Dr. Zekri Palushi
Ish-këshilltar i Kryeministrit, Aleksandër Meksi
Publicistika e Doktor Pashko R. Camaj sjell një sfidë të madhe morale në ndërgjegjen e popullit shqiptar, e veçanërisht për intelektualët e diasporës dhe patriotët antikomunist.

Me këtë novelë, ku përshkruhen ngjarje tepër drithëruese, e të trishta në dinamikë të trajtuara në përshtatje të plotë me realitetin e atëhershëm, Pashko Camaj, do që jo vetëm të shpreh zhgënjimin e tij ndaj qëndrimit tonë masiv neglizhues, disi nostalgjik, e dashamirës, ndaj komunizmit, por edhe t’na përcjellë një farë sfidimi, apo thirrje shqetësuese për t’na zgjuar nga gjumi, ndoshta sa s’është tepër vonë për ne, për Shqipërinë dhe Kombin tonë.

Sapo kam përfunduar leximin e këtij libri të mrekullueshëm në variantin anglisht me titullin origjinal të publikuar në gjuhën shqipe “BRENGA”, shkruar nga bashkëatdhetari ynë i nderuar dhe intelektual i shquar i diasporës tonë, Doktor Pashko R. Camaj, i cili ka lindur në Mal të Zi, në vitin 1964, dhe në moshën e rinisë së tij, ai ka emiguar në Amerikë, ku edhe sot e kësaj dite, jeton e punon. Novela shtjellon dramën e një familje shqiptare, në perjudhën e herëshme të pushtimit të Shqipërisë, nga komunizmi agresor. Edhe pse autori vetë, nuk e ka përjetuar mizerinë brutale komuniste Enver Hoxhjane, ai ka ditë ta tregojë këtë dramë, me një dhimbje të madhe, që dukshëm, jo vetëm e ka ndjerë thellë në shpirtin e tij, por me një fjalor të pasur, dhe fjalë të gdhendura mjeshtërish, Pashko Camaj, do që këtë dhimbje t’ua përcjellë lexuesve te gjuhës angleze, në formën e një thirrje tejet njerëzore: “Kurrë mos e provofshi komunizmin, shqiptarët e provuan atë, dhe u përvëluan’’. Unë nuk e njoh personalisht Pashko Camajn, por njoh shumë mirë protagonistin kryesorë të novelës së tij, mikun tim të nderuar, atdhetarin patriot, kontribuesin e pa lodhur, të gjithanshëm, e t’gjithhershëm, të çështjes shqiptare Tonin Mirakajn. Shumëkush do të pyeste se pse autori i kësaj novele kishte vendosur që protagonistit të tij kryesor, t’i linte emrin origjinal, Tonin Mirakaj! Për mendimin tim, përgjigja është tepër e thjeshtë, me këtë gjest të pazakontë letrar, ai ka dashtë t’i thojë lexuesit se, “ashtu siç emri i protagonistit është origjinal, edhe historia e shtjelluar në këtë novelë është origjinale, dhe jo pjesë e fantazisë s’ ime’’. S’kam ndërmend të bëjë recensionin e kësaj novele, unë vetëm po mundohem të reflektoj rreth sajë, dhe në këtë aspekt, e gjejë të përshtëshme të them se për mendimin tim, me këtë novelë, ku përshkruhen ngjarje tepër drithëruese, e të trishta në dinamikë, të trajtuara në përshtatje të plotë me realitetin e atëhershëm, Pashko Camaj, do jo vetëm të shpreh zhgënjimin e tij, ndaj qëndrimit tonë masiv neglizhues, disi nostalgjik, e dashamirës, ndaj komunizmit, por edhe t’na përcjellë një farë sfidimi, apo thirrje shqetësuese, për t’na zgjuar nga gjumi, ndoshta sa s’është tepër vonë për ne, për Shqipërinë, dhe Kombin tonë. Fatkeqësisht, ky është rrealiteti i sotëm shqiptar, dhe Pashko Camaj ka të drejtë të jetë i zhgënjyer dhe i shqetësuar, mbasi shumë prej nesh, me dashje apo pa dashje, kanë humbur busullën morale, dhe mundohen ti shmangen, apo ta anashkalojnë të vërtetën, mundohen të harrojnë të kaluarën e afërt komuniste, dhe barbarizmin primitiv, që ky agresor, implemetoj ndaj nesh. Por, si