Evdal Nuri: Jemi popull fukara …!

223
Sigal

Në të tre kohët. 1-Në të shkuarën na i kanë mësuar prindërit dhe historia! Një vend feudalo- borgjez kur bota kishte kaluar në marrëdhëniet kapitaliste. Shqipëria mbetej vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Evropë. Më shumë se 80% e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori në një vend ku vetëm 11% e tokave ishin të punueshme. Bujqësia dhe blegtoria ishin në nivel mesjetar Të paktën 40% e fshatarëve ishin pa tokë dhe jetonin në varfëri të skajshme.  Edhe kushtet shoqërore mbetën në nivel primitiv. Në veri ende bënte kërdinë gjakmarrja, kurse 15% e popullsisë jetonte në qytete. Kushtet e jetesës ishin të mjera.  Rrugët mbusheshin me turma fëmijësh të uritur që lypnin bukë. Si pasojë e keqësimit të gjendjes ekonomike të popullit, të mungesës së ushqimit dhe të gjendjes së rëndë sanitare në vend sundonte  tuberkulozimalarjaskarlatinafruthi,  tj. Edukimi ishte i mangët. Shqipëria kishte shkallën më të lartë të analfabetëve në tërë Evropën, me 85%. Në të tashmen po i jetojmë.

E shohim, e ndjejmë çdo ditë. Duket në përqindjen më të lartë të të rinjve deri në 24 vjeç që emigrojnë. Në 12-vitet e fundit kanë ikur 700.000 shqiptarë. Në fshat kanë mbetur vetëm pleqtë. Mosha e tyre s’mund të mbledhi prodhimet bujqësore si ullinjë, mollë, perime e tjera. Ato prishen e askujt nuk interesohet! Kur pyetën për arsyet që i shtyjnë ata të emigrojnë. 79%  renditin pagat më të larta për të lënë vendin e tyre. Këto lidhen me standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me vendet ku emigrojnë. Mospërputhja midis ofertës për aftësi dhe kërkesës për punë po stimulon të rinjtë në veçanti të kërkojnë mundësi të përshtatshme pune jashtë vendit. Vendi ynë është një ndër vendet që ka përjetuar më shumë stres vitin e shkuar, me 59% të shqiptarëve, që kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive. Kjo është shifra më e lartë në Ballkan. Jeta është bërë shumë e vështirë. Kjo reflektohet në pagat e pensionet, rritja e çmimeve. Inflacioni arriti në 8 %, më i larti nga viti 1998, duke shtuar se ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë. Në vend janë rreth 769 mijë familje, që mesatarisht shpenzonin në muaj rreth 27 miliardë lekë (rreth 225 milionë euro). Ka dhe kështu! Shitësi i lagjes më çuditi, por dhe më bindi me arsyetimin e tij. Kriza po më ndihmon për të mbijetuar. Të varfërit edhe pse supërmarketet i kanë më të lirë çmimet, vijnë marrin tek unë. Arsyeja se s’kanë lekë e marrin me listë. Tjetër marrin nga 4-5 cingare . Punojmë 16 orë e fitimi mbetet jo më tepër se 30.000 lekë. Kjo është gjendja.

Rreth 42% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime ndaj, një rritje të çmimeve të ushqimeve rëndon më shumë buxhetet e familjeve tona. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%. Korrupsioni ka hedhur themelet tek ne. Fakti që të dy palët janë pasuruar. Mbi bazën ekonomike tregon sa pranë janë me korrupsionin, trafiqet e tjerë. Dy grupet politike e shohin jo objektivisht situatën, por bardhë e zi, sipas interesave partiake. të kundërtave të çon në zhvillim, por kur bëhet e ndershme e jo s’i tek ne! Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruar i bije klasës politike që në 32- vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar futjen në familjen evropiane, të cilës i përkasim. Demokracia është diktaturë në ligj. Por ja që ky ligj nuk po zbatohet tek ne! Të gjithë akuzojnë njeri tjetrin, por asnjë s’e pëson. Ajo s’funksionon nga mirësia apo bujaria e njeriut, por nga lloji i insitucioneve, që ndërtohen. Nëse këto institucione ndërtohen dhe kontrollohen nga vetë partitë ato nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi interesin e përgjithshëm. Koha na thërret që jo vetëm të përmbysim fytyra të veçanta, por të ndërtojmë ato institucione, që nuk lejojnë krijimin e oligarkive. I vetmi garant për këtë, në të mirë është vetëm populli sovran.

Të këqijat më të mëdha të këtij vendi i kanë ardhur nga politika e ligji që bëjnë politikanët në dobi të interesit të tyre duke lënë shteg devijimi për të shpëtuar veten e tyre? Lufta duhet të fillojë kundër atyre që  “ prodhojnë” ligje, por nuk i zbaton. Lufta kundër korrupsionit është vetëm propagandë. Për këtë, vendit i duhen energjitë dhe njerëzit e pastër të tij, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ata besojnë se Shqipëria do bëhet vetëm nga shqiptarët.

Sa shqiptarë ka në botë të ditur, të zot, të mësuar dhe aftësuar në shkollat perëndimore? Ata kanë një përvojë shumëvjeçare në këto vende. Këtyre t’i zgjatet dora, t’i hapen dyert, t’i jepen funksione të rëndsishme në pushtet. Atëhere pse s’bëhet……?!

3-E ardhmja: Lexoni më poshtë e do të bindeni! Të dhënat e fundit “Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfërit.” Kjo është raportuar nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillim. Kjo ka sjellë:”Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Pse kjo dyndje e madhe për t’u larguar:” 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve. Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim, të  cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësi.

4-Pse historikisht  kaq të varfër ? Kjo pyetje më ka shqetësuar që nga koha kur arrita të kuptoj për botën, shtetet, rregjimet, ekonominë, politikën. E njoh mirë historinë e vendit tim, mbasi për të kam studiuar. Jam i shqetësuar: “Pse punët në vendin tim historikisht ecin keq”? Unë di që vendi im është mjaft i begatë. Me një klimë për t’u admiruar! Edhe pse në një sipërfaqe pak më tepër se 28. 000 km2, rrallë gjen të ndërthurura malet, kodrat, fushat, luginat, lumenjtë, liqenet, detet! Me pasuri të mëdha mbi e nëntokësore, që s’i gjen diku tjetër! Pse historikisht kaq keq? Kush na ka “mallkuar” për këtë gjendje kaq të dëshpëruar? Mos vallë “Zoti”, që për dekada hoqëm dorë prej tij duke e mohuar e përçmuar? Mos “natyra” e egër që kemi trashëguar nga kodi gjenetik? Mos “kultura” që ka qenë vazhdimisht e cunguar dhe e politizuar? Mos kemi gabuar që në krye (me ose pa dëshirën tonë ) kemi vënë njerëz që nuk na kanë drejtuar, por na kanë sunduar? Ata vetëm të mira s’na kanë bërë! Vetë i kemi zgjedhur duke ngritur në “qiell” kultin e tyre. E në këtë drejtim: “Mirë na e kanë bërë.