Beqir Sina: SHBA i kërkon sërish Serbisë të hetojë vra.sjet tre shqiptaro-amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi

46
Sigal

Nga Beqir SINA – New York

Ambasada e SHBA-së në Beograd përsëriti thirrjen e Uashingtonit për një hetim të plotë mbi vrasjet e tre vëllezërve Bytyqi, të dyshuara nga policia serbe, në përvjetorin e 24të, të vdekjes së tyre.

WASHINGTON: Sot bëhen 24 vjet që kur tre shtetasit amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u ekzekutuan në paraburgimin e policisë speciale serbe. Kan kaluar 24 vite dhe familja e pikëlluar Bytyqi, nuk ka gjetur as edhe një farë ngushëllimi të paktën “sa për të thënê” nga sërbia, se drejtësia u vendos në vend. Por kaloi edhe një vit dhe sistemi serb i drejtësisë ende nuk ka mbajtur askënd përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm lufte, dhe nuk tregon të vërtetën.

Duket se jo vetëm familja, por edhe qeveria amerikane nuk mundet të heshtë për tri shtetasit e saj të ekzekutuar 24 vjet më parë tek sa kanë thënë : “Ne nuk do ta harrojmë këtë krim dhe i bëjmë thirrje Serbisë edhe një herë që të mbajë përgjegjësi nga ata që kanë kryer dhe kanë kryer këto tri vrasje.”

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, është kujtuar sot me një mesazh të fortë drejtuar Serbisë, nga ambasada amerikane në Beograd, ku SHBA i bën edhe një herë thirrje të fortë Serbisë: “Mos mbajtja e tyre përgjegjëse për këtë krim brutal lufte është fyerje për shtetin e së drejtës” thotë ambasada amerikane në Beograd.

Ambasada Amerikane në Beograd, në këtë përvjetor, i ka kërkuar Serbisë zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e 3 vëllezërve, të cilët ishin shtetas amerikanë.

Në dekleratën e ambasadës amerikane me 7 korrik, përkatësisht këtë të premte, kur shënohet 24 vjetori i vrasjes së tre vëllezërve Bytiçi në Serbi, thuhet :

“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi janë ekzekutuar gjatë ndalimit nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është fyerje ndaj shtetit të së drejtës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Serbisë edhe një herë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të vërë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë kryer këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje derisa drejtësia të vihet në vend”, deklaron ambasada amerikane në Twitter.

Kujtojmë se Agroni, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, u larguan nga SHBA për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u arrestuan në vitin 1999, me argumentin e kalimit të paligjshëm të kufirit nga pala serbe.

Vëllezërit u liruan nga burgu dhe më pas u vranë. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv pranë Petrovo Sello në Serbinë lindore në vitin 2001, shkruan ambasada amerikane në Beograd.