-Pagat minimale duhen mandatuar me shpërblime për punën jashtë orarit, sepse rregullojnë kushtet e punës, duke ndaluar punësimin e fëmijëve.
– Qeveria jonë bën gjoja sikur përpiqet për të korrigjuar praninë e të mirave publike në tregjet e punës, sepse ka shuar sindikatat
– Taksat, tarifat, subvencionet, dhe llojet e ngjashme të ndërhyrjes mund të shkaktojnë një çmim të ndryshëm nga kostoja marxhinale e prodhimit të së mirës
Dr. Vladimir Mici
Ligjet që ndalojnë transaksionet e tregjeve bëhen për arritjen e përmirësimeve të mundshme. Ligjet që specifikojnë pagat minimale mandatojnë shpërblime për punën jashtë orarit, ato rregullojnë kushtet e punës, duke ndaluar punësimin e fëmijëve, etj. Të gjitha transaksionet parandaluese do japin përfitim reciprok për punëdhënësit dhe punëmarrësit nëse ato do të realizohen. Pengesa të ngjashme për transaksionet parandaluese për përmirësime Pareto aplikohen në profesione që janë të ndaluara me ligj. Kostot e transaksionit: të tilla si kostot e transportit ose barrierat financiare mund të realizohen në disa transaksione.

Çmimet e shtrembëruara
Shtrembërimet e çmimeve ndodhin kur çmimi i mallit nuk reflekton në mënyrë të plotë edhe koston sociale të tij. Taksat, tarifat, subvencionet, dhe llojet e ngjashme të ndërhyrjes mund të shkaktojnë një çmim të ndryshëm nga kostoja marxhinale e prodhimit të së mirës. Siç do vëmë në dukje më poshtë, taksat dhe subvencionet mund të jenë korrigjimet e duhura për dështimin e tregut, kur janë të pranishëm ndikuesit e jashtëm. Nëse taksa vendoset mbi një mall që ka një çmim artificialisht të lartë, shumë pak nga sasia e këtij malli do të konsumohet. Në anën tjetër, një subvencion që rezulton i vendosur mbi një mall me çmim artificialisht të ulët do të rezultojë me një konsum të lartë të këtij malli.
Mosekzistenca e tregjeve perfekte
Nga Mikroekonomia kemi mësuar se të jashtmet (eksternalitetet) janë efektet anësore të prodhimit apo konsumit që ofrojnë përfitime ose kosto mbi ata që nuk janë të përfshirë direkt në transaksion. Kur të pranishme janë të jashtmet negative, ndodh prodhim i tepër, meqenëse çmimi i tregut nënkupton koston sociale të së mirës së prodhuar. Kur eksternalitetet pozitive janë të pranishme përfitimi për shoqërinë është më i madh sesa përfitimi i marrë nga konsumatorët individualë. Nëse të drejtat pronësore janë njohur, negociatat midis të gjitha palëve të prekura mund të rezultojnë në përmirësime Pareto. Në Mikroekonomi kemi përdorur shembullin e duhan pirësve dhe jo të duhan pirësve në një zyrë negociuese ku lejohet pirja e duhanit në vendin e punës. Në praktikë, tregjet në përgjithësi dështojnë për të marrë kostot dhe përfitimet e jashtme. Në këtë rast, qeveria mund të korrigjojë eksternalitetet negative nga tatimi, apo rregullimi i veprimtarisë, një korrigjim për eksternalitetet pozitive përfshin subvencione ose aplikim të rregulloreve.
