Dr. Zekri Palushi: Surrogacia, “fëmijë për shitje”- një industri mjaft fitimprurëse

67
Sigal

Në vëmendje të  Parlamentit Shqiptar

Projektimi i tij, ka si qëllim, goditjen e rëndë të trashëgimisë qindra-shekullore të bërthamës familjare, dhe të poshtroj në ekstrem, nënat tona fisnike, motrat tona, gratë tona, vajzat tona, dhe përlye, gjithë historinë tonë kombëtare, në qendër të së cilës qëndron familja tradicionale, besa,  nderi, dhe burrëria.

Ditët e fundit pata rastin të ndiqja një debat të organizuar nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, në bashkëpunim me Partinë Demokratike, ku merrte pjesë edhe Kryetari i PDSH-së, Profesor Doktor Sali Berisha. Këtu u diskutua rreth një projektligji tepër tinzarë, që qeveria e Edvin Ramës kishte përgatitur “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

Sigurisht, dhe me shumë të drejtë, ky projektligj do të provokonte rëndë ndjenjat morale të shqiptarëve. Projektimi i tij, ka si qëllim,  goditjen e rëndë të trashëgimisë qindra-shekullore të bërthamës familjare, dhe të poshtrojë në ekstrem, nanat tona fisnike, motrat tona, gratë tona, vajzat tona, dhe përlyer, gjithë historinë tonë kombëtare, në qendër të së cilës qëndron familja tradicionale, besa,  nderi, dhe burrëria.

Vetëm koha e gjetur, për ta publikuar këtë projektligj, tregon një cinizëm të tejskajshëm, mospërfillje të paimagjinueshme, dhe shkëputje totale të këtij narko-rregjimi, nga hallet prioritare, që sot më shumë se kurrë, po i përjetojnë qytetarët e saj. Por kjo s’duhet të na çudisë aspak, sepse ne të gjithë e dimë se qëndrimet barbariko-mafioze të këtij narko-pushteti (tashmë të çertifikuar edhe nga jashtë), lidhen me humbjen e kahershme të busullës së tyre morale. Ata, janë plotësisht të ç’veshur nga vlerat njerëzore, dhe patriotike, -e mbi të gjitha, në fjalorin e tyre, fjala turp, nuk ekziston fare, -e si pasojë,  në shërbim të interesave të tyre, ata kanë instrumentalizuar politikën, parlamentin, organet e drejtësisë, organet e prokororisë, organet e ruajtjes së rendit, vjedhjen, korrupsionin, drogën, krimin, allishverishet, dhe sekserizmin, si mjete për të arritur qëllimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata. Por, përveç përfitimeve monetare, -fushata e tyre djallëzore, (që u shpalos hapur në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku një çift lejzbigesh u martuan), – ka të bëjë me sfidimin e Familjes Tradicionale. Ata, -në bashkpunim edhe me të majtit/socialistët internacional, kanë kohë që bëjnë përpjekje të kamufluara për ta zëvendësuar familjen tradicionale, me tipe të ndryshme familjesh jo-tradicionale, -si ‘familje’ të krijuara nga çifte martesore burrë-burrë, grua-grua, grua-qen, grua-delfin, grua-pemë drusore, …, -si dhe familje çiftesh, me fëmijë të lindur nga gra surrogate).

Qëllimi i krijimit të familjeve jo-tradicionale, është i gjithanshëm, por kryesorja mbetet promovimi i një kaosi social në progres, ndaj të cilit duhet të jemi të gjithë vigjilent, – por ne, le të kthehemi përsëri tek tema e këtij shkrimi, -pra tek surrogacia, -që jo pa qëllim, qeveria socialiste po mundohet ta ligjërojë në Shqipëri. Edvin Rama, është në dijeni të plotë se marketi për fëmijë surrogat në vitin 2025, parashikohet të vlejë mbi 28 miliard dollar Amerikan, (nga 6.4 miliard që ishte në vitin 2018), dhe bash për këtë arsye, ai po nxitohet që në këtë drejtim, Shqipëria të zëvendësojë Ukrainën, Tailandën, dhe Indinë.

Prej kohësh njihet fakti se ndarja e një të porsalinduri nga nëna e tij/saj, – shkakton stres tek ai/ajo, -një stres që shkakton ndryshime të  përjetshme në trurin e tyre, -dhe kjo është po aq e vërtetë edhe për fëmijët, që lindin nga nëna surrogate. Faktikisht, trupi i grave nuk funksionon thjeshtë si një mjet, plotësisht i ndarë nga fëmijët që ata krijojnë.