mund t’i harrojmë kaq kollaj mbi 6.000 të pushkatuar dhe mbi 22 %, e popullsisë shqiptare ishin në burgjet-ferr, ku jo vetëm ngrysën rininë e tyre, por edhe vdiqën të rraskapitur nga torturat, dhe puna e rëndë, vdiqën të brengosur për jetën që u shkoj kot, ikën me një brengë të madhe në shpirt, që s’u kënaqën kurrë me njerëzit e tyre të dashur,nuk shijuan, bukën e nënës, ngrohtësinë e familjes, gëzimin e fëmijëve, dhe nëse, disa prej tyre mbijetuan, ata u mplakën në këto burgje duke u poshtëruar çdo ditë, aq më keq, edhe nëse dolën nga burgjet, ata s’kishin ku të shkonin, “Lufta e Klasave’’, kishte ba punën e saj, ju kishte shkatërruar familjet, shumica e tyre ishin divorcuar nga gratë, dhe fëmijët i kishin mohuar si prind. Titullin “Armik i popullit, dhe partisë’’, e kishin të përjetshëm! Shumë prej tyre, kishin vuajtur me dekada në burgje, por kampion, jo vetm në Shqipni, por ndoshta edhe në të gjithë botë, mbetet Sami Dangëllia, me 43 vite burg, vetëm pse, në një festë të Italisë, s’kishte puthur flamurin fashist të asaj kohe, dhe ky “krim i rëndë” i ishte raportu Enver Hoxhës! Shumë prej nesh, mundohen të harrojnë edhe ata, mbi 70.000 të internuarit në kampet famëkeqe të përqendrimit, mundohen të harrojnë mbi 40.000 familje të shpallura kulak dhe të deklasuara, mundohen të harrojnë Revoltën e Spaçit, ku u pushkatuan sfiduesit legjendarë të komunizmit, Pal Zefi, Skender Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj.

Mundohen të harrojnë varjen në litar, për një vjerrsh me katër vargjetë, te poetit Havzi Nela, të harrojnë se “Lufta kundër rehatisë personale ishte objektivi kryesor i Partisë së Punës’’, dhe mbi të gjitha shumë prej nesh, mundohen të harrojnë, se komunistët shqiptare, janë të vetmit në botën post-komuniste, që kurrë s’u penduan, dhe kurrë s’kërkuan falje për krimet e tyre monstruoze, dhe genocidin e ushtruar në mënyrë sistematike kundra popullit të tyre! Përkundrazi, kushdo që sheh qëndrimin e tyre arrogant, çnjerëzor, mospërfillës, skandaloz, përbuzës, dhe thellësisht ofendues që ato vazhdojnë të mbajnë ndaj një populli të civilizuar, dhe traditave të tij të jashtëzakonshme, të bazuara në një Kod Moral, qindra shekullor, natyrshëm do t’ju lindte pyetja: “A ishin, dhe a janë komunistët tanë, shqiptar etnik?! Nëse po, atëhere, si mund të justifikojnë urrejtjen e tyre, kaq të egër që ushtruan me aq vullnet, kundra kësaj popullsie, kur supozohej të ishin jo vetëm pjesë, por edhe mbrojtës të saj ?!’’. Le të kthehemi tek novela, për të ndjekur shkurtimisht kalvarin e vuajtjeve fizike, shpirtërore, emocionale, e sociale të Tonin Mirakajt, dhe familjes së tij, që krejt pa-nevojshëm ju imponuan me forcë nga ai regjim satanik, e që me kalimin e viteve, këto lloj vuajtjesh, shumë shpejt për Toninin do të ktheheshin në një konflikt të brendshëm, ku ai shpesh ndjehej fajtor, ndjehej i turpëruar, vetë-kritik, i pavlefshëm, i abuzuar dhe i diskriminuar nga regjimi, që pas burgosjes së të atit, e kishin përjashtuar edhe nga shkolla. Ai vazhdonte të rritej, me një ndjenjë boshlleku dhe keqardhje të thellë shpirtërore për nënën e tij LENËN, një grua e dashur, e urtë, bujare, e mjaft sojnike, e cila, pas shumë vuajtjesh, e mundimesh shpirtërore e fizike, pa u kënaqur me fëmijët e saj, pa e shijur jetën, iku në moshë të re, duke lanë shtatë fëmijë jetim, në dorë të Zotit.

