Kështu flisnin nxënësit me shumë dashuri e respekt mësuesve të tyre në ato vite edhe deri më sot.”ZYSH” ishte një emër sa i lartësuar, por edhe i nderuar për ata, mijra arsimtare e arsimtar që derdhën gjithë aftësitë e tyre, mendore , petagogjike shpirtërore e morale për përgatitjen e mjaftë plejadave dhe moshave , për t’u bërë të denjë e të kulturuar për vete dhe për atdheun. Ky emër sot, sa i vjetëruar, por edhe i nderuar për mësuesët heroik, të cilët e filluan punën në kushte mjaftë të vështira kur mungonin shkollat, paisjet më të domozdoshme didaktike, librat dhe mjetet mësimore, por edhe mungesat e strehimit duke qëndruar nëpër familjet e banorëve të fshatrave me vite të tëra. Ata ishin heroik, të cilët duhej t’i kujtojmë e nderojmë me respektin më të madh. Edhe Leonora është pjesë e plejadës së mësuesve të pasçlirimit që u përpoqën që ta vinin shkollën mbi baza shkencore më të përparuara të kohës.
Njëra prej tyre ishte edhe ZYSH” Leonora GORI. PAPA nga Fieri, por me origjinë nga Berati që aktualisht ndodhet pranë të 90-tave, banon në qytetin e Vlorës prej 68 vjetëve dhe gëzon shëndet të plotë.

Është interesant se mbiemrin “Papa” e ka tashëguar nga prindërit e saj , si nga i ati, por edhe nga e ëma prej “papave” të Bualit të Përmetit. Por këtë mbiemër e gjeti edhe te bashkëshorti i saj, i ndjeri Llazar nga “papat” e Vlorës.
Ajo u lind në vitin 1936 në qytetin e Beratit nga një familje qytetare tregtare të Gori e Ollga Papës , njerëz me kontribute në komunitetin e qytetit dhe më gjerë. Ajo ishte motër e tre vëllezërve ,Palit, Sifit, Stavrit, dhe motrës së vogël Valentinës , që edhe kjo më vonë vazhdoi udhën e dritës, atë të arsimtares
Si tregtar ata njiheshin për humanizmin e tyre duke ndihmuar familjet në nevojë atje ku shtrinin aktivitetin tregtar si, në Skrapar , Ballsh, e Fier, siç tregonte i ati Gori, se fitimi ynë ishte mjaft simbolik.
Në Berat Leonora u rrit me frymën e dashurisë dhe respektit për njerëzirt, të dëshirës për dituri e arsim ,dëshira këto të ndikuara nga i ati dhe xhaxhallarët e saj, të cilët shpesh shkonin në Bari të Italisë për të blerë manifaturë dhe iu sillnin fëmijëve libra të ilustruara për fëmijë. Kjo bëri që Leonorës t’i rritej së tepërmi dashuria për librin.
Në fund të vitit 1943 familarisht u vendosën në qytetin e Fierit në lagjen “Belik” so “Koferenca e Pezës”. Atë kohë ishte tek të 7 vjetët, por për shkak të zhvillimeve të luftimeve për çlirimin e vëndit nga nazistët gjerman , shkollat ishin mbyllur. Në fund të vitit 1944 kur Fieri u çlirua shkollat u hapën duke vazhduar ato normalisht. Në atë periudhë Leonora u regjistrua pranë shkollës Nr 2, gjithashtu u rregjistrua edhe e motra e madhe Vangjelia e cila kishte kryer 3 klasë në shkollën qyteëtse të Beratit. Shkollën e kishin afër dhe rihapjen e saj e pritën me shumë gëzim. Drejtor i parë i shkollës ishte mësuesi i shquar dhe eruditi Perikli Ikonomi edhe ky nga Berati, por kishte ardhur rreth viteve 1934 në deryrën e drejtorit të shkollës së vajzave.