Termi “surrogacy”, në vartësi se ku përdoret, merr  kuptime të ndryshme, por sigurisht që në këtë shkrim, ne po flasim për shtatzënitë surrogative, -pra  një tip shtatzënie ku një grua e huazuar, (apo e marrë me qera) nga një individ, apo çift individësh, bën marrëveshje, për të mbajtur një shtatzani në emër të tyre, kundrejt një pagese.

Kemi dy lloje surrogacishë: Tradicionale, (ku veza e gruas surrogate fertilizohen me spermën e një dhuruesi, apo të vetë porositës; – dhe surrogaci Gestationale, -ku merret sperma porositësit, apo një dhuruesi tjetër, për të fertilizuar in-vitro  vezën e porositëses, apo një dhurusje tjetër, për të krijuar një embrion, -i cili pastaj implementohet në mitrën e surrogates. Të dyja llojet, përdoren nga Industria e Surrogacisë KOMERCIALE, që është një praktikë mjaft komplekse, e që ngjall shumë diskutime, prandaj konsiderohet edhe si Malum in Se, një shprehje latine që do të thotë:djall në vetvete’.

Në rastin e surrogacisë kommerciale, nëna surrogate paguhet për t’u ba shtatzanë, me kusht që sapo të lindë fëmija, ajo duhet t’ja dorëzojë menjëherë  personit, apo çiftit porositës. Kjo gjë është ilegale në shumicën e vendeve të botës. Prandaj shumë klientë pasanikë, janë në kërkim të grave surrogate në ato vende, si India, apo Tailanda, ku varfëria gjendet gjithkund, dhe ligjet e surrogacisë neglizhohen qëllimisht nga pushtetarët, e si pasojë, skandalet e shpeshta, që kanë shpërthyer në këto vende, i kanë detyruar  qeveritarët për të qenë më rigoroz, në zbatimin e këtyre ligjeve. Kështu që, nga viti 2015, me forcimin e ligjeve në këto vende, Industria e Surrogacisë është rritur shumë, duke u spostuar në Europë, me epiqendër Ukrainën. Edhe pse, që nga viti 2014, ky vend ndodhet në një kaos të madh, të intensifikuar nga okupimi i Krimesë nga Rusia, surrogacia ngelet një biznes mjaft fitimprurës. Me siguri, kjo industri e pistë dhe mafioze, i ka kthyer sytë plotësisht nga Shqipëria, dhe me besim të plotë në Edvin Ramën, ata kanë filluar të jargëzohet, duke pritur legalizimin e surrogacisë, nga Parlamenti Shqiptar.

Me këtë rast, dua t’ju kujtoj parlamentarëve se, më parë se ta aprovojnë këtë ligj, duhet të vihen në dijeni të problemeve të shumta që lidhen me të, dhe të marrin në konsideratë: probleme që lidhen me konfliktet legale, shkelje të ligjit, shkelje të etikës, probleme të mundshme shëndetësore të surrogates, dhe fëmijës, probleme që lidhen me anomali të lindjes, dhe fëmijës, probleme emocionale, dhe psikologjike, etj., etj.,  -që jo rrallë, janë probleme mjaft  të vështira dhe të trishta, dhe shumë shpesh përfundojnë keq. Në lidhje me këtë po ju sjell vetëm disa shembujt më pak tragjik:

Në vitin 2019, -një çift Amerikan, kishte rrefuzuar të merrte në shtëpi, vajzën e vogël 3-vjeçare, të quajtur Bridget, që kishte lindur nga një nënë -surrogate, në Ukrainë, me porosinë e tyre, dhe spermën e vezën e tyre, të bashkuar in-vitro. Kjo vajzë, tashmë e braktisur, për shkak se kishte lindur me pak të meta, jetonte  në shtëpinë e fëmijëve Sonechko të Kievit. Infermierja kujdestare e kësaj vajze ka tentuar disa herë, që ta kontaktojë këtë çift-prind, në Amerikë, por s’ka marrë asnjë përgjigje!