Kol Bibë Mirakaj, njihej si një nga nismëtarët e parë të hapjes së shkollave në Kosovë, e më vonë rreth vitit 1943, në postin e ministrit të brendshëm të Shqipërisë, Kola kishte tregu vlerat e tij njerëzore, duke vendosur të strehonte në vende të sigurta, mbi 1000 hebrenj të përndjekur nga nazistët. Ku ta dinte ky burrë shteti, se së shpejti, komunistët shqiptar, do të bënin të njejtën gjë, kundër tij, e të tjerëve, por me një dallim: Kriminalitetin e tyre brutal, nazistët nuk e ushtronin kundër popullsisë së vet, ndërsa, komunistët tanë, po!

Po pse duhej që të vuante kaq shumë Tonini, ky djalë i ri, i mirë, i urtë, i zgjuar, observues, e mjaft punëtor?
Çfarë i kishte bërë, apo çfarë mund t’i bënte Tonin Mirakaj atij regjimi imoral, që ishte kthyer në nje makineri të fuqishme shkatrruese, me një motorr gjigant, që punonte vetëm me gjakun e popullit, dhe lubrifikohej me vuajtjet, mundimet, varfërin, poshtrimin dhe skllavërimin e përditshëm, që me një përkushtim të madh, ushtronte çdo ditë mbi to, pra mbi popullin e tij? Për gjithkënd tjetër, Tonini do të ishte një qytetar model, por për komunistët, ai ishte një armik potencial dhe mjaft i rrezikshëm, sepse ishte pjesë e familes Mirakaj, një familje e madhe patriotike, me vlera të larta moralo-njerëzore, që i jepte nderë e rrespekt, jo vetëm Iballës, por edhe të gjithë rrethit të Pukës, e më tej. Kjo familje, tashmë kishte hyrë në hartën e familjeve më të njohura, dhe influencuese të Shqipërisë së atëhershme. Kol Bibë Mirakaj, njihej si një nga nismëtarët e parë të hapjes së shkollave në Kosovë, e më vonë rreth vitit 1943, në postin e ministrit të brendshëm të Shqipërisë, Kola kishte tregu vlerat e tij njerëzore, duke vendosur të strehonte në vende të sigurta, mbi 1000 hebrenj të përndjekur nga nazistët.
Ku ta dinte ky burrë shteti, se së shpejti, komunistët shqiptar, do të bënin të njejtën gjë, kundër tij, e të tjerëve, por me një dallim: Kriminalitetin e tyre brutal, nazistët nuk e ushtronin kundër popullsisë së vet, ndërsa, komunistët tanë, po! Për një mendje normle, cilësitë e mira personale, e familjare, vlerat e larta moralo-njerëzore, bujaria, traditat, patriotizmi i popullit dhe besimi në Zot, merren si pasuri të vyeshme kombëtare, por jo për regjimin komunist. Ata, s’mund të jetojnë në prezencën e këtyre cilësive pozitive, prandaj edhe i urrejnë ato me gjithë shpirtë. Uniteti harmonik, dhe vëllazëror i një populli, ndershmëria, besnikëria, pasuria, traditat, patriotizmi, etj. që i përmendem disa herë edhe më lart, janë thellësisht të pa-pajtueshme me ideologjinë e tyre makabre. Do t’ju kujtoj këtu, se çfar i tha Mehmet Shehu një bashkëfshatarit të tij, që e qortoj për prerje në besë. Ja çfar kishte ndodhur: Një batalion fashist italian, një ditë kishte shkuar në zonën e Mallakastrës, aty kishte pyetur se ku ishin, dhe një fsharar i tregon se ishin në Çorrush, komandantit italian, ju kujtua që një shok i tij, si vëlla, që kishin studjuar së bashku, vinte nga ky fshat, pra ky ishte Mehmet Shehu, për këtë, italiani dha urdhër që t’mos luftohet, ndërkohë, njoftohet Mehmeti, i cili erdhi, u përqafun, dhe shtroj një gosti për to, the pas gostisë, dha urdhër që t’i pushkatonin të gjithë! Pas kryerjes së kësaj masakre, Mehmeti, heqë kapelen partizane nga koka, dhe me gishtin e tij në yllë të kapeles, i thotë fshatarit: Unë për këtë yllë, vras edhe nënën time! Krahasoni këtu dallimin e madh, në mes të një komunisti shqiptar, dhe një fashisti italian! Këto pra ishin komunistët tanë, të cilëve, për të mbijetuar, u duhej që me çdo kusht, e çmim, t’i shkatërronin në themel këto vlera, dhe t’i zevendësonin ato me “vlerat e larta të edukimit komunist’’. Kjo përiudhë e përgjakshme transformimesh radikale, detyroj shumë personalitete të vendit, politikan, intelektual, e patriot, të linin vendin dhe familjet, e të arratiseshin, një prej tyre, ishte edhe Kolë Bib Mirakaj, të cilit, shumë shpejt pas ikjes, i vranë djalin Ndocin, dhe vëllain Pashukun, e sigurisht, pas kësaj përgjakje demonstrative, u interrnua gruaja e Kolës Gjina, bashkë me dy djemët e saj, Moisin, dhe Lekën, të cilët u tretën për dekada në këto kampe koncentrimi.


