Dr. Zekri Palushi: Propaganda komuniste dhe burgosja pse dëgjonim Zërin e Amerikës

574
Sigal

Dr. Zekri Palushi, Ish-këshilltar i kryeministrit shqiptar *

 

Miqësisht, nga Australia, për Zonjën Juri Kim!

E dashur zonja Ambasadore, fakti që sot Ju jeni në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm diplomatik, si e përzgjedhura e ish-presidentit Donald Trump, tregon mjaft për vlerat tuaja  njerëzore konservative, dhe profesionale. Virtyte që shqiptarët i vlerësojnë dhe respektojnë shumë, -e aq më tepër, kur ne dime që Ju, përfaqësoni Amerikën, Mekën e shqiptarëve në shekuj. Edhe në atë kohë, kur(sipas propagandës komuniste), imperializmi Amerikan, “na kishte në grykën e pushkës, e ne i kishim ata në grykën e topit,” shqiptarët prap se prap strukeshin nëpër skuta, për të dëgjuar në radio, “Zërin e Amerikës”. E si pasojë,shumë nga këta, u kapën, dhe për këtë akt “kriminal” u akuzuan, e përfunduan ndër burgjet komuniste -ku u kalbën, apo në rastin më të “mirë”, edhe u pushkatuan. Më kujtohet mjaft mirë një “shaka” e improvizuar, që shqiptarët nën zë, e përsëritshin në bisedat konfidenciale në mes njëri-tjetrit: “Ah të kishim me i shpallë luftë Amerikës, me shpresë që të na pushtojë”! Në të vërtetë, kjo nuk ishte një shaka, por një ëndërr shprese e atëhershme, që dilte nga një deshpërim ekstrem, i akumuluar gjatë 50 viteve, kur “komunistët”, me një vullnet djallëzor të jashtëzakonshëm, nuk humbisnin as edhe një minutë, për të bërë punët e tyre, në drejtim të shkatërrimit të historisë, traditës, zakoneve, kulturës, besimeve fetare, ndershmërisë, patriotizmit, e gjithçkaje tjetër, që përfshihej në vlerat njerëzore konservative shqiptare.

Me punën e tyre, ata kishin si qëllim kryesor, shkaktimin e një mutacioni gjenetike në DNAn e shqiptarve, për të përmbushur një nga ëndrrat kriminale të diktatorit Enver Hoxha, që ishte: “Krijimi i “Njeriut të ri, me tipare komuniste”! Ata, nëpërmjet “Luftës së Klasave”, shkatërruan popullin shqiptar së bashku me virtytet e tij fisnike. Ndërsa me krijimin imagjinar të “Grupeve armiqësore,” hëngrën edhe njëri-tjetrin. Me këto dy armë autentike, komunistët qenë mjaft të suksesshëm, në zbatimin e ëndrrave të tyre. Ata arritën që gjatë përiudhës së sundimit të pushkatonin të paktën 5.487 qytetarë, “armiq”(ndër to edhe  450 gra). Në listat e të pushkatuarve, mungojnë shumë emra njerëzish, (ndër to edhe gjyshi im, Myslim Çejku). Pra shumë të tjerë si gjyshi im, kanë ikur në atë botë, pa u numëruar! Në këtë rast s’duhet të harrojmë 24.155 të burgosur, ndër to 7.367 gra, që u torturuan në mënyrat më barbare, nga “specialistët” kriminelë të Ministrisë së Brendshme, (shumë prej tyre, përfshi edhe gjyshin tim, vdiqën nga torturat, dhe trupat e tyre, u hodhën në Zallin e Kirit, apo lumenjë e tjerë të Shqipërisë). Në shenjë rrespekti të veçantë, për vuajtjet e tyre, duhet të kujtojmë edhe mbi 70.000 shqiptar, që kaluan të ‘zezat e ullirit’, të ndryrë gjatë gjithë jetës së tyre, në Kampet e Përqëndrimit.


Zonja Ambasadore, kjo ishte një përmbledhje tepër e shkurtër, si parantezë për të ardhur tek situata aktuale, ku shqiptarët, në një dëshpërim të thellë, veçanërisht të akumuluar gjatë këtyre 8 viteve të fundit, nën qeverisjen më të korruptuar, (ndoshta në botë), të PS, (një mutacion gjenetik i vonuar i Partisë Komuniste), që sigurisht udhëhiqet nga bijtë dhe bijat më të zellshme të komunistëve të atëhershëm), të përkrahur në heshtje nga  “opozita” e Lulzim Bashës. U ka shkuar “thika në palcë”, kjo është edhe arsyja që ata me të drejtë po ndjekin ‘Foltoret’, këmba-këmbës. Me një entuziazëm të paparë ndonjëherë, ata shprehin mbështetjen e tyre të parrezervë ndaj Udhëheqësit Historik të PDS, ish-presidentit , dhe ish-kryeministrit, profesor Sali Berishës, i cili guxoi në fillimet e vitit 1991, të përballohej me komunizmin më të egër në botë. Ndërsa tani po guxon që të përballohet me bandat më të rrezikshme socialisto-mafioze shqiptare, që me votën e korruptuar, kanë uzurpuar pushtetin, duke e rrjeshtuar Shqipërinë në një nga vendet e para në botë, këtë rradhë, jo veç për varfëri, por edhe për drogë.