Mallrat publike
Mallrat publike janë ato mallra që janë jo rival në konsum. Pasi një e mirë prodhohet, ajo është në dispozicion të të gjithëve për konsum; konsumi i një personi nuk do të zvogëlojë sasinë ose cilësinë e produktit në dispozicion për këdo tjetër. Mallrat publike priren të jenë nënprodukte për shkak të problemit të kalorësve të lirë. Negociatat mbi kushtet e punës, janë një shembull i një të mire publike në vendin e punës. Nëse është krijuar një ambient i sigurt pune kjo është në dobi të të gjithë punëtorëve, jo vetëm të punëtorit, i cili negocioi përmirësimin. Problemi, është se secili ka një nxitje për të lënë dikë tjetër të ankohet për menaxhimin e kushteve të pasigurta të punës. Në një situatë të tillë, bisedime të tilla nuk ndodhin shpesh. Një nga arsyet për ekzistencën e sindikatave është se ato ofrojnë një mekanizëm për negociata mbi të mirat publike në vendet e punës. Qeveria gjithashtu shpesh përpiqet për të korrigjuar praninë e të mirave publike në tregjet e punës.
Jo perfektshmëria në tregjet e kapitalit
Tregu i kapitalit është tregu për investime në kapitalin fizik dhe kapitalin njerëzor. Në mungesë të subvencioneve të qeverisë dhe të garantimit të programeve të kredisë për studentët, është se huadhënësit privatë kanë pak motivim për të siguruar fonde për investime në kapitale njerëzore. Kredia për blerjen e kapitalit fizik mund të sigurohet nga përdorimi i kolateralit dhe asnjë i tillë nuk është në dispozicion për investime në kapitalin njerëzor. Kjo është arsyeja kryesore për ekzistencën e subvencioneve qeveritare si dhe për garantimin e kredive studentore. 
Kapitali dhe Efikasiteti
Gjatë këtij kursi, ne do të shqyrtojmë situatën në të cilën shumë politikë-bërës janë ballafaquar me një përkëmbim (trade off) midis kapitalit dhe efikasitetit. Përpjekjet për të bërë rezultatet e tregut më shumë fitimprurëse shpesh rezultojnë në humbjen e efikasitetit ekonomik. Programet e kompensimit të një papunësie sigurojnë shpërndarje të barabartë të të ardhurave, por ulin nxitjen e të papunëve që të kthehen në punë. Programet e aftësisë së kufizuar dhe programet sociale të ngjashme shpesh kanë pasoja mbi kapitalin dhe efikasitetin. Në disa lëndë kërkohet që grupe studentësh së bashku të bëjnë nga një detyrë kursi. Në fund të punës çdo anëtar i grupit merr notë të njëjtë, pavarësisht nga kontributi i tyre në projekt. Ky është një rezultat i barabartë, por ka implikime serioze negative të efikasitetit. Në një situatë të tillë, nuk është e pazakontë për shumicën e anëtarëve të grupit të mbështeten në një ose dy individë për të kryer pjesën më të madhe të punës. Një veprim i tillë zvogëlon cilësinë e përgjithshme të projektit të kursit.
Tregjet kombëtare dhe lokale të punës
Në tregjet e punës, puna ofrohet nga familjet dhe kërkohet nga firmat. Ky është pozicioni i kundërt i roleve që janë luajtur nga familjet dhe firmat në tregjet e produkteve përfundimtare. Ky dallim duhet fiksuar mirë pasi kemi thënë që subjektet ekonomike sillen edhe si shitës edhe si blerës. Një treg kombëtar i punës është ai që zhvillohet në nivel kombëtar në të cilin kërkohet punë nga punëdhënësit dhe firmat. Punë kërkohet edhe në nivel lokal në një treg lokal të punës. Tregjet për profesorët e universitetit, pozitat e larta drejtuese në korporatat e mëdha, si dhe të profesioneve të ngjashme janë tregjet kombëtare të punës. Sekretarët, karpentierët, shoferët e kamionëve, elektricistët, tornitorët dhe operatorët e tjerë janë të punësuar nëpër tregjet lokale të punës. Një treg kombëtar i punës ekziston vetëm kur ka pak punëdhënës dhe të punësuar në shumicën e rajoneve gjeografike. Tregjet lokale të punës ekzistojnë kur ka shumë punëdhënës dhe punonjës në shumicën e rajoneve gjeografike.






















