Çfarë di drejtuesi i SPAK Arben Kraja, i shtati, për eliminimin e gjashtëshes së prokurorëve që kanë pasur çështjet e Bashës

428
Sigal

Kastriot Myftaraj

Shtatë prokurorë kanë pasur të bëjnë me dy çështjet penale në ngarkim të Lulzim Bashës, atë të Rrugës së Kombit dhe të lobimit në SHBA me financime ruse.
Në çështjen penale për Rrugën e Kombit kanë qenë të përfshirë katër prokurorë:
-Arben Kraja, sot drejtues i SPAK, në atë kohë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
-Ervin Karanxha, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
-Artur Selmani prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
-Vexhi Muçmataj, në atë kohë drejtues i Prokurorisë së Tiranës.
Në çështjen e lobimit në SHBA kanë qenë të përfshirë katër prokurorë:
-Gjergj Thaka, prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
-Ervin Karanxha, prokuror në Prokurorinë e Tiranës
-Kol Hysenaj prokuror në Prokurorinë e Tiranës
-Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.
Çfarë ka ndodhur me këta të shtatë?
Çështja penale për Rrugën e Kombit nisi në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës dhe pasi u kryen hetimet atje çështja i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme pasi sipas ligjit të asaj kohe ministrat gjykoheshin me juridiksion fillestar drejtpërdrejt nga Gjykata e Lartë.
Kështu që prokurori Ervin Karanxha ia dorëzoi dosjen prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, të cilit iu bashkua edhe prokurori Artur Selmani.
Prokurori Ervin Karanxha u shkarkua në procesin e vetingut për gjëra për të cilat duhet të ishin shkarkuar praktikisht të gjithë prokurorët e Shqipërisë.
Prokurori Arben Kraja e paraqiti dosjen në Gjykatën e Lartë jashtë afatit procedurial duke bërë që çështja të pushohej për arsye proceduriale.
Prokurori Artur Selmani i tërhiqte vëmendjen eprorit të tij Arben Krajës se po kalonte afati dhe çështja do të pushohej, gjë që të cilën Artur Selmani e ka thënë edhe në mbledhje të institucionit qendror të akuzës u shkarkua në procesin e vetingut.
Vexhi Muçmata, i cili ishte drejtues i Prokurorisë së Tiranës në atë kohë u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, në fillim të vitit 2008, pak kohë pasi kjo kishte marrë postin.
Sa i përket çështjes së lobimit në SHBA me para ruse, nga prokurorët e përfshirë në të, Ervin Karanxha u shkarkua në procesin e vetingut, siç thashë më lart.
Prokurori Kol Hysenaj, gjithashtu u shkarkua në procesin e vetingut, për gjëra për të cilat duhet të ishin shkarkuar praktikisht të gjithë prokurorët të Shqipërisë.
Për Elisabeta Imerajn, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u shpreh kundër vendimit që ajo ta kalonte vetingun dhe i kërkoi komisionerit shtetëror që të ankohej kundër vendimit, gjë që do të thotë eliminim i sigurt edhe për Imerajn.
Prokurorit Gjergj Thaka ende nuk i ka dalë emri për t’ u vetinguar por ata që e njohin thonë se ai është shumë i trembur.
Në këtë histori vetëm Arben Kraja kaloi i qetë në zonën “e minuar” të vetingut dhe madje mori postin më të rëndësishëm të organit të akuzës në Shqipëri.
Çfarë dinte Arben Kraja që nuk e dinin prokurorët e tjerë?
Arben Kraja e dinte se e gjitha kjo ishte një lojë dhe duhej luajtur në atë mënyrë që të përfitonte prej saj.
Pra ka pasur le të themi një “Gladio” (simbol i aksioneve sekrete eliminuese) në këtë histori. Dhe shpëtoi ai që e ka Gladion në shtëpi!
Arben Kraja është një njeri shumë më enigmatik sesa e njohin kolegët e tij. Që në fund të viteve tetëdhjetë ka kryer disa misione speciale kur ishte hetues i ri. Edhe më pas fillimisht si zyrtar i Policisë Financiare. Dhe kudo ku ka qenë me punë e kanë pësuar kolegët ndërsa ai ka ecur para në karrierë dhe përfitime të tjera. Por do t’ i bëhet dhe atij vetingu i vërtetë, kjo ky i rremë./