Në shkollë Leonora shquhej si nxënëse shëmbullore, e cila shpesh drejtor Perikliu e bëntë shëmbull si nxënëse të dalluar. Kjo e krenonte së tepërmi Leonorën, e cila përfundoi me rezultate të larta shtatëvjeçaren. Aso kohe kërkesat për kuadrin arsimtar ishin mjaftë të mëdha, pasi shteti i kohës i vuri rëndësi të veçantë zgjerimit të shkollave pothuajse në fshatrat më të mëdha me numur të madh banorësh. Ndaj ishte domozdoshmëri përgatitja sa më shpejtë e kuadrit të ri për mësuesi. Leonora duke qënë se kishte përfunduar shkollën me rezultate të larta u përzgjodh nga organet e pushtetit vendor të vazhdonte kulalifikimin për arsimtare për një vit në Shkodër , e përgatitur enkas për arsimtarët e rinjë. Atje shkoi së bashku me vajzën e xhaxhajt të saj Aretia Tasi Papa. Edhe atje, Leonora u shqua për aftësitë e saj në përvetësimin e teorisë metodiko-petagogjike, veçanërisht për ciklin e ultë që ishte një detyrë mjaftë delikate dhe e vështirë, pasi kërkonte durim, impenjim dhe angazhim të plotë, pasi nxënësit vinin nga familje pa traditë arsimore, e veçanërisht në fshat. Në përfundim ajo dipllomohet mësuese për ciklin e ultë. Për të qe një gëzim i madh pa patur parasysh se ku do të ushtronte detyrën e mësueses dhe kushtet e vështira të jetesës.
Në Shtator të vitit 1951 kur ajo kishte mbushur të 15 vjetët mori emrimin si mësuese në shkollën fillore së bashku me Aretinë, në fshatin Grizë ku punoi vetëm një vit. Më pas kaloi si mësuese në fshatin Sheqishtë, ku punoi rreth tre vjetë, dhe më pas për rreth 2 vjet punoi në shkollën e Kafarajt, deri në periudhën që u martua në Vlorë. Duhej thënë se atje ajo qëndronte gjatë gjithë javës ; kjo për mungesë transporti. Ndërsa fjetjen e siguruan në familje e fshatit. Edhe pse ajo ishte rritur në kushte të mira social-ekonomike nuk pati pretendime pasi kishte dhe dy shoqe të tjera.
Me dëshirën e madhe për të dhënë kontributin e saj në arsim , Leonora u angazhua totalisht në përgatitjen e saj dhe punën e veçantë me nxënës që shfaqnin dobësi në përvetsimin e programit mësimor. Ajo shquhej si një mësuese e formuar, e dhimbshur, e dashur e ëmbël duke dhënë maksimumin e saj në përvetsimin e programit mësimor me nxënësit . Qysh në fillimet e saj ajo fitoi shumë shpejt dashurinë dhe respektin e nxënësve të cilët e shikonin Leonorën si motrën e tyre, se sa si mësuese, duke bërë që ata të vinin në shkollë me shumë vullnet e dëshirë. Në të shumtën e kohës kur Leonora punontë në shkollat e fshatrave , do ta gjeje të shkonte e të njihej me familjarët e nxënsëve dhe të njihej e ndihmonte nga afër me kushtet e jetesës të fëmijëve dhe të jepte kontributin e sajë në rritjen e cilësisë të stilit të jetesës, të administrimit të familjes, pasi aso kohe fshati ishte mjaftë i prapambetur, ku zotëronte injoranca, kandili dhe primitiviteti në mënyrën e jetesës. Me punën e saj të palodhur arriti të sillte ndryshime në stilin e të jetuarit në shumë familje në fshat. Ndërkohë ajo vazhdoi studimet me korrespondencë në shkollën e mesme pedagogjike Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1956 me rezultatete të larta , dhe dipllomohet “Mësuese”
Në verën e vitit 1957 ajo martohet në Vlorë më ekonomistin Llazar Papa i cili ishte bir i një familje të madhe tregtare dhe patriote , me kontribute në mbështetjen e lëvizjes Nacional-çlirimtare. Për këtë, i ati i tij, Dud Pappa, më 25 dhjetorin e vitit 1943 arrestohet nga nazisto-ballistët, mes 103 vlonjatëve, simpatizanëve dhe mbështetësve të Lanç-it dhe dërgohen në kampet e përqëndrimit në Gjermani nga ku ai dhe rreth 100 të tjerë nuk u kthyen më.

