjithësi; po kështu
nënvizon nevojën për të përfshirë shoqërinë civile në proceset e reformave dhe
nevojën për më shumë transparencë dhe mbikëqyrje parlamentare;

7.
Shprehet i kënaqur se Shqipëria mori hapa të mëtejshme në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa ishte vënë në pah, ndër të tjera,
në takimit e 8-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit; vlerëson miratimin e
Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve (bilbilfryrësve); bën megjithatë thirrje
për të rritur edhe më shumë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar
dhe korrupsionit dhe të zbatojnë ligjet plotësisht; u bën thirrje institucioneve
përkatëse të vazhdojnë zbatimin e ligjit për integritetin e personave që
zgjidhen ose emërohen në funksione publike dhe të forcojnë procesin e
shqyrtimit (vlerësimit) të individëve duke marrë në konsideratë zgjedhjet e
ardhshme parlamentare dhe të finalizojnë në përputhje me ligjin hetimet e
hapura;

8.
Kujton se një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit në drejtësi është një mjet i
rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin; vë në dukje se
nivelet e perceptuara të korrupsionit në vend kanë mbetur të larta dhe se
reformat e mara nuk kanë dhenë ende plotësisht rezultatet e dëshiruara;
nënvizon, kështu, se mbetet akoma shumë për të bërë, në veçanti në mënyrë për
të zhvilluar një regjistër efikas hetimesh, procedimesh dhe vendime dënimi të
formës së prerë për korrupsion në nivele të larta drejtuesish dhe për krimin e
organizuar;

9.
Ka mbajtur shënim të trendit pozitiv të operacioneve që kanë të bëjnë me
asgjësimin e fushave të kanabisit dhe pakësimin në përgjithësi të fushave të
mbjella, si edhe të bashkëpunimit të suksesshëm ndërkufitar, sidomos me
autoritetet italiane, në parandalimin dhe shtypjen e veprimtarisë së kultivimit
të kanabisit; nxit veprime të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe të guximshme me
qëllim të zhdukë plotësisht krimin që ka të bëjë me drogën dhe çdo lloj krimi
tjetër të organizuar;

10.
Rithekson se sigurimi dhe zbatimi i plotë i kushteve për zgjedhje demokratike
është shumë e rëndësishme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit
në BE; nxit komisionin e posaçëm për reformën elektorale dhe autoritetet
shqiptare që të sigurojnë që reforma të zbatohet në përputhje me rekomandimet e
OSBE/ODHIR, duke shqyrtuar çështjet më të rëndësishme në kohë përpara zgjedhje
të ardhshme në 2017.

11.
Nxit autoritet shqiptare që të kërkojnë përmirësim të vazhdueshëm të
standardeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë
themelore; nënvizon nevojën për të miratuar Ligjin për Minoritet duke garantuar
mos diskriminimin, të drejta të barabarta dhe mbrojte, integrim të plotë dhe
pjesëmarrje të të gjitha minoriteteve në jetën publike të Shqipërisë;

12.
Nxit të gjitha palët që të punojnë së bashku në mënyrë që të krijojnë një
mjedis që promovon liri të mirëfilltë të medias dhe liri të të shprehurit, duke
shmangur çdo lloj censure në media. Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në rrugën
e reformave të marra në fushën e përmirësimit të klimës së biznesit, që ka
kontribuuar gjithashtu në përmirësimin e renditjes së Shqipërisë në Treguesin
“Doing Business 2016”.

13. Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë rolin aktiv dhe
konstruktiv në rajon; është i kënaqur me afrimin e mëtejshëm me Serbinë; kujton
se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti rajonal janë elementë jetike
të Stabilizim-Asociimit dhe procesit të zgjerimit.

Këto rekomandime u bënë publike nga Bashkimi Evropian në
raportin përfundimtar për Shqipërinë dhe politikën e saj.

 

Këto  rekomandimet PD-ja i lidh personalisht me
Kryeministrin Rama duke i konsideruar si dështime të tij :
Rama është  kthyer tashmë 
në  një  “klloun lëvizës”, herë  në 
facebook, hërë  në  twiter, hërë 
në  Tiranë, herë me karriget e
kryeministrisë  nëpër fshatra, herë  në  zyrën
e tij duke u kacafytur me deputetin gjerman dhe me së  fundi edhe deri në Berlin si “pule e
lagur”. E gjithë shfaqja e tij e shëmtuar dhe e turpshme, lloqe pa fund dhe pa
asnjë  përmbajtje, logori thjesht për të
mos thënë  asgjë  dhe për t’iu shmangur përgjegjësive, pallavra
 pafund , “e lagu, s’e lagu”,
“jo shtatë  po pesë”, ” për
Trumpin, vej bast se humb, jo s’kam thënë gjë”…” për raportet e KE,
“jo Hahni po Kukani apo jo Kukani po Hahni”, dhe pastaj për qëndrimin
e Gjermanisë  “jo Gunteri por
Merkeli”…. Ky do të mbahet mend jo vetëm në  Shqipëri por në  të  gjithë
kancelaritë  e botës si “kllouni
gaztor” që s’bën asnjë  punë,  por duke shëtitur nga një  shfaqje në 
një  tjetër bënë  për të qeshur me gjeste, me lojë fjalësh, me
barcaleta, me batuta….Vajqamet!

 

Nga ana tjetër
Kryeministri Rama iu përgjigj opozitës dhe zërave të tjerë kundra me arsyetimin
se:
Përgjigjen do ta merrni
më 18 Qershor 2017, në zgjedhjet e përgjithshme nga vota popullore. Ndërkohë që
nuk harroi të shtojë si gjithmonë batutën e trashëguar të së majtës
tradicionale “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Vajmedet!