Dr. Besnik JAKAJ: Pandemia dhe sjellja jonë me të!

510
Sigal

Nga Dr. Besnik JAKAJ

Së pari, dua të theksoj qasjen e qeverisë dhe të drejtueseve të sistemit shëndetësor, sigurisht të frymëzuar nga përfitimi politik, dolën me strategjinë e centralisimit të menaxhmit të virusit por me një qellim, që të kontrollohet informacioni dhe transparenca, dhe u dha direktiva, menaxhimi do behet nga urrgjenca kombëtare (127-ta) dhe spitali infektiv, kuptohet që drejtusit janë tanët, thjeshtë na duhet të rekrutojmë edhe disa specialist me njëfar emri në këtë fushë (për fatin e mirë apo të keq, ka pasur, ka, edhe do të ketë specialist të tillë). Specialist që kanë pranuar, madje janë vënë në garë, kush ti shërbej më shumë pushtetit, edhe duke qënë të bindur që profesionalisht po bëjnë gabim, po dëmtojnë vendin e tyre dhe të ardhmen e brezave, vetëm që të përfitojnë dicka, qoftë edhe dritaren mediatike për të reklamuar aftësit (që në fakt her pas here mediokritetin). Kësisoi virusi “u mirë kontrollua” nga 127-ta. Ndonëse janë me qindra dhe mijëra raste që kanë telefonuar pa fund tek 127 -ta, nuk kanë marrë asnjë lloj shërbimi mjekësor, madje madje asnjë lloj rekomandimi shëndetësor profesional, vetëm fjalinë fikse, rri në shtëpi, nuk ke covid, ke grip!!! Dhe me të drejtë… Sepse në fakt, urgjenca kombëtare e ka të pamundur, me mjekët, autoambulancat, paisjet që ka dhe me fluksin e jashtëzakonshëm që ka virusi përfshirë edhe shtrirjen territoriale. Nuk dua në asnjë raste të mohoj punën dhe vetëmohimin e pa shembullt që ka bërë stafi i urgjencës kombëtare dhe spitali infektiv, duhet të ju jemi mirënjohës për jetë për atë që kanë bërë dhe po bëjnë, por keqmenaxhimi me synim përfitimin politik i ka ngarkuar me një detyrë që nuk e bëjnë dot, edhe sikur të kishin njëqind fish kapacitetin që kanë.

Sot pas katër javëve menaxhuesit tanë mendjendritur pa kerkuar të falur pa thënë asnjë fjalë për gabimet fatale që kanë bërë në qasjen e tyre, proklamojnë involvimin e sherbimit parësor dhe mjekut të familjes në menaxhimin e pandemisë, sikur është shpikje shkencore autentike e mendjendriturve, (faktin se që ditën e parë kanë insistuar me ngulm shum specialis të kësaj fushe, pavarsisht vështërsive që kanë pasur nga censurimi qeveritar, nuk e permend askush). Madje specialistët e rekrutuar bëjnë sikur nuk e mbajnë mend kur e kanë kundërshtuar me forcë “shkencore” qe nuk duhet bërë ky gabim, se nuk e bën asnjë vend evropian. Tani mendjenditurit dhe sepecialistët e rekrutuar po shikojnë se e gjithë bota e paska filluar menaxhimin e pandemisë nga sherbimi parësor, pra nga mjeku i familjes dhe nga shendeti publik, por tani bëjnë sikur nuk mbajnë mend çfarë kanë thënë e çfarë kanë bërë. Së dyti, media ka një rol të jashtëzakonshëm në informimin e publikut dhe bërjen e transparencës në mënyrë profesionale, sidomos në luftë pandemike, konflikte civile etj. Media jonë në rastin e pandemisë papërjashtim, ka bërë një punë të jashtëzakonshme me ndërgjegjesimin e popullatës për rrezikun që paraqet virusi, për bërjen publike të rekomandimeve të specialistëve të shëndetit dhe detyrat që duhet të zbatojë çdo qytetarë, për zbatimin e masave restriktive që qeveria ka marre ne sherbim të mbrojtjes së shëndetit të tyre etj.

Por për mendimin tim nuk ka bërë një punë profesionale në përmbushje të misionit të saj thelbësore për transparencen e menaxhimit të pandemise, gjithmonë në mendimin tim, transparenca është thelbi i gjithçkaje, transparenca eshte armiku me i madh i paaftësise, i keqmenaxhimit, i korrupsionit, i autokracise etj. Transparenca sidomos në situatat e lartpermendura është ose virtyt i qeverisë, ose duhet ta bëjë media në shërbimin hyjnore të misionit që kanë dhe në shërbim të brezave që do të vijnë, në të kundërt nuk ndodhe kurrë, dhe nësë nuk ndodhë, është një fatalitet humane dhe historik. U ndala vetëm në këto dy pika të kësaj situate të vështirë që po kalojmë, se tani për tani këto të dyja janë thelbi i asaj që po kalojmë, por pasojat janë padiskutim shumë dimensionale.