Dorëheqja e Laschet/ Spaho: Ky është standard i një partie të djathtë

222
Sigal

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho reagoi pas një raportimi se kreu i CDU në Gjermani, Armin Laschet është në prag të dorëheqjes.

Laschet udhëhoqi konservatorët e CDU-në në këto zgjedhje, por doli parti e dytë.

Sipas Spahos, ky është standard i një partie të vërtetë të djathtë.

“Standardi i një partie të vërtetë të djathtë dhe europiane. Nuk kishte as një vit në krye të CDU, por jep dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet.

As vlen të krahasohet me ne. Jemi larg modelit të vitit 2013 kur Berisha dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve.

Jo vetëm kaq, por anëtarësisë i thuhet që nuk do lejoj mbajtjen e Kuvendit edhe nëse mblidhen firmat. Këta ne i quajmë politikanë “perëndimore”,” shkruan Spaho.