(Shkak kryesor për këtë humbje ishte mospërfillja e këshillave të Chris LaCivitas, nga lideri i opozitës, Petter Dutton).
Dr. Zekri Palushi, ish këshilltar i Kryeministrit Aleksandër Meksi
Australia sot, pothuajse është në një ditë zie! Partia Puntore (Labor Party), nga ma të majtat në historinë e Australisë, e udhëhequr nga Antony Albanese, një nga socialistët më të devotshëm perendimor, me një inteligjencë minimale, (që kurrë si ka thënë kush “puna e mbarë”), arriti që në zgjedhjet e vitit 2021, (falë manipulimeve kovidiane), të zgjidhej si kryeministri i Australisë! Që nga ajo ditë fatkeqe, Australia, ky vend i mrekullueshëm, nga ma të pasurit, dhe më të zhvilluarit në botë, mori teposhtëzen. Në parantezë, ja vlen t’ju tregoj se që nga 1930, shumica e qeverive janë votuar kundra, vetëm pas mandatit të dytë (tre vjeçar), por mqs qeveria Albanesi, gjithçka që bëri gjatë tre viteve të sajë, e bëri keq, atëherë, populli i mllefosur, mezi po priste ditën e zgjedhjeve, për ta nxjerrë këtë qeveri në opozitë, edhe pse në mandatin e parë të saj. Le të flasim pak më shumë se çfarë shkoi keq, fillimisht për qeverinë në fuqi, (dhe më poshtë, edhe për qeverinë në hije/opozitë). Tashmë dihet se qeveritë, nga detyrat që kanë, dy janë më kryesoret: garantimi i mbrojtjes dhe sigurisë së vendit; dhe sigurimi i kushteve të favorëshme për ndërtimin e një ekonomije të shëndetshme, të suksesëshme, e në rritje të vazhdueshme.
Partia Punëtore Australiane, gjatë këtyre tre viteve, tregoi se këto detyra nuk i interesonin, e kështu, asnjërën prej tyre nuk e rrealizoi! Çdo gjë që mund të shkonte keq, i shkoi keq. Nuk mbajti asnjë prej premtimeve elektorale. Një nga premtimet, ishte se çmimi i energjisë do të ulej me 275 dollarë në vit dhe ndërkohe u rrit me 1300 dollarë në vit. Po kështu, Kina e jargëzuar, herë pas here, pa pikën e frikës, cënon integritetin territorial, duke i ardhur rrotull Australisë, me anijet e saj luftarake, të paftuara, në të njëjtën kohë që vazhdon të “favorizojë” (në interes të saj), qeverinë Albanesi, dhe të mbështesë haptazi kandidatët e kësaj partie, (si motër), që të fitojnë në zgjedhjet lokale, e federale. Në këtë aspekt, duhet thënë se Kina e njeh mirë admirimin e Partisë Punëtore Australiane, njeh mirë shijet socialiste të Albaneses, dhe ministrave të tij, dhe po kështu, komunistët kinez, njohin mirë pa aftësitë e kësaj qeverie, në të gjitha nivelet e saj, prandaj luan me to si “ maca me miun”. Kinezët, gjithashtu dinë se Qeveria Albanesi, me agjendat e saj, i shërben jo Australisë, por agjendës globale.Këtu hyjnë edhe mijëra emigrant të ligjshëm, që kanë shtuar çmimet e shtëpive, por edhe ato ilegalët, që hyjnë çdo ditë, në mënyrë klandestine në këtë vend, e që jo vetëm cënojnë sigurinë, dhe integritetin e këtij vendi, por si rrezultat i kësaj, në Australi janë shtuar krimet, çmimet e gjithçkaje, pra jeta e njerëzve në përgjithësi është keqësuar shumë nën këtë qeveri, dhe pritet të keqësohet edhe më shumë. Dhe nëse flasim për “suksesin” ekonomik të kësaj qeverie, më duhet të përmend borxhin e saj një trilion dollarësh, dhe koston e jetesës, që nën këtë qeverisje, nga një gjendje iritante, që ishte më parë, është kthyer në një gjendje krize.
Peter Dutton dhe Dr. Zekri Palushi
Nuk po flas më shumë, për dështimet e shumta të kësaj qeverie, apo për premtimet e mos mbajtura të sajë, aq më tepër kur dihet se të gjitha qeveritë e MAJTA, në shtete të ndryshme të botës, udhëhiqen nga kryeministra, ministra, e burrokrat të korruptuar, dhe rekrutuar nga mafia globale, me qendër Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrrës, të udhëhequr nga Klaus Schwab, (i cili vetëm dy javë më parë, i akuzuar për korrupsion, u detyrua të japë dorëheqjen), qëllimi i të cilëve tanimë dihet: “krijimi i një qeverie globale, e tipit kinez, ku “s’do të zotërojmë asgjë privatisht, por do të jemi të kënaqur”! Pra, me gjithë këto të këqia, dhe me një urrejtje popullore në ngjitje, Partia Punëtore Australiane fitoi zgjedhjet, e kjo do të thotë se populli i mrekullueshëm australian, (si ata që votuan për të, ashtu edhe ata që s’votuan për të), do t’u duhet të përballohen edhe për tre vite të tjera me agjendat globale (në dëm të popullit, dhe të Australisë) të kësaj qeverie socialiste, radikale të majtë!!! Të jetë kjo, për shkak se australianët e duan socializmin? Absolutisht, jo! Po përse atëhere? Sepse Partia Liberale Australiane, (ku, si unë, dhe gruaja ime, Tina, prej kohësh aderojmë), me një traditë thellësisht konservatore, dhe me rrekorde të shkëlqyera, dhe tepër të suksesshme në zhvillimet e gjithanshme të këti vendi, me lider aktual, Petter Dutton, i cili, mqs e kishte të sigurt fitoren në zgjedhje, (vendosi të mos ndjekë stilin e fushatës elektorale të Donald Trump, dhe t’mos marrë në konsideratë këshillat jo zyrtare të strategut të fushatave elektorale, Chris LaCivitas), Një vendim i papjekur, që i humbi shansin një herë e përgjthmonë, për t’u ba kryeministër.