Çuditërisht: për këtë situatë të jashtëzakonshme, “Departamenti Blinken”, nuk akuzon shkaktarin e vërtetë, Edi Ramën, por, Sali Berishën, “faji” i vetëm i të cilit është rikthimi i tij në parlamentin shqiptar, me votat e popullit shqiptar. Vlen të theksohet se Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, ishte tërhequr nga posti i kryetarit të PDSH, dhe në një “pasivitet” aktiv, ai nuk humbi instinktin e tij patriotike, në mbrojtje të trashigëmisë së vlerave njerëzore, historike, si dhe sovranitetin individual, përfshi edhe atë territorial të Kombit shqiptar. Në këto kushte, fill pas rizgjedhjes së tij në Parlament, shpallet “Persona non-grata,” për një korrupsjon kurrë të bërë. Zonja ambasadore! Shqiptarët janë një popull i varfër, por në të vërtetë, nga më të zgjuarit në botë. Ata kuptojnë mjaft mirë, (atë që edhe ju besoj se e kuptoni), se qëllimi i vendimit të “Departamentit-Blinkën”, ndaj Berishës, nuk mbështetet aspak në “korrupsionin” imagjinar, të para 8 viteve, por në guximin e tij për të besuar në të VËRTETËN, dhe mbrojtur atë. Po kështu, për guximin e tij të jashëzakonshëm, për të mbrojtur kufijtë tokësor kombëtarë, dhe për të luftuar korrupsionin fatal, që po “hanë për-së-gjalli,” popullin e shumë vuajtur shqiptar.  Vendimi i Blinken, nuk mund të çvendosë vemendjen botërore të përqëndruar në korrupsionin e gjithanshëm të disa zyrtarëve në SHBA, nën hijen e “burrit prapa perdeve,”  George Soros. Blinken-i “s’mund ta mbulojë diellin” me shoshë. Korrupsioni i disa prej udhëheqësve të Partisë Demokratike në pushtet, kanë komprometuar thellë vlerat Amerikane. Është ky korrupsion që duhet të shqetësojë jo vetëm popullin patriot Amerikan, por të gjithë botën, për mundësitë potenciale që mbartë, për të shkatërruar, si SHBA, ashtu dhe Civilizimin Botëror. Me që më sipër përmënda Sorosin, më duhet të them se për këtë emër, kam pasur një simpati të veçantë në atë kohë kur unë, në detyrën e këshilltarit të kryeministrit, bashkëpunoja me NGO-të, (Organizatat Jo-qeveritare, jo-fitim-prurëse), dhe kordinoja veprimtarinë e tyre, për aq sa më lejonin kompetencat.