Në vitin 2014, -një nënë surrogate në Tailandë, -me porosi të një çifti Australian, kishte lindur dy binjakë, njeri prej të cilëve ishe me Daun sindrom. Në këtë rast, prindërit porositës, rrefuzuan të merrnin në shtëpi, fëmijën me Down Syndrom, dhe u larguan duke marrë me vete, vetëm binjakun e shëndoshë. Po në Tailandë, në vitin 2018, një Japonezi të pasur (të pa-martuar), i kishin dhënë të drejtën e prindit, për 13 fëmijë, që ai i kishte porositur në gratë-surrogate, një rast që ishte edhe në qendër të skandalit të fabrikës së fëmijëve “baby factory”. Në vitin 2016, në Angli, një çift gei, (martesë burrë-burrë), nëpërmjet Facebook, kishin gjetur një grua të re, me të meta të lehta mendore, me të cilën ishin takuar në një stacion karburanti, ku kishin firmosur marrëveshjen, pas së cilës shkuan në Qipro, ku ju implementuan dy embrione të krijuara nga sperma e dhuruesit, dhe vezët e dhurueses. Çfarë ndodhi në këtë rast? Nënës surrogate, gjatë procesit të lindjes, dështoj njërin prej bebeve, dhe me këtë rast vendosi që beben tjetër ta mbante për vete, duke i gënjyer ata se edhe ai kishte dështuar. Por kur çifti gej e zbuloi të vërtetën, e paditën nënën surrogate, në gjykatën Angleze, për të fituar statusin e prindërve ndaj këtij fëmije, por gjykata, duke gjykuar se niveli i ulët intelektual i surrogatos mund të kishte qenë faktor në atë që ajo t’mos kish qenë në gjendje për të kuptuar implikimet për çfarë ajo kishte firmosur, i dha të drejtë për ta mbajtur këtë fëmijë.

Në vitin 1980, -një nënë surrogate, e quajtur Mary Beth, sapo lindi fëmijën e porositur, jua dorëzoi prindërve porositës, por të nesërmen shkoj në shtëpinë e tyre, dhe u tha se do të mbyste veten nëse s’do të lejohej të shikojë fëmijën e saj. Atëherë ju dha fëmija me vehte, në shtëpi, por pastaj, ajo rrefuzoi që ta kthente, e kështu u fillua një luftë  legale, që ajo e humbi, duke lënë pasoja psikologjike tepër të rënda në jetën e saj.

Ka edhe plot raste të tjera abuzive, ku qendrat e surrogacive, shkelin në flagracë të drejtat e njeriut. -Pra, gra të varfëra, trajtohen si pela, (të ashtuquajtura brood mares), -vetëm për të pjellur, për të pasurit.

-Prandaj, të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë, e të protestojnë ashpër kundra këtij projektligji të turpshëm e ogurzi, -që për përfitime marramendëse, tenton të shfrytëzojë varfërinë qëllimisht të krijuar, –për ta kthyer femrën shqiptare, në një pelë pjellëse.

Nga ana tjetër, ështe tepër çnjerëzore, dhe pse jo, edhe kriminale, ndarja e një fëmije të porsalindur nga nëna e tij, qoftë ajo edhe surrogate.

Marrëdhëniet nënë-fëmijë kanë ekzistuar për aq kohë sa kanë ekzistuar edhe mamalët (gjitarët). Gjatë 200 milionë vjetësh të evolucionit mamalian, janë krijuar lidhje shumë të thella në mes nënës dhe fëmijës saj. Këto lidhje, sigurisht që shërbejnë si burim kënaqësie të papërshkrueshme, por shpesh, mund të kthehen edhe në burim dhimbjesh të mëdha, -dhimbje që i dinë vetëm nënat. Pra, si shifet, lidhjet nënë-fëmijë, janë lidhje të lashta, antike, dhe me shumë vlerë, -prandaj meritojnë të ruhen, të rrespektohen, e të mbrohen si lidhje të shejta.

Kjo tregon se motivet e Industrisë së Surrogacisë, – nuk mbështeten aspak në vlera humane. Qëllimi i tyre është përfitimi, kënaqja e egoizmit ekstrem të njerëzve të pasur, -dhe mbi të gjitha, -në thelbin e kësaj industrie, qëndron politika e shkatrrimit të strukturës së familjes tradicionale

Në Angli, është ilegale për një rritës qenësh, që një klysh nën-8 javësh ta ndajë nga nëna e tij, ndërsa Industria e Surrogacisë, s’ka një limit për këtë, nëna surrogate duhet ta dorëzojë fëmijën, sapo ta lindë, kur faktet, si thamë edhe më sipër, tregojnë se lidhjet emocionale midis një nëne, dhe bebes sajë, janë shumë të forta. – Shtatzania nuk krijon vetëm fëmijën, ajo krijon edhe nënën. Procesi i gjatë i shtatzanisë, krijon ndryshime të pa-rikthyeshme tek truri i një nëne, -ndryshime që e përgatisin atë psikologjikisht, për t’ja përkushtuar gjithë kohën e saj – kujdesit ndaj fëmijës.

Fatmirësisht, në shumë vende të botës, (me përjashtim të Iranit), Organet Ligjore, -për të njëjtën arsye që kundërshtojnë shitjen dhe blerjen e veshkave, apo organeve të tjera njerëzore, -mbeten të vendosura për të kundërshtuar edhe komercializimin e industrisë së surrogacisë.

