1-“Pazar “i ultë, frikë e madhe! Kështu- ishte atëhere
Një koleg më tregonte. “Një mbrëmje kur vajta në shtëpi gruaja më tha: Erdhi G.L. (mik i shtëpisë e marangoz i lagjes ). Ka sjell 10 kg qershi , jepja Profesorit janë qershi Zhitomi. Zhitomi është një fshat në Berat që përmendet për qershi shumë të mira. Ato janë të mira për të ngrënë, por sidomos për reçel. Mendova, do ketë ndonjë hall ky G.L-ja se s’e ka bërë ndonjëherë këtë punë. Mora trastën më qershi e u nisa tek shtëpia e mikut tim të mirë. Edhe pse ishte vonë, s’më zinte gjumi pa mësuar të vërtetën. Takova mikun dhe e pyeta: Ç’janë këto qershi? Do drejtë më tha: “M’i dha X, i ke lënë vajzën për vjeshtë”. Ai e di që ne kemi shoqëri dhe që ti s’ma prish. Jo miku im vërtet ne kemi miqësi, ti më ke rregulluar shtëpitë, por kjo s’do të thotë të bëjmë këto dallavere. Në më do vërtet mos më dëmto! Merri këto qershi. Na dhe këto 15 lekë, se një kg i kishin ngrënë vajzat, e çoja shokut që t’i solli. E betova që ta kryente këtë porosi, ndryshe do ta humbnim miqësinë. Të nesërmen më kthehu përgjigje, duke më sqaruar se vajza kishte hapur librin e ishte ulur për të mësuar. Me kujtohet ky rast, mbase në gusht, u vlerësua me notën 7-të”
Kështu ishte ajo kohë ! Ky ishte morali dhe mirë ishte. Ata që kishin moral të ndjenjës edhe sot e kanë ruajtur. Faktet janë të qartë e s’ka nevojë për komente. Për 200 lekë të fusnin në burg. Me 10 kg qershi apo 2kg raki, s’dilje nga fukurallëku.
2-“Pazar” i lartë, frikë e vogël. Kështu është sot!
Në fakt çdo shoqëri krijon moralin e vet. Me një politikë të mbrapsht. Në këto 34 vjet njerëzit u pajisën me moral të interesit. Që të kryejnë një punë, që e kanë për detyrë, duhet të mendohesh mirë. Kushdo që e ka zënë halli e ka provuar.
Këto ditë Kryeministri pranoi publikisht për gjendjen skandaloze në kadastra. Kërkoi ndjesë publike dhe premtoi për ndryshimin e gjendjes! Në fakt dhe herë të tjera ka patur shqetësime për kadastrat, por s’i vonë pas 12 vjet në pushtet! Duhet pranuar që kemi një administratë të korruptuar. Marrim shëndetësinë. Ka një sorollatje të paparë! Pesë dyer të trokitura, pesë radhë të pritura, për të marrë një recetë. Nëse je i sëmurë do të paraqitesh tek mjeku i familjes. Ai të çon tek specialisti. Ky të jep rekomandim për të bërë analizat. Analizat do t’i çosh përsëri tek specialisti. Me rekomandimin e tij do të përfundosh sërish tek mjeku i lagjes për të marrë recetën. Këto janë 5(pesë) fazat, që një i sëmurë duhet të kaloi për trajtim mjekësor e që vazhdon me muaj sa tek njëri tek tjetri . Kjo është vërtet e sikletshme e lodhshme, sidomos për pensionistët. Fundi ilaçet janë të një cilësie të ulët ose në prag të skadencës. Një fakt bindës .Për yndyrnat të japin ATEROZ, 188 lekë kutia, Vetë mjekët thonë, janë mjell. Na udhëzojnë që t’i zëvëndësojmë me CRESTOR 1240 lekë kutia, pra gjashtë herë më shtrënjtë. ATEROZ të mbeten, farmaciti nuk t’i zëvëndëson, edhe duke paguar diferencën. Ata “të sqarojnë’ që ATEROZ s’i merr asnjë. Na kanë mbetur stoqe të thonë! Dy rrugët janë:” Ose shteti të rrimbursoi ilaçet të një cilësie të lartë, ose s’po shkojmë fare tek mjeku i familjes”.
3- Çdo ditë dëgjojmë
” X dha dorëheqjen, Y u thirr në S.P.A.K i treti është larguar, tjetri mohon gjithçka, duke gjetur mënyra nga më të pabesueshme për t’u justifikuar pasurinë. Edhe kur të çojnë në gjykatë proçesi zvaritet me vite, aq sa bëhen të mërzitshme kur i dëgjojmë . SH.B .A ka deklaruar disa herë :“ Politika në Shqipëri është e gjitha e korruptuar e po pengon integrimin e Shqipërisë . Pse jemi të prirur të përvetësojmë të keqen e të mohojmë të mirën? Nuk mund të jetohet në një vend ku nuk vlerësohen vlerat, ku drejtojnë njerëz të pashkolluar, ku skandali i lë vendin skandalit, e plot të tjera. S’i mund ta vlerësojmë një shtet, kur nuk është në gjendje të mbajë me bukë banorët e vet! Le të justifikohen s’i të duan, por kjo është e pafalshme. Ne në 34 vjet nuk kemi zbatuar ligjin, ashtu sa dhe si duhet. Nuk është kuptuar e zbatuar se demokracia është diktaturë në ligjit. Si rrjedhojë nuk kemi krijuar shtet me plotë kuptimin e fjalës. Jemi të varfër, të lodhur të rraskapitur, të çoroditur nga kjo politikë konfliktuale . Shqipëria po plaket! Ata që po ikin janë të papunë, familjarë të zonave të varfra, ku trofeu i politikës, në rastin më të mirë, është përkrahja sociale. Mbi një milion shqiptarë kanë ikur jashtë vendit! Kjo është arsyeja që vazhdimisht e masivisht braktiset vendi. Sot shqiptarët zënë vendin e parë të azilit.
4-S’i duhet të jetë?
Krejt ndryshe në bazë e superstrukturë. Duhet ndryshuar morali. Është e vështirë, të çrrënjosen ato dukuri negative që janë rrënjosur dekada të tëra. Këto janë bërë pjesë e moralit. Të japësh lekë për provim, drejtësi, mjekësi, për pronat e kudo që të zë halli është kthyer në normë morali! Shpresa vdes e fundit, por më në fund vdes. Do “Zoti” tek ne s’vdes kaq shpejtë, se po vdiq ajo vdiqëm dhe ne me të! Këta shtetarë ia kanë dalë të na e vrasin shpresën, duke u marrë gjithë ditën me moral të shtirur e gënjeshtra dhe jo me punë gjoja në emër të popullit, kur vetë s’janë populli. Në këtë situatë na është sosur durimi për këtë politikë kaq konfliktuale!Të gjitha ç’ka trajtuam na kanë sjellë që të jemi të fundit në Evropë për të ardhurat për frymë, me 15% të mezatares të Evropës .
Kemi arritur në një pikë të jetës që s’duhet të humbasim më tepër kohë për ata që na shqetësojnë ditë e natë me moral të shtirur! Na ka sosur durimi nga kritikat e ndërsjella, të pa bazuara dhe akuzat e çdo natyPo e mbyll me disa vargje të poetit të shquar Rushan Dosti .
Tunde këmborën S.P.A.K. Mbollën dhimjen, varfërinë.
Mbërtheji hajdutët në lak. Larguan nga vendi rininë.
Numëro çdo qindarkë Gradaçelat po kapin qiellin,
mos u lër asgjë në arkë! fukarenjtë lusin për diellin.






