Por më keq se kjo, ishte vendimi primitiv, që ai kishte marrë për “hollimin” e vlerave konservatore, me shpresë se do të tërhiqte elektoratin “gri”. Kjo rrevoltoi shumë pjesën konservatore të Australisë; përfshi këtu, edhe mua, dhe gruan time. Fenomeni i “hollimit” të vlerave konservative, nga lider konservator, ka filluar të vihet re, në shumë parti konservatore, në vende të ndryshme perëndimore, një fenomen që ka të bëjë më shumë me infiltrimin e të majtëve, qëllimi i të cilëve është pikërisht ky, pra hollimi, apo infektimi i vlerave konservatore, dhe shkatërrimi përfundimtar i tyre. Pra, shumica e australianëve, shprehën rrevoltën e tyre duke votuar për një parti të majtë, jo se vlerësojnë vlerat e së majtës, apo duan socializmin e Antony Albaneses, porse donin t’i jepnin një leksion të mirë, jo vetë partisë konservatore Australiane, por edhe politikanëve konservator, në të gjithë botën, duke ju thënë se: Në se ju, për të fituar vota, ktheni majtas, atëherë ne, në mes dy të majtëve, do të zgjedhim origjinalin; duke theksuar në mesazhin e tyre, se “çfardo që ju të bëni për të majtit liberal “progresiv”, ata kurrë s’votojnë për ju”, dhe kjo është mëse e vërtetë, besimtarët e majtë, në përgjithësi janë kultist pervers, që kurrë nuk ndryshojnë, dhe nuk hanë asnjë arsye. Pra, dallimet në mes të vlerave të Djathta, konservatore, me ato të Majta liberale “progresive” janë diametralisht të kundërta, dhe krejtësisht të papajtueshme, dhe s’është aspak e turpshme, që t’i shpalosim këto vlera kudo që jemi, dhe t’i rreflektojmë ato kudo, në familje, në shoqëri, punë e kudo, dhe të jemi tepër krenar për to.
Në këtë aspekt do të thoja se populli shqipttar, nga natyra, trashëgon vlerat më të pastërta konservatore, (që çdo popull tjetër, do t’ja kishte vërtetë lakmi), e si i tillë, llogjikisht, shqiptari kurrë s’mundet që ta justifikojë votimin në favor të së Majtës, pra, në favor të partisë socialise, apo “Rilindjes” së Edi Ramës, aq më tepër, kur shumica e shqiptarëve e kanë përjetuar skëterën komuniste për rreth 50 vjet, gjatë së cilës, rreth 6000 shqiptar, jo vetëm që u torturuan, e u poshtëruan, por edhe u pushkatuan, e për më keq, shumica e tyre mbetën edhe pa varre, pa përmendur këtu, edhe mijëra të internuar, që humbën, fëmijërinë, rininë, shpresën dhe jetën, në kampet e koncentrimit, dhe pa përmendur këtu, jetën e trishtë, në ankth, të pasigurt, dhe në varfëri ekstreme të vazhdueshme, që ju imponua pjesës tjetër të popullit të thjeshtë. Pra, Bashkatdhetar të nderuar!
Më 11 Maj, para se të hidhni votën në kutinë e votimit, ju duhet t’i mendoni, dhe kujtoni të gjitha këto, ju duhet të dini se 11 Maj, është e vetmja Ditë Shprese për ju, familjet tuaja, Shqipërinë, dhe kombin shqiptar, dhe mos harroni se një ditë të tillë, kurrë s’do vijë më për ju, prandaj për hirë të Zotit, të Kombit, dhe të Familjes, me këtë shans të dhënë, çlirojeni vehten tuaj, nga kthetrat e mafies narko pushtetare të Edi Ramës, duke votuar UNANIMISHT kundra tij, dhe të gjithë atyre që e rrethojnë, Bëjani këtë shërbim fëmijëve tuaj, grave tuaja, nënave tuaja, motrave tuaja, Shqipëris tuaj, Kombit tuaj duke votuar për Opozitën shqiptare, të drejtuar nga Simboli i Demokracisë Shqiptare, Profesor Doktorr, Sali Berisha, njeriu më me eksperiencë, që Shqipëria ka në fushën e qeverisjes. Dhe, me bindje të plotë, ju siguroj se gjatë qeverisjes së Tij të tretë, Sali Berisha, jo vetëm që do të përmbushë premtimet e tij, të dhëna gjatë fushatës, por, duke e njohur mirë, dhe nga shumë afër, karakterin e Tij fisnik, e burrënor, mendoj se përveç premtimeve, Ai, do të bëjë gjithçka, për të korrigjuar edhe gabimet e qeverive të më parëshme, që Ai ka drejtuar.
Dr. Zekri Palushi, dhe Drejtori i ‘Telegraf’ Engjëll Musai, në Parlamentin e Australisë, në kryeqytetin Canberra.