Elmaz Sherifi: “E tha Ulsiu ! Presidenti nuk shkarkohet” !

462
Sigal

 

Filozofi surelist i se drejtes, kur opozita reale ishte ne Kuvend, i deshperuar nga sjellja kushtetuese e presidentit deklaroi ne foltoren ku tjerre filozofine e tij anarkiste se : “nuk kam numerat, se do e shkarkoja presidentin” !
Sapo opozita dorezoi mandatet e deputetit, filozofi surelist ngriti Komisionin Hetimor per shkarkimin e tij, me motivacionin se :”ka shkelur rende kushtetuten” !
Mbi nje vit “hetime” beri Ulo. Tre here Kuvendi i Sajuar shtyu afatet e “pergjumimit” dhe anetaret e tij merrnin shtesa ne paga per veshtiresit e “pergjumimit”.
Si “ekspert” te paligjeshmerise, shkuan si “Breshka te Nallbani” dhe i kerkuan Komisionit te Venecias opinionin, nese e “ka shkelur rende kushtetuten presidenti” ? Jo, tha- Venecia ?
Tani Rama e ka maxhorancen, dhe i voton ligjet me mbi 100 vota. Perse nuk e shkarkoi presidentin qe e etiketonte si “Haxhi Qamili” ?
Shqiptaret po e kuptojne, se filozofi surelist i se drejtes e ka ringjallur vete Haxhi Qamilin dhe po i shkaterron institucionet e shtetit.
E tha edhe vete Ulusiu. Presidenti nuk e ka shkelur rende kushtetuten !
Athere kush e shkeli kushtetuten ? Komisioni i paligjeshmerise dhe Haxhi Qamili !
Nje nga akuzat ku mbeshtetej Komisioni i paligjeshmerise per shkarkimin e presidentit ka qene edhe dekreti i Presidentit per zgjedhjet vendore. Ligjet e logjikes formale vertetojne, se kur Presidenti se ka shkelur rende kushtetuten, dekreti i tij eshte kushtetues, per rrjedhoje zgjedhjet vendore jane zhvilluar ne menyre jo kushtetuese.
Vertetimi i kesaj teze eshte nje nga kushtet e kerkuar nga Parlamenti Europian me 532 vota. E ka deklaruar Raporti OSBE- ODIHR per monitorimin e zgjedhjeve vendore dhe Komisioni i Venecias. Kete do e vertetoj Gjykata Kushtetutese, prandaj maxhoranca nuk e ploteson korumin e saj.
Sa marrezi do te shohin shqiptaret tani qe eshte “trullosur” Xhikja.
Ja shikojeni ! Do e ndryshoj kushtetuten sikur tere bota te dale kunder, deklaron Xhikja. Mbahu o trim i thone Kim dhe Soreka !
Nuk ndalem dot, po nuk me ndalet- thote Xhikja. Po me iken pushteti. Per ate jap edhe xhanin !