Dr. Zekri Palushi: George Soros, influencues i medias globale!

213

“Ky studim i ri i ndërmarrë nga MRC Business, thotë se: Miliarderi Soros, është i lidhur me të paktën 253 organizata mediatike në botë, ky grup mediatik e mbron prej  investigimeve/hetimeve. Për të shkatërruar themelet e civilizimit Perëndimor, për të arritur qëllimin e tij, ai është duke shpenzuar 36 miliard dollar.”

Sigal

Të dashur bashkatdhetarë! Këto ditë, Brian Flood, reporter i Fox News, shkruante rreth një studimi të ndërmarrë për George Sorosin.

Megjithëse aty s’përmendet Shqipëria, ne tashmë e dimë mjaft mirë se si pasojë e drejtpërdrejtë e manipulimeve të tij, Edi Rama, uzurpoi qeverinë, dhe e ktheu Shqipërinë në një qendër korrupsioni, dhe parajsë të vërtetë për mafien kombëtare, e ndërkombëtare, duke ju futur si juve, familjet tuaja, dhe të gjithë kombin tonë, në një rrezik, kurrë të pamë më parë.

Pikërisht për këtë arsye, si dhe për t’ju zgjuar disi nga gjumi ku ju keni ra, nëpërmjet këtij shkrimi desha t’ju njof pak më mirë me këtë oktapodmonstër, që ka tash 10 vjet që u “qeverisë” me një nga tentakulat e tij më të rrezikshme, në qeveri, e në disa nga mediat.

Pra,  ky studim i ri i ndërmarrë nga MRC Business, thotë se: Miliarderi Soros, është i lidhur me të paktën 253 organizata mediatike në botë!

Ky studim gjeti se Sorosi, përdor ‘’bamirësitë’’ e tij, për të ndërtuar marrëdhënie me News Outlets, dhe organizata të mediave aktiviste, ‘’activists media’’.

Grupi suportiv mediatik i Sorosit, ka aftësitë që t’i japë formë opinionit publik, në çdo kontinent, në shumë gjuhë të ndryshme.

Po ashtu, “ky grup mediatik e mbron Sorosin prej  investigimeve/hetimeve, sepse ata e shohin si një aleat, dhe jo si një target/shenjë për investigime’’, shkruajnë analistët e MRC Business, Joseph Vazquez dhe Daniel Schneider.

Në SHBA, Soros njihet për ndërhyrjet e tij masive, në mbështetje të politikave liberale, dhe politikanëve liberal, (pra mbështet të Majtët si: Partinë Demokratike Amerikane…, dhe organizata të ndryshme destabilizuese).

Qysh në zgjedhjet e 2016, ai ka shpenzuar të paktën 200 milion dollarë në mbështetje të kandidatëve politik, ku përfshihen 29 miljon për gjygjtarët lokal, dhe prokurorët, apo gjygjtarët e distrikteve.

Sorosi, ishte dhuruesi më i madh i Demokratëve Amerikan në zgjedhjet, që sapo u bënë (midterm elections), por, sipas MRC Business, kjo ishte një pikë në oqean, po ta krahasojmë me 32 miliard dollar që Sorosi ka futur tek Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, me qëllim që t’i jepte politikës formën e tij të dëshiruar, në shkallë globale.

Sorosi është i lidhur me Projektin Marshall, (Bordi Qeveritar i Disinformimit të administratës së Biden), Projekt Syndicate, openDemocracy (me qendër në Angli), the Poynter Institute’s International FactChecking Netwark, NPR, ProPublica, Free Press, pra të gjitha përbëjnë një grup të devotshëm aktivistësh të majtë, dhe shumë autlete të tjera.

Shumë prej autleteve që Sorosi financon, janë të lidhura me Big Tech, dhe gazetar të tjerë, që i përdor si burime informacioni,  ndërsa të tjerat i përdor thjesht për t’ju bërë jehonë çdo lloj politikani të krahut të Majtë.

Dokumentat tregojnë se një Grup Sekret, i financuar nga Soros, punon prapa skenave me administratën e Biden, për formulimin e linjës së veprimeve, apo strategjive.

Sipas MRC, shumë prej autleteve që Sorosi financon, nuk janë emra të ndëgjuar, por kanë një influencë shumë të rëndësishme, si p.sh., Projekt Syndicate, e shkruar në 66 gjuhë të huaja, e që lexohet në 156 shtete të ndryshme të botës.

Ky raport i MRC Business, është i pari në një seri trepjesëshe, që është duke u përpjekur për të treguar thellësinë e influencës së Sorosit.

MRC beson se Sorosi, e shikon ‘’Open Society’’ si një emblemë, që përfshin Qeverisjen Globale, hapjen e kufijve, trubullimet politike. Po kështu, Sorosi, në mënyrë të rregullt, jep shuma të mëdha dollarësh, tek disa grupe të dedikuara për të shkatërruar individualitetin/ekskluzivitetin American, dhe kapitalizmin.

Pra, ‘’Sorosi, është një burrë që ka bërë dhjetra miliard dollar prej kapitalizmit, dhe tani e konsideron atë si kërcënim’’ shkruajnë Vazquez dhe Schneider.

Ndërsa, Brent Bozell, thotë se: ‘’Kudo që të shofish, … kur ju shifni në Poynter Institute, një factchecker i madh, (pra, ata që kotrollojnë faktet, nëse një gjë është e vërtetë, ose jo), financohet nga Soros.

Jo shumë njerëz e dinë që kur shkojnë në Google për të gjetur diçka, menjëherë ju del wikipedia, që financohet nga George Soros?’’

Bozell beson se Soros është “një burrë i rrezikshëm’’! Ai është aq ambicioz sa do që të shkatërrojë themelet e civilizimit Perëndimor, për të arritur qëllimin e tij, ai është duke shpenzuar 36 miliard dollar.

Ai përfundon duke thënë se: ‘ Ky njeri është serioz në misionin e tij”.

Po e mbyll me një thënje të Qurqillit (Churchill): ‘’Oportunisti i kënaqur është ai njeri që ushqen krokodilin, me shpresë se do ta hajë atë të fundit’’.