Emërohet si mësuese e ciklit të ultë në shkollën “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës . Aty ajo gjeti një mjedis me mësues mjaft të përgatitur, të cilët kishin arritur të dallohej midis shkollave të qytetit të Vlorës. Si e re ajo iu përkushtua punës për aftësitë e saj mësimdhënëse me nxënësit duke përcaktuar qartë natyrën e lëndës dhe atë të nxënësve, si një rol parësor për t’ju përcjell informacionet më të domozdoshme njohuritë atyre. Ajo u shqua në realizimin në praktikë dhe me baza shkencore e petagogjike teorinë e mësim-dhënies, didaktika që është disiplina shkencore e petagogjisë. Si një mësuese e kompletuar , dhe e përkushtuar, me edukatë e kulturë të gjerë qytetare e petagogjike, Leonora përçoi të nxënësit vlerat më të mira të edukatës qytetate, dhe përçuar në zëmrat e tyre dijet, qytetarin dhe kulturën. Shquhej për korrektësi dhe kulturë në plan-metodikat , ditaret, konspektet duke qënë shëmbull mes mësuesve në shkollë. Ajo dallohej për zhvillimin me nivel e cilësi të lartë, orët e mësimdhënies duke i bërë ato sa më të dashura , të kuptueshme dhe tërheqëse për nxënësit. Fitoi respektin dhe mirënjohjen e thellë nga personeli mësimor i shkollës dhe i të gjithë brezave që ajo nxori për gati 25 vjetë në atë shkollë. Ajo ishte mjaftë e lumtur, kur kudo në Vlorë takohej, respektohej dhe përshëndetej nga ish nxënësit e saj të cilët dualën kuadro të lart deri edhe drejtues insitucionesh në Vlorë e deri në istancat e larta. Ajo edukoi edhe te fëmijtë e saj qytetarinë , dashurinë për arsimin , shkollën dhe profesionin. Dy nga vajzat e sajë Marilda dhe Diana vazhduan udhën e të ëmës, atë të arsimit të lartë për mësuesi, ndërsa djali, Xhoxhi përfundoi arsimin e mesëm për mekanik, i cili u shqua si specialist i zoti. Fatkeqësisht djali i saj i vetëm u nda nga jeta një vit më parë, duke e plagosur rëndë mjaftë zëmrën e mësuese Leonorës. Një ndarje e parakohëshme dhe e pamerituar! Por hilaçi dhe melhemi për të janë dy nipërit e saj , Grigori dhe Llazari që bëjnë shumë pas gjyshes dhe i zbusin sadopak plagën që mori. Pas vitit 1982 e deri sa doli në pension, Leonora punoi në shkollën “24 Maj” po të qytetit të Vlorës, por si metodiste e klasës së katërt. Ishte një vlerësim ky, pasi Leonora me një praktikë të gjatë si mësuese u shqua për talentin dhe aftësitë e saj të metodave dhe teknikës së të mësuarit, zhvillimin e veprimtarisë së gjerë tek nxënësit dhe zhvillimin e aftësive krijuese dhe novatore të tyre. Për aftësitë e saj metodiko-petagogjike ka drejtuar disa seminare me mësues të rrethit të Vlorës, e deri në shkallë kombëtare. Ajo shpehej se , “Didaktika është disiplina shkencore e petagogjisë, ose baza teorike e mësim-dhënies që është kyçi i suksesit dhe arma më e fuqishme për t’u zotëruar nga mësuesit”, të cilën ajo e zotëronte mjaftë mirë.
Në veprimtarinë e saj 55 vjeçare si mësuese ajo punoi me profesionalizëm të lartë dhe shëmbull frymëzimi për kolegë, nxënësit, model në jetë, shoqëri, miqësi, lagje e kudo, duke rrezatuar tek ta, vlerat më të mira qytetare dhe njerëzore, e cila gëzon respektin e kolegëve, ish nxënësve dhe qytetarëve vlonjat. Kontributi i saj është shëmbull frymëzimi dhe mbetet përjetësisht në historikun e shkollës dhe atij të arsimit në Vlorë. Për veprimtarinë e saj në sistemin arsimor, më se 5 dekada, ajo është vlerësuar me tituj dhe medalje nga ish presidiumi i kuvëndit popullor, dhe vlerësime nga Bashkia e Vlorës, drejtoria e shkollës etj., që janë një çertifikatë nderi në panteonin e lavdisë së arsimit vlonjat. Në prag të 90 vjetorit të lindjes i urojmë, jetë të gjatë, mirënjohje dhe respekt mësuese Leonora Papa!




















