Dr. Emilio Çika: Integrimi dhe zhvillimi rajonal përmes diplomacisë ekonomike. Rasti i bashkive Finiq dhe Konispol

159
Sigal

Dr. Emilio Çika
Pedagog Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

 

Dy bashkitë më jugore të Shqipërisë, pjesë e qarkut të Vlorës, Finiqi dhe Konispoli nuk janë thjesht zona me potencial lokal – ato mund të shërbejnë si modele për zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë vendit. Përmes diplomacisë ekonomike, mbështetjes për bizneset lokale dhe zhvillimit të turizmit, këto rajone mund të transformohen në qendra ekonomike dhe kulturore që ndihmojnë në rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë

Ekonomia lokale: Pasuri të mëdha në duart e vogla

Rajonet e Finiqit dhe Konispolit, të pozicionuara në jugun strategjik të Shqipërisë, janë vendosur në një pikë kyçe ku zhvillimi ekonomik, diplomacia ekonomike dhe integrimi social mund të ndërthuren për të sjellë transformime të qëndrueshme. Dy bashkitë, të banuara nga popullsi me përbërje etnike të përbërë (greke dhe shqiptare), janë pasqyra e një modeli ku bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe investimet strategjike mund të transformojnë ekonominë lokale dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Në një kohë kur integrimi i të gjitha komuniteteve është thelbësor për rritjen e qëndrueshme të vendit, këto zona mund të shndërrohen në një shembull se si diplomacia ekonomike dhe politikat mbështetëse mund të krijojnë një ekosistem të fuqishëm zhvillimi.

Dy bashkitë më jugore të Shqipërisë, pjesë e qarkut të Vlorës, Finiqi dhe Konispoli nuk janë thjesht zona me potencial lokal – ato mund të shërbejnë si modele për zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë vendit. Përmes diplomacisë ekonomike, mbështetjes për bizneset lokale dhe zhvillimit të turizmit, këto rajone mund të transformohen në qendra ekonomike dhe kulturore që ndihmojnë në rritjen e qëndrueshme të Shqipërisë. Kjo strategji nuk është vetëm një investim ekonomik, por edhe një angazhim për përfshirjen sociale dhe barazinë. Me mbështetjen e institucioneve shtetërore, të diasporës dhe të partnerëve rajonal, Finiqi dhe Konispoli mund të bëhen një histori suksesi që frymëzon të gjithë Shqipërinë.

Finiqi dhe Konispoli kanë një potencial të jashtzakonshëm turistik që mund të transformojë ekonominë e rajonit. Me një pasuri të madhe historike dhe kulturore, këto zona ofrojnë një përzierje të turizmit kulturor, natyror dhe gastronomik. Të dyja këto bashki, janë destinacione me peizazhe unike natyrore dhe trashëgimi të pasur kulturore.

Ekonomia e zonës së Finiqit dhe Konispolit bazohet kryesisht në bujqësi, blegtori dhe prodhimin artizanal, të cilat janë të rrënjosura thellë në kulturën dhe traditën e zonës. Ndër produktet kryesore që kontribuojnë në ekonominë lokale janë vaji i ullirit, agrumet, vera dhe prodhimet e bulmetit. Këto produkte gëzojnë një cilësi të lartë dhe janë shumë të kërkuara, por shpesh mbeten në tregjet lokale për shkak të mungesës së qasjes në tregje më të mëdha. Sipas të dhënave statistikore mbi bizneset lokale, rreth 70% e ndërmarrjeve lokale janë biznese të vogla dhe të mesme (SME), të cilat funksionojnë kryesisht në kuadrin familjar; Prodhimet bujqësore, si agrumet dhe ullinjtë, përbëjnë pjesën më të madhe të eksportit të rajonit, veçanërisht drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të BE-së. E parë, në një kuadër më të gjerë të bashkëpunimit rajonal, potenciali është i madh për zhvillimin e markave lokale që mund të promovohen si produkte premium në tregjet rajonale. Por, për të realizuar këtë potencial, është e domosdoshme që bizneset lokale të mbështeten përmes granteve të veçanta, trajnimeve profesionale dhe krijimit të platformave për marketing dhe eksport.

Diplomacia Ekonomike: Një urë për zhvillim kombëtar dhe rajonal.

Rajonet e Finiqit dhe Konispolit, përfaqësojnë një shembull të qartë ku tradita dhe pasuritë natyrore përzihen me nevojën për politika zhvillimore më të qëndrueshme. Me bujqësinë dhe blegtorinë si shtylla kryesore të ekonomisë lokale, këto zona mund të përfitojnë nga një qasje e re që lidh diplomacinë ekonomike me promovimin e barazisë dhe integrimit ekonomik. Në këtë kuadër, diplomacia ekonomike shërben jo vetëm si një mjet për të tërhequr investime, por edhe si një mekanizëm për të adresuar sfidat e zonave kufitare dhe për të rritur përfshirjen e tyre në tregjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo mund të sjellë jo vetëm përfitime për rajonet e Finiqit dhe Konispolit, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm të Shqipërisë.