Politikanët tanë, – veçanërish femrat politikane, duhet të dinë se një fëmijë i lindur nga një nënë surrogate, vjen në këtë botë, ku s’njeh gjë tjetër, përveçse prekjes, zërit, dhe erës së nënës  së tij/saj.

Prej kohësh njihet fakti se ndarja e një të porsalinduri nga nëna e tij/saj, -shkakton stres tek ai/ajo, -një stres që shkakton ndryshime të  përjetshëm në trurin e tyre, -dhe kjo është po aq e vërtetë edhe për fëmijët, që lindin nga nëna surrogate.
Faktikisht, trupi i grave nuk funksionon thjeshtë si një mjet, plotësisht i ndarë nga fëmijët që ata krijojnë. Psh., sipas një fenomeni që njihet si foetal microchimerism, -qëlizat e një fëmije mbeten në trupin e nënës për një kohë shumë të gjatë, -dhe po të lexoni librin Mom Genes të shkrimtares Abigail Tucker, aty do të gjeni të shkruar se “Fëmijët tonë kolonizojnë mushkëritë, shpretkën, veshkat, tiroidet, dhe lëkurën tonë”, duke vazhduar më poshtë se: “gjithashtu, qelizat e tyre, nguliten në palcën e kockave, dhe të gjoksit tonë, ku shpesh qëndrojnë atje përgjithmonë”. Kjo në të vërtetë është konfirmuar edhe nga disa shkencëtar, -ata gjatë punës në kadavrën e një gruaje të vjetër, kanë gjetur qeliza fetal të fëmijës saj, që në atë kohë ishte rreth  të pesëdhjetave.

Pra, s’është aspak e çuditshme që shumë nëna-surrogate përjetojnë trauma komplekse emocionale, trauma që prekin edhe fëmijën e saj. Ky fëmijë, që kur të rritet, patjetër do të mësojë se paska lindur nga një mitër (uterus) gruaje, që në atë kohë ishte dhënë me qera!

Po kështu, vlen t’ju kujtojmë politikanëve tonë se kjo industri imorale ç’njerëzore, i trajton gratë surrogate njëlloj si industria e seksit trajton punonjëset e saj, ‘sex workers’. Në të dyja rastet, femrat fatkeqe për bukën e gojës, nga dëshpërimi dhe varfëria, bien në pre të grabitqarëve, dhe bëjnë marrveshje me to, duke humbur kështu plotësisht vlerat e tyre moralo-njerëzore. Kjo, nuk është vetëm shkalla më e ultë e poshtrimit të një femre, por edhe një formë e dukshme e skllavërimit të saj.

Është budallallëk i madh të mendosh rreth qëllimit ‘bamirës’ të industrisë surrogative, ndërkohë që miliona fëmijë në vende të ndryshme të botës, janë në pritje për t’u adaptuar, – veçanërisht në Ukrainë, ku lufta, dhe abuzimi në masë me pije alkoolike, apo  substanca narkotike, kanë dëmtuar lidhjet familjare. Në jetimoret e keq-paisura të këtij vendi, gjenden rreth 100,000 fëmijë, që për hirë të së vërtetës, duhet thënë se s’ishin më mirë as para luftës, për shkak të ekzistencës së një korrupsioni ekstrem pushtetaro-oligarkik, –jo ma i keq se ai që ekziston prej 11 vitesh në Shqipërinë e Edvin Ramës.

Në lidhje me këtë, edhe pse Agjencitë e Adaptimeve, janë shpesh problematike, shërbimet e tyre mbeten një zgjidhjeje shumë më e mirë, në krahasim me industrinë abusive të surrogacies.

Ndryshe nga surrogacia, – (qëllimi i së cilës është krijimi i një njeriu specifik, “me porosi”, që nëse s’do të plotësojë shijet e porositësit, mund që edhe të rrefuzohet), –adaptimi është një formë e pranueshme njerëzore që ndihmon si për të arritur nevojat e një fëmije fatkeq-ekzistues, ashtu dhe për të përmbushur dëshirën e një çifti, që për arsye të ndryshme, s’ju asht dhanë mundësia që të kenë fëmijët e tyre biologjik.

Kjo tregon se motivet e Industrisë së Surrogacisë, nuk mbështeten aspak në vlera humane. Qëllimi i tyre është përfitimi, kënaqja e egoizmit ekstrem të njerëzve të pasur,- dhe mbi të gjitha, -në thelbin e kësaj industrie, qëndron politika e shkatrrimit të strukturës së familjes tradicionale,-dhe zëvendësimin gradual të saj, me familjen jo-tradicionale, -qëllim në vetvete i së cilës, (ndër të tjera) është edhe reduktimi, apo pakësimi i popullsisë, -pra, ç’popullimi.