Pra ndër këto NGO, ishte edhe Fondacioni Soros, me përfaqësues Fran Nazin, një Amerikan me origjinë shqiptare, -njeri mjaft i mirë, e i urtë. Siç ju thashë, në atë kohë kisha mjaft respekt për Soros-in, dhe fondacionin e tij, por bazuar në disa informacione, si dhe konstatime personale, vija re se ndihma kryesore po u jepej fëmijëve të ish-komunistve, që me bursat e Sorosit, shkonin për studime në vende të ndryshme të botës. Për këtë arsye, në një takim me z. Nazi, në zyrën time, i thashë: “Fran, me sa shof, fondacioni juaj, po ndihmon më së shumti komunistët, se sa të përsekutuarit”. Ai m’u përgjigj: “Ne s’mundë të bëjmë dallime….. Përgjigja e tij ishte mjaft e siqertë, por në të njejtën kohë, ai tregonte edhe një naivitet, rreth realitetit të atëhershëm shqiptar. Ai s’kishte ndonjë urrejtje për komunizmin. Atëherë, në një bisedë tjetër që pata me ish-ambasadorin William Rayerson, një njeri shumë i mirë, i zgjuar, i qetë, dashamirës i Shqipërisë, dhe PDSH-së, së atëhershme,që fliste edhe shqip… Ndër të tjera e pyeta, nëse ai dinte ndonjë gjë më shumë në lidhje me prioritetin e këtij fondacioni, në ndihmë të ish-komunistëve. Ai m’u përgjigj me një zë të ulët e delikat: “Ambasada Amerikane nuk ka asnjë kompetence dhe njohuri rreth ativitetit të këtij Fondacioni . Ai është privat, dhe vepron brenda rregullave të veta. Kompetencat tona diplomatike s’na lejojnë të ndërhyjmë, as në punët e tyre, dhe as në punët e politikës suaj.” Zonja Ambasadore, biseda e atëherëshme me zotin Rayerson, më dha një mësim të mirë, dhe përgigjia e tijë tepër diplomatike, e asaj kohe, më solli në vëmendje pozicionin tuaj tepër të vështirë, kur besoj se Ju, (ndoshta jashtë karakterit tuaj, dhe preferencave personale, apo profesionale), detyroheni ti shmangeni neutralitetit diplomatik, për ti ardhur në ndihmë, si PS, -ashtu dhe “opozitarit të sajë”, Bashës, në disfavor të karrjerës suaj, dhe interesave të popullit Shqipëtar. Me fjalë të tjera, në këtë situatë të krijuar nga triada Rama-Blinken-Soros, jo vetëm Berisha, por edhe ju, Zonja Ambasadore, jeni kthyer në një nga viktimat e tyre, një katalizator, apo siq mund ta shprehte  populli pozicionin tënd: “Një mashë në duart e Edi Ramës dhe Blinken-it, për të nxjerrë nga zjarri, gështenjat e Soros-it”. Sigurisht që unë s’ju njof personalisht, por duke u bazuar në historinë e familjes suaj, në historinë e vendit tuaj, si edhe hisorinë e karrierës suaj, e përsëris, e përzgjedhura e presidentit Trump, nxjerr konkluzionin se familja juaj, në kërkim të një jete më të mire, la Korenë, atë vend me bukuri të rralla dhe histori të vjetër, që gjatë viteve 1950-1953, -u ballafaqua me një lufte të përgjakëshme vëlla-vrarëse, pas së cilës, gjysmën e vendit tuaj, e mori gangrena komuniste. Pra një histori pothujse e njejtë me atë të Shqipërisë së viteve 1944- 1991, që jo vetem u nda në dy pjese,  por të dyja pjesët qëlluan të kapen nga sëmundja e gangrenës komuniste, dhe lufta vëlla-vrarëse, e LANÇ, në mes të Shqipëtarve vazhdoj, jo 3 vite, por rreth gjysëm-shekulli. Një gjë tjetër interesante, koincidecë e mirë, është edhe fakti që, miku im Ardian Buzo, një Australian me origjinë Shqipëtare, më ka shprehur shumë kohë më parë, rrespektin e veçantë që ai ruante për popullin Korean, dhe traditat e tijë fisnike, mjaft të ngjajshme me ato Shqipëtare. Ai e njihte mjaft mire vendin tuaj, sepse kishte studjuar atje, dhe më vonë kishte sherbyer edhe si përfaqësues i Australisë, në funksione të ndryshme diplomatike, si në Seul, ashtu dhe ne Pyongyang. Ai njifet edhe si autor i librave të ndryshëm, që ka shruar  rreth vendit tuaj të origjinës, si: “The Making of Modern Korea”,  “Politics and Leadership in North Korea”, etj. Zonja Ambasadore! Për mendimin tim, një njeri i mirë si ju, me një reputacion të shkëlqyer në fushën diplomatike, dhe me një histori të tillë, që din mjaft mirë etiologjinë, fizio-pathollogjinë dhe anatominë e ‘vendimit Blinken’, duhej të distancohej nga kjo lojë e çuditshme, aspak diplomatike, që ju është imponuar.  Distancimi Juaj, do të vlerësohej nga të gjithë, si një gjest i mirë, i ndershëm, njerëzor, e tepër diplomatik. Kjo do t’i ndihmonte shqiptarët që t’i zgjidhin vetë problemet e brendshme. Pakënaqësitë dhe zhgënjimet e popullit shqiptar në rritje, ndaj aleancës së heshtur PS-PD, reflektohen më së miri në Foltoret e njëpasnjëshme, të Sali Berishës, për të cilat, shqiptarët ju luten Juve me përulje që të mbani pozicionin Tuaj neutral diplomatik,dhe nëse s’keni mundësi t’i ndihmoni këto Foltore, të paktën, gjeni mundësitë që t’i respektoni ata, si të vetmin  formacion legjitim, që përfaqëson vullnetin e popullit dhe Kombit shqiptar. Po e mbyll shkrimin tim, me një sygjerim tepër dashamirës: “Ju lutem! Nëse vërtetë jeni një mike e Shqipërisë, kushtoni një vemendje të madhe, dhe kuptoni lejtmotivin e thirrjes së popullit Shqiptar: “O Sali o Hero, Gjithë Shqipëria ty të do.”  Nga Australia, me shumë respekt për Ju.

(Ish-këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi, 1992-1997)