Dr. Ardian Elezi: 26 dhjetor 1990- krijimi dhe prezantimi i PD-së Kukës, si identitet historik dhe politik

141
Sigal

Për një PD më përfaqsuese më të fortë, më të hapur, më të bashkuar dhe më konservatore.

Është datëdita më historike që prej 45 vitesh në Lumë kur u hodhën themelet e pluralizmit politik në Kukës, të realitetit të ri politik, të antisistemit dictatorial, që kish mbizotëruar prej dekadash si dhe prezantimit publik të krijimit të PD-së Kukës. Isha me shumë fat që të isha si dëshmitar, vështrues e protagonist i rreshtit të parë, aktesh, ngjarjesh dhe episodesh përkrah familjes e fisit tim, xhaxhait tim I.Elezi , figurës së papërsëritshme të historisë së Lumës, të pamposhturit , desidentit antikomunist, inspiruesit e lidershipit të ndryshimeve politike aty. Është dita e ringritjes sime mes përlotjesh nga përhumbja, e ripërtëritjes shpirtërore dhe zjarrmisë që vjen nga një hi i mbuluar nga pritja e gjatë e përvujtnisë që të përvëlon e që nuk kish forcë që të ndalon e përballon.

Sado larg ikin vitet ngelen të paharruara ato momente përjetimesh emocionale, raportesh njerëzore, sociale è politike, ku prekëm historinë pa e dashur atë si qëllim, po si detyrë e si fat njëherazi. Falenderoj dhe përgëzoj të gjithë ata që u bashkuan dhe solidarizuan me zë e nën heshtje atë ditë e më pas në vijimësi gradualisht më të organizuar e konsoliduar. Mbaj mend në memorien time të freskët shumëkend e shumëçka , familje të Kukësit, fisin tim paraprijës të Elezëve, të rinj , djem burra të: tjere intelektualë që sa hezitues e mes tyre që kapërcyen origjinën e vetvetes e dritëhyjet e historive familjare e të prindërve të tyre orientuar nga e majta që e mbështetën dhe u bashkuan. Xhaxhain tim Isa Elezi unë e kisha simbol dhe ndriçues, qortues dhe orientues.

Mbaj mend gjithashtu që u ofruan e bashkuan dhe dy të rinj djelmosha të vërtetë në të pamë mes tyre.V dhe M . Kujtoj t’i them më pas xhaxhait që të parin e kanë kthyer nga ish Jugosllavia dhe në nxitje të plotfuqishmit të policisë K.Gj e çoi në radio Kukësi në atë kohë organ-institucion i propogandës komuniste dhe i kontrolluar nga organet e partisë e pushtetit dhe sigurimit të shtetit nga ku bën deklaratë për gjendjen jashtë dhe apelon që të ruajnë atdheun dhe partinë. Më thotë duke më qortuar se babën e vet e ka pas shok dhe ma kujton si amanet për një ditë që nëse bohesh të na ndihmosh, si dhe: Lale e di që ke le skllav e asht dita për t’u çliru, nuk ka gajle kush na vjen , të na bashkohen…

Familjar të tjetrit në arealin e vet dialektor nga vinin ulurinin me te madhe në Kukës që evlati i tyne ishte bashku me të deklasuemin Isa Elezi. ..

Raif Elezi desidednti antikommunist, i pamposhturi i burgut te Burrelit . I denuar per kryengritje kunder rregjimit e ngelur ne tentative.

Xhaxhai im në rininë e vet ka qenë shumë me emër dhe i spikatur ku shumë familje të Kukësit kanë dashur dhe i venë fëmijëve të tyre emrin e tij që t’i ngjasonin si simbol e njeriut me vlera.

Kam respekt për gjithë kontribuesit e proceseve demokratike në Kukës dhe mirënjohje për to.