Diplomacia ekonomike luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e tregtisë dhe investimeve ndërkufitare, veçanërisht në rajonet me lidhje të forta kulturore dhe historike. Me një diasporë të fuqishme dhe marrëdhënie historikisht të ngushta me Greqinë, këto rajone mund të bëhen modele për projekte ndërkufitare dhe bashkëpunime ekonomike. Përfshirja e diplomacisë ekonomike në promovimin e rajoneve si Finiqi dhe Konispoli mund të japë rezultate konkrete, si për rritjen e eksportit të produkteve lokale, ashtu edhe për tërheqjen e investimeve rajonale. Duke qenë zona kufitare dhe me lidhje të ngushta kulturore dhe ekonomike me Greqinë, këto rajone janë një urë natyrore për tregtinë rajonale. E parë në këtë këndvështrim, iniciativa të ndryshme mund të ndërmerren në kuadrin e ushtrimit të diplomacisë ekonomike dhe në aspekt lokal. Kështu, promovimi i produkteve lokale në tregjet rajonale, nëpërmjet organizimit të ekspozitave dhe panaireve, sjellin produktet tradicionale shqiptare në vëmendjen e konsumatorëve të huaj. Kjo do të ndihmojë a)në krijimin e marrëdhënieve tregtare të reja dhe rritjen e eksportit; b)tërheqjen e investimeve nga diaspora, ku minoriteti etnik grek dhe diaspora shqiptare mund të jenë partnerë të rëndësishëm për financimin e projekteve bujqësore dhe turistike; si edhe c)forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar, nëpërmjet zhvillimit të projekteve të përbashkëta me Greqinë dhe vendet e tjera të Ballkanit për përmirësimin e tregtisë dhe turizmit, zhvillim rural dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, rritjen e eksporteve të produkteve lokale, nxitjen e investimeve të huaja direkte, zhvillimin infrastrukturor, apo edhe rritjen e imazhit ndërkombëtar të Shipërisë si një vend që mbështet minoritetet dhe zhvillimin rajonal, si pjesë e politikave integruese drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, ky model bashkëpunimi nuk sjell vetëm përfitime ekonomike, por edhe forcon lidhjet kulturore dhe sociale mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje.

Turizmi si një thesar që kërkon shfrytëzim dhe investimet në Start-up-e me përfshirjen e rinisë.

Finiqi dhe Konispoli kanë një potencial të jashtzakonshëm turistik që mund të transformojë ekonominë e rajonit. Me një pasuri të madhe historike dhe kulturore, këto zona ofrojnë një përzierje të turizmit kulturor, natyror dhe gastronomik. Të dyja këto bashki, janë destinacione me peizazhe unike natyrore dhe trashëgimi të pasur kulturore. Parku Arkeologjik i Finiqit është një atraksion kryesor, i cili mund të bëhet qendër për turizmin kulturor dhe arkeologjik, si edhe mund të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, ndërsa Konispoli ofron mundësi për turizmin rural me peizazhet e mrekullueshme dhe traditat e pasura lokale, pika kyçe për tërheqjen e turistëve. Një tjetër sektor tërheqës mund të jetë edhe gastronomia lokale, ku ushqimet tradicionale si djathi i bardhë, vera dhe agrumet mund të promovohen si përvoja unike për turistët.   Bazuar në të dhënat e viteve të fundit, turizmi në këto zona është në rritje të vlerësueshme, por ende duhen ndërmarrë hapa të nevojshme për të tërhequr më shumë vizitorë, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë rrugore, hapësira akomodimi dhe qendra të informacionit turistik. Megjithatë, ashtu si edhe përmenda, interesimi për eksperienca autentike si agroturizmi dhe turizmi kulturor është në rritje. Në ndihmë të rritjes turistike mund të vijnë krijimi i paketave turistike që përfshijnë vizita në sitet arkeologjike, eksperienca në fermat lokale dhe degustime të produkteve tradicionale duke rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve.

Turizmi, si një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë, ofron terren të begatë për ide të reja dhe inovacion. Në këtë kuadër, start-up-et kanë potencialin të transformojnë mënyrën se si promovohen dhe menaxhohen destinacionet turistike, duke sjellë teknologji të reja dhe qasje të freskëta në treg. Ky kombinim jo vetëm që rrit përvojën e vizitorëve, por gjithashtu krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe nxit zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, veçanërisht në zonat me pasuri të mëdha kulturore dhe natyrore, si Finiqi dhe Konispoli.