Ndërkohë, edhe babai i Toninit, Zefi, kishte hyrë në burg, nga ku, në një moment të përshtatshëm, kishte mujt të ikte, e të fshihej në malet, e bjeshkët e Pukës, si pasojë, edhe Toninin, me nanën dhe motrat e tij, i kishin internue në po këto kampe. Nga ana ime, unë këtu do të shtoja edhe një tjetër anëtar të nderuar, dhe shumë të rrespektuar të kësaj famile, që për Toninin, ky ishte “Axha Fran’’ pra, e kam fjalën për t’Lumin Fran Mirakaj, të cilin, pas shumë torturash, e pushkatojnë në Zallë të Kirit, të Shkodrës. Fjalët e tij të fundit ishin: “Rroftë Krishti mbret, dhe Shqipëria nanë’’. Trupi tij i vdekur u hodh atëhere në ujë, ndërsa sot, ai vetë është duke ecur në rrugën e shejtnimit të tij. Siç duket, kjo familje “kriminale” ishte një shqetësim i madh për vetë Enver Hoxhën, dhe rregjimin e tij diabolik monstruoz, prandaj luftoj kaq shumë kundër saj, dhe donte jo vetëm ta shkatërronte, por edhe ta bënte shembull për të tjerët. Historinë e mëtejshme e përshkruan në detaje, vetë Pashko Camaj, por unë do të ndalem shkurt, në momentin kur Zefi ishte liru nga burgu, dhe familja e tij ishte kthyer nga internimi, nana e Toninit kishte vdekur, dhe një vit pas vdekjes së saj, Tonini ishte lirue nga sherbimi i detyruar ushtarak. Imagjinoni atmosferën trishtuese të kësaj familje, ankthin, gjendjen emocionalo-psikologjike të krijuar, nga njëra anë, prej mungesës së nanës, dhe nga ana tjetër, ishte pasiguria dhe frika. Të gjithë e dinin, dhe e ndjenin se tani ishte përsëri radha e Zefit. Dhe shumë shpejt, pas tij, do t’i vinte radha edhe Toninit. Këtë e dinte mjaft mirë, Zefi, prandaj në mendjen e tij, ai kishte vendosur të arratisej me të gjithë fëmijët e tij, në Jugosllavinë e atëhershme, duke shkuar në Amerikë. Sigurisht që ishte një vendim i vështirë në ekstrem.