Pa përjashtim për të gjithë brezin e ri të Kukësit , djemtë burra , vajzat dhe gratë që mbështetën këto ndryshime. I mëshiroj falsifikatorët që në kundërshtim dhe me një promemorje historike të asaj kohe kanë tentuar dhe rreken të deformojnë historinë e vërtetë të ngjarjeve dhe episodeve të dhjetorit 1990 në Kukës , që refuzonin , mbyllnin derën si dhe të tjerë me mosqenien e tyre fizike në Kukës: në atë moment historik e politik, që kanë dashur ta projektojnë veten në keqardhje të tyre në këto ndryshime duke mërmëritur si dhe duke u përtyp si ëepër vete e në ” bagjla”.

Retushimi dhe revizionimi i historisë së lëvizjes se Dhjetorit dhe pluralizmit u pa si përpjekje edhe përpara 1 viti ku e konstatova në ambientet e PD- së qendër si një sinjal e semiotikë e pastër për të goditur nismëtarët, themeluesit e protoganistët e atyre ngjarjeve si dhe një paraprijë për të goditur simbolet, figurat e lidershipin historik të PD-së , gjë që si prognozë ndodhi më pas, ku nuk u dha mundësia për të garuar pinjoll familjesh antikomuniste e desidente të rregjimit, nismëtarë e themelues të partisë, apo u emëruan anëtar kryesie si dhe pa qene të pranishëm anëtar të Këshillit Kombëtar.

Mbajtja gjallë, konsolidimi dhe rithemelimi mbi baza konservatore e PD-së dhe bashkimi i gjithë forcave të spektrit të djathtë është detyrë e mision i interesit shoqëror, dhe mbarë kombëtar, ku simbolet, nismëtarët themelues, dhjetoristët, ish të përndjekurit dhe burgosurit politik , vlerat, figurat dhe ngjarjet historike lidhur me to dhe godinat janë shenjat identitare të saj. Grupi i Rrithemelimit të PD-se duhet të përfshijë në përbërjen e vet dhe përfaqësues të ish të përndjekurve dhe burgosurve politikë që përbëjnë kockën dhe shtyllën identitare të së djathtës konservatore dhe shumicën e elektoratit të saj. Ato me rezistencën e mbijetesën e tyre janë inspirues të ndryshimeve,  nismëtar themelues të PD-së, protagonistë e kontribues në proceset demokratike, fëmijët e pasardhësit e tyre janë të mirëarsimuar dhe konkurues duke kërkuar që të jenë të pranishëm dhe përfaqësues në këtë proces rithemelimi dhe riorganizimi.

Për hir të vërtetës prezantimi i programit elektoral për ish të përndjekurit u bë i sforcuar dhe si me pahir, ku dhe kauza e tyre ishte më e paartikuluar përgjatë kësaj fushate elektorale të prillit 2021, si për të treguar se përtej retorikës politike keqpërdorimi i saj dhe i tyre vazhdon.

Vendimarrje e anëtarsisë së gjerë përmes vullnetit të shprehur dhe votbesimit një anëtar një votë është “titull ekzekutiv” i pakundërshtueshëm dhe i paapelueshëm dhe në kuptimin sa politik, moral dhe po aq dhe ligjor, dhe si i tillë i detyrueshëm për t’u zbatuar menjëherë. Demokratët si sharë holders/grassroots të vërtetë të partisë përmes vendimarrjes së marrë  duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre ekskluzive të përmbushjes së këtij titulli, ku posedimi i godinës i njoftuar edhe përmes lajmërimit dhe afishimit publik është një nga tre elementët të rëndësishëm ligjor, moral, politik e statutor të pronësisë së tyre mbi godinën e tyre. Ato duhet ta posedojnë këtë vlerë identitare të tyre për ta gëzuar dhe disponuar të qetë në përmbushjen e misionit të tyre opozitar dhe përballjen me sfidat ndaj pushtetit. Në qytetin tim në Kukës sheshi ku u bë proklamimi e shpallja e krijimit të PD- së më 26 dhjetor 1990 si datë historike dhe identiteti politik duhet te memorizohet si sheshi Demokracia dhe intinerari i rrugës të shënohet me emrin e inspiruesit dhe themeluesit të saj.

I përjetshëm kujtimi.