Turizmi, si një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë, ofron terren të begatë për ide të reja dhe inovacion. Në këtë kuadër, start-up-et kanë potencialin të transformojnë mënyrën se si promovohen dhe menaxhohen destinacionet turistike, duke sjellë teknologji të reja dhe qasje të freskëta në treg. Ky kombinim jo vetëm që rrit përvojën e vizitorëve, por gjithashtu krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe nxit zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Të rinjtë në Finiq dhe Konispol përballen me sfida të mëdha për të gjetur mundësi punësimi, apo edhe mungesë mundësish për zhvillim profesional dhe ekonomik, për të ndërtuar një të ardhme brenda komunitetit të tyre. Kjo çon shpesh edhe në largimin e tyre, duke sjellë një mungesë të theksuar në kapitalin human. Por, kjo mund të ndryshojë përmes mbështetjes së ideve inovatore. Krijimi i startup-eve është një mënyrë për të transformuar këtë sfidë në mundësi. Përmes mbështetjes, apo edhe bashkëpunimit midis qeverisë qëndrore dhe atyre lokale, për krijimin e start-up-eve, mund të hapen rrugë të reja për inovacion dhe sipërmarrje. Krijimi i start-up-eve dhe përfshirja e rinisë në zhvillimin ekonomik janë hapa të rëndësishëm për të ardhmen e qëndrueshme të rajonit. Potencialet e Start-up-ve, mund të ofrojnë mundësi për zhvillimin teknologjik dhe marketingun digjital, duke ndërtuar platforma për promovimin dhe shitjen e produkteve lokale në tregjet rajonale; në fushën e shërbimeve turistike, duke krijuar aplikacione për rezervime dhe guida që promovojnë turizmin kulturor dhe agroturistik; si edhe, në fushën e agrobiznesit dhe edukimit professional me trajnime dhe ide të vazhdueshme për inovacionin në bujqësi dhe blegtori. Sigurisht, që për ndërtimin e inkubatorëve që ofrojnë trajnime dhe hapësirave për inovacion, duhet një mbështetje e vazhdueshme me grante dhe financime nga qeveria, por edhe nga partnerë ndërkombëtarë.

Bashkëpunimi ekonomik i qeverisë qëndrore me komunitetet lokale.

Zhvillimi i rajoneve si Finiqi dhe Konispoli kërkon përpjekje të koordinuara nga të gjitha palët e interesuara: qeveria, qeverisja lokale, bizneset lokale, diaspora dhe organizatat rajonale. Politikat që promovojnë përfshirjen ekonomike të minoriteteve etnike, forcimin e harmonisë etnike edhe nëpërmjet zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme nuk janë thjesht një investim ekonomik – ato janë një investim për një shoqëri më të barabartë dhe më të qëndrueshme.

Ashtu si edhe përmenda më sipër, një nga sfidat kryesore për zhvillimin e këtyre zonave është nevoja e një bashkëpunimi ndërmjet qeverisë qendrore dhe komuniteteve lokale. Politikat ekonomike duhet të arrijnë të adresojnë nevojat e veçanta të minoriteteve dhe rajoneve rurale. Roli i qeverisë qëndrore në promovimin e zhvillimit ekonomik të rajoneve të minoriteteve etnike është thelbësor. Në këtë drejtim, disa hapa të rëndësishëm mund të përfshijnë:

  1. Krijimi i Fondacioneve Mbështetëse për Bizneset Lokale: Krijimi i një fondacioni kombëtar për minoritetet do të mundësonte ofrimin e fondeve dhe granteve për bizneset në zonat e minoriteteve. Ky fond do të mbështeste projekte të ndryshme që promovojnë zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
  2. Partneritete Publiko-Private: krijimi i partneriteteve midis qeverisë dhe sektorit privat do të krijonte mundësi të reja për investime në këto zona, duke përfshirë financimin e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e bizneseve lokale.
  3. Forcimi i Diplomacisë Ekonomike për Rajonet Minoritare: Përmes nismave të diplomacisë ekonomike, qeveria shqiptare mund të promovojë produktet dhe shërbimet e këtyre zonave në tregjet rajonale, akoma dhe ndërkombëtare, duke përfshirë investitorët nga diaspora dhe nga vendet fqinje si Greqia.
  4. Mbështetja e Arsimit dhe Trajnimeve Profesionale: Të ofrohen mundësi për arsim dhe trajnime profesionale në fusha si inovacioni, teknologjia dhe menaxhimi i bizneseve, për të rritur kapacitetin e komunitetit për të marrë pjesë në zhvillimin ekonomik.

***

Zhvillimi i rajoneve si Finiqi dhe Konispoli kërkon përpjekje të koordinuara nga të gjitha palët e interesuara: qeveria, bizneset lokale, diaspora dhe organizatat rajonale. Politikat që promovojnë përfshirjen ekonomike të minoriteteve dhe zhvillimin e bizneseve të vogla nuk janë thjesht një investim ekonomik – ato janë një investim për një shoqëri më të barabartë dhe më të qëndrueshme. Rajonet e Finiqit dhe Konispolit ofrojnë një mundësi unike për të zbatuar këtë vizion, duke kombinuar diplomacinë ekonomike me politikat e zhvillimit rajonal. Nëse përqendrohemi tek potencialet që këto rajone ofrojnë dhe ndërtojmë mbi to përmes diplomacisë ekonomike dhe projekteve zhvillimore, atëherë Finiqi dhe Konispoli mund të bëhen jo vetëm shembuj suksesi për Shqipërinë, por edhe për rajonin më të gjerë. Suksesi kërkon bashkëpunim!