Zefi i ndjente mizat e sigurimit që po i silleshin rreth kokës, dhe e kuptonte se nga dita në ditë, nga ora në orë, mund të kapej, kështu, pas një debati me Toninin, kur po shihte një far rezistence të llogjikëshme, ai ndër të tjera i tregon edhe amanetin e Lenës, e cila në minutat e fundit të jetës së saj i kishte kërkuar Zefit që ti premtonte se fëmijëve do tu jepte një jetë ndryshe, dhe Zefi ja kishte premtuar këtë. Duhet të themi këtu se përveç amanetit shumë prekës të nanës, ishte edhe karakteri observues i Toninit për të parë gjithçka, çfar ndodhte rreth tij, kështu i bindur, ai i thotë të atit: “Unë do të shkoj kudo që ju doni të shkoni’’. Ky ishte një veprim tepër i guximshëm, aq më tepër kur shembuj të tmerrshëm kishin ndodhur në kufijtë shqiptar, ku shumica e atyre që e kishin provuar më parë, ishin masakruar në mënyrat ma ç’njerëzore. Këto i kishte dëgjuar Tonini, por ato çfar kishte parë me sytë e vet, i kishin lanë gjurmë të thella në mendje, shpirt, e zemër. Shpesh i vinin në kujtesë skena të ndryshme trishtuese si ajo e Marash Dedës, një çoban bujar, që jetonte me familjen e tij në bjeshkët e Iballes. Një ditë të ftohtë, me borë, e furtunë, Marashi kishte parë në distancë një grup njerëzish duke ardhur, dhe menjëherë i ishte drejtuar grues së tij, duke i thënë: “Grue, fut pak ma shumë dru në zjarm, se do njerëz janë duke ardhur, dhe do të jenë duke mërdhitur’’! Kur këto njerëz arritën tek dera, Marashi menjëherë hapë derën me mirësi, duke ju thënë: “O mirë se u ka pru Zoti’’ ndërkohë, njëri prej tyre, papritmas e godet me qytë të pushkës në gjoks, aq shumë sa Marashi rrëzohet për tokë. Pastaj të lidhur me zinxhirë, e marrin tek posta ushtarake e fshatit për ta pyetur më tej në lidhje me ‘ndihmën’ imagjinare që Marashi supozohej t’ju kishte dhënë nacionalistëve të fshehur në male. Por çfarë mund t’u thoshte i shkreti Marash, ai s’dinte gjë, por kjo nuk mund të justifikonte pushimin e torturave, përkundrazi, ato intensifikoheshin, deri në atë shkallë, sa një mendje e shëndoshë kurrë s’mund ta mendonte, por sigurisht, mendja ‘gjeniale’ e Kapiten Koli Mborjes ishte mjaft pjellore, kështu ai urdhëron që të zihej dhjam derri, dhe ashtu duke vluar, të hidhej në shpinën e ç’veshur të Marashit. Kjo ishte edhe tortura e fundit që i mori jetën këtij malësor fisnik, “në shenjë mirënjoje’’ për mikpritjen e tij. Një rast tjetër, që Toninit i kishte mbetur në mendje, që kur ishte 12 vjeç, ishte edhe ai, i Prek Prendit të Miliskasë. Një ditë, atë e kishin lidhur me tel hekuri të ndryshkur, dhe pas disa torturash paraprake, me një sy të nxirë, e të ënjtur, po e çonin drejt postës partizane të fshatit, për “formalitete’’ të mëtejshme zyrtare, që do të vazhdoheshin nga kapiden Xhemali. Këtu, edhe pse Prekës i kishte dalë shpirti nga torturat, kapiden Xhemali, për të zgjatur më shumë kënaqësinë e tij sadistike, urdhëron që edhe ta pushkatojnë! Sjellja në kujtesë e këtyre skenave makabre, ja kishte lehtësuar shumë Toninit, vendimin për t’ju bashkuar planit të arratisjes, që i ati Zefi, e kishte llogaritur me hollësi në mendjen e tij. Sigurisht ai kishte marrë parasysh se shanset për sukses ishin shumë të vogla, por deshira e madhe për t’ju dhanë një jetë tjetër fëmijëve të tij jetim, dhe besimi në Zot, i kishin dhanë zemër e shpresë. Dita e arratisjes erdhi, dhe Pashko Camaj e përshkruan në detaje ankth-sjellëse, sikur t’kishte qenë vetë aty, prandaj unë nuk po ndalem aty por po ndalem pak tek intensifikimi në maksimum, i ndjenjave njerëzore, të kësaj familje, që s’i kishte mbetur rrugë tjetër mbijetese, përveç arratisjes, një rrugë tepër e dhimbshëm, me rrezik të madh, që shpesh përfundonte në fatalitet. Kjo rrugë, me shumë ankth, frikë, e emocione të thella, filloj me braktisjen e detyrueshme të shtëpisë, që Zefi, për t’i konfuzue sigurimsit, kishte filluar ta ‘meremetonte’ dhe vazhdoj deri në kufi, kalimin e suksesëshëm të kufirit, në territorin e Jugosllavisë së atëhershme komuniste, në Gjakovë, e më vonë në Podujevë, që për ironi të fatit, ishin po toka shqiptare, dhe prej këtu, më pas, në kampet e Kroacisë.

Shumë vite kaluan në këto kampe, ku kërkush nuk e dinte fatin e tij, dhe as çfar mund të sillte e nesëmja. Kjo pasiguri, e stresonte Toninin tej mase, aq më keq, kur ai merr vesh se babën ja kishte burgosur UDB-ja, dhe e keqja arrinë kulmin, kur dikush i tregon Toninit se po kjo UDB, ja kishte mbytur babën në burg. Tashmë Tonini, një djalë i ri, rreth 24 vjeçar, kishte mbetur fillikat vetëm, në një vend të huaj, në rrethana jashtzakonisht të vështira, ku përveç shtimit të vuajtjeve shpirtërore nga humbja e babës, ndër të tjera, tash e mbrapa atij do t’i duhej të luante edhe rrolin e babës dhe nanës për pesë jetimët e mitur. Në këto rrethana tejet vetmuese, në kampin e Gerovas në Kroaci, ku ndodheshin prej kohësh, ai, jo vetë që kishte pregatitur planin e arratisjes së dyte, por ishte në ditën e tretë të zbatimit të këtij plani. Për t’ju shmangur “syve vigjilent’’ ishin të detyruar të ecnin nëpër male, vetëm natën, dhe në shtigje të pa shkelura, drejt Italisë, pa e ditur mirë, se ku binte ky vend. Për këtë arsye, shpesh herë humbnin orientimin, e kështu, mëngjezi i gjente po aty ku kishin qenë një ditë më parë. Sigurisht, ‘’busulla’’ orjentuese për Toninin, ishte lindja, dhe perendimi i djellit. Pas një lodhje ekstreme, sigurisht edhe të uritur, dhe në deshpërimi të plotë, Toninin e zën gjumi në pyllë, ku në një andërr, i shfaqet nana e vet, e cila ndër të tjera i thotë: “biri im, mos u shqetëso’’, dhe duke i tregue me dorë një rrugë të rrethuar me kryqe në të dyja anët, i thotë: “ti je në këtë rrugë, dhe ndiqe atë’’. “Bashkëbisedimi’’ i Toninit me nënën e tij të dashur, i dha konfidencë, dhe disi, edhe shpresë, që së shpejti do të arrinin në destinacionin e duhur, dhe kështu ndodhi. Pas rreth 200 kilometash rrugë, vuajtje, stres, uri, frkë, e pasiguri, ata tashmë ishin diku në rrethinat e Triestes, në Itali, ku Tonini u thotë motrave dhe vëllait, “tash ne jemi se paku të lirë’’ dhe për herë të parë pas shumë kohësh, nën kujdesin e italianve, ato jo vetëm shijojnë, por edhe ngopen me bukë të bardhë, djathë e sallam, dhe flejnë në krevatë me dyshek, jastek, e çarçafë të pastërt. Këtu, ditët ikën shpejt, e kështu s’vonoj edhe ajo ditë fatlume, kur Tonini me vëlla e motra, u shoqëruan për në aeroportin ndërkombëtar të Romës, nga ku, pas tetë orësh fluturim, ndigjojnë një komunikim të pilotit që përfundonte me fjalët magjike: “Mirësevini në Amerikë’’! Ky ishte edhe destinacionin e fundit, i shumë ëndërruar. Tashmë ata kishin arritur në Neë York, të Amerikës, larg, shumë larg ferrit komunist ku shumica e popullit shqiptar do të vuante në pafundësi. Këto vuajtje gjysëmshekullore, që Tonini i la mbrapa, shkrimtari Pashko Camaj, vazhdon t’ja sjell lexuesit me shumë vërtetësi, duke përdorur këtu një protagonist tjetër, që ai në novelën e tij, e quan Mark, të cilin e paraqet si shokun ma të ngushtë, që Tonini kishte pasur në Shqipëri. Sapo sigurimsit kishin marrë lajmin e arratisjes së Toninit, e gjejnë Markun tek një kolibe në mal, ku e torturojnë keq, me pretekstin se nuk e kishe denoncuar ikjen e Tonit, ndërkohë që Marku në të vërtetë s’dinte asgjë për këtë arratisje, por kjo s’kishte rëndësi për sigurimsit, ato vazhdonin me tortura paraprake, dhe pak më vonë edhe e futën në burg.
E kështu, jeta e këtij djali të ri, jo vetë që shkoj kot, por dhe u përdhunos rëndë, për 28 vjet, në burgjet famëkeqe të Burrelit, e Spaçit. Për mendimin tim, ky personazh mund të ishte edhe vetë Tonini, nëse s’do të arratisej, ashtu siç mund të ishim sejcili prej nesh, apo edhe i gjithë populli në tërësi. Kushdo që e ka lexuar, apo do ta lexojë këtë novelë, besoj se do të arrijë në të njejtin konluzion. Pra, Marku simbolizon të gjithë ata, që unë përmenda më lart, të prekur nga kolera e kuqe, dhe lufta e klasave, makabritete që shumëkush mundohet ti fshij nga kujtesa, por kush nuk e dinë se mbi 36.000 shqiptare, u dergjën në burgje, ku dhimbjet më të padurueshme shkaktoheshin jo nga torturat inovative monstruoze, por nga poshtrimet, ç’burrnimet, abuzimet, dhe përbuzjet ekstreme. Në fund, është shumë e rëndësishme për mua, jo ma tepër për të tregue takimin thellësish mallëngjyes të Tonit me Markun, pas 35 vjitesh të gjata, por për mesazhin njerëzor, që këta dy miq të ngushtë, fisnik Iballas, përcjellin në fund të bisedës së tyre përmalluese, para se të ndaheshin, duke ju drejtuar njëri-tjetrit me një buzëqeshje të butë, lamtumire: “E vërteta duhet të tregohet, jo për hakmarrje, por për t’i lanë njerëzit të lirë, në një jetë të pavarur, ku mund të arrinë kapacitetin e tyre të plotë’’. Këto pra ishin ‘armiqtë e popullit, dhe të partisë’, që komunistët i urryen gjithë jetën! Pra, edhe njëherë: si mundet që ne shqiptarët, t’i harrojme, apo të shkelim mbi vuajtjet tona 50-vjeçare? Si mundet të harrojmë revolucionin anti-demokratik të vitit 1997, kur komunistët shfrytëzuan skemat piramidale, për të krijuar një luftë civile, dhe marrë pushtetin me forcë? Si mundet që t’jetojmë me nder, dhe rrespekt, kur në pushtet janë po ata komunist, apo bijët e tyre arrogant dhe thellësisht të korruptuar, që për interesat e veta, jo vetëm që shesin çdo ditë copa Shqipërie, por edhe më keq, -Shqipërisë tonë, sot bota i ruhet, dhe i largohet, sepse tashmë ata e dinë se ne qeverisemi jo nga një shtet ligjor, por nga një narko-shtet i korruptuar në çdo qelizë të tij, dhe mjaft i rrezikshëm, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Europën, e botën në tërësi. Për më tepër, -si mundet që ne, populli ynë, toleron të qeveriset nga Edi Rama, kur hiq gja tjetër t’mos dinim rreth aktivitetev të tij kriminale, duhet të na mjaftonte etiketimi i gazetarit të mirënjohur gjerman, Michael Martens, i cili pak kohë më parë shkruante se: “Edi Rama mund të jetë kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia’’ Në këtë rast më vjen në mendje, një thënje e At Zef Pllumit: “Asht i mjer ai popull që nuk ja del me zotnue bijët e vet të këqij’’. Bashkatdhetar të nderur, le t’na shërbejë thënja e At Zef Pllumit, dhe kjo novelë e mrekullueshme e Pashko Camajt, si një thirrje zemre, për tu zgjuar e kthjelluar, e kështu, në këtë 17 Prillë, ti bashkohemi protestës së madhe të Opozitës Demokratike, të udhëhequr nga simboli i demokracisë shqiptare, Dr. Sali Berisha. Le t’i bashkohemi të gjithë kësaj proteste, për ta hequr qafe këtë qeveri të fëlliqur. Vetëm kështu, do të mundemi që t’i kthejmë dinjitetin e merituar vetes tonë, dhe Nanës Shqipëri. Deri në atë ditë, po ju kujtoj vargjet e një vjershe të shkrua nga një partizan që e kishin burgosur fillë pas lufte: “Mora pushkën të luftoja për atdhe, ku ta dinja unë i shkreti, se armiku ishim ne’’! Me këto pak vargje të thjeshta, ky partizan fatkeq, paraqet në mënyrë tepër të sinqertë kanibalizmin komunist. Atyre, kur u duhej, hanin edhe njerëzit e tyre, dhe njëri-tjetrin. Le të hakmerremi ndaj tyre me votën tonë, dhe kurrë më, të mos votojmë, për këtë kult ideologjik gjakpirës, antinjerëzor dhe antikombëtar.





















