Beqir Sina: Drejtimi që nuk e prisnin amerikanët!

223
Sigal

Gjyqi i Donald Trump mund të shtyhet deri pas zgjedhjeve, në 2024


Ndërsa, “arrestimi” i tij i ashtuquajtur historik, pritej të ndodhte të martën (4 prill 2023), jo vetëm që nuk ndodhi, por si rezultat i një “dakordimi” në Gjykatën Penale të Manhattan, mes avokatëve të presidentit Donald Trump, dhe ekipit të prokurorëve të Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, as ajo fotografia e famshme e arrestimit – “Mug Shots”, nuk u bë. Pas kësaj, që ndodhi të martën, me siguri në vijim, thonë mediat amerikane, Donald Trump, nuk do të dalë në gjyq për një kohë të gjatë, të paktën për më shumë se një vit nga data 4 prill 2023, dhe, ajo që është më kryesorja dhe që pritej tashmë se do të ndodhte, as që bëhet fjalë, të jetë nga kjo gjykatë si pjesë e një hetimi të 6 janarit, sidomos tani  ngaqë akuza për shkelje ligjore është zhvendosur vetëm te paratë që ka dhënë ai për të heshtur Stormy Daniels dhe taksat. Kështu, që, Trump tani vetëm se është bërë i pari president në detyrë ose ish-presidenti në historinë e SHBA-së që përballet me akuza penale, pasi një juri e madhe votoi për ta paditur atë si pjesë e hetimit të prokurorit të qarkut të Manhattan-it, dhe asgjë mê shumë. Në fakt, Trump, i cili mohon të gjitha “keqbërjet” e akuzuara, raportohet se po përballet me më shumë se 34 akuza penale në lidhje me mashtrimin e biznesit nën hetim. Hetimi thuhet se është përqendruar në akuzat për të dhënat e falsifikuara të kompanisë së tij, dhe nëse 130,000 dollarët e paguara nga ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen, te Stromy Daniels, për të mbajtur sekret një lidhje të supozuar mes yllit të filmit pornografik, dhe ish-presidentit përpara zgjedhjeve të 2016, çka u tha se nuk përbënin ndonjë shkelje gjatë fushatës. Mirëpo, Trump, dihet se frustron dhe vonon procedurat ligjore kundër tij, me sugjerimet që avokatët e tij mund të kërkojnë të shtyjnë gjyqin të paktën deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, kur ai mund të jetë sërish kandidati republikan, dhe gjyqi ndaj tij të “transferohet” nga DA Manhattan, në Gjykatën Staten Island, aty ku republikanët kanë mbështetjen më të madhe në New York. Duke qenë se Trump nuk po përballet me akuza për fjalimet që nxitën rebelim ose kryengritje në 6 janar 2021, ashtu si u akuzua nga demokratët, por si pjesë e hetimit të parave për të heshtur. Ekspertët amerikan nuk shohin se ka ndonjë gjë në Kushtetutë që e pengon atë të kandidojë përsëri për president. Ekipi i prokurorëve të Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg, simbas ekspertëve amerikan të këtyre çështjeve juridike, duket se “përmirësoi”atë që zakonisht do të klasifikohej si kundërvajtje në krime të Klasit E, me arsyetimin se dokumentet kishin për qëllim fshehjen e krimeve të ligjit zgjedhor shtetëror dhe federal, dhe ndoshta për t’iu shmangur ligjit të taksave të shtetit. Analistët amerikan thanë, se mënyra që u përdor dje nga: DA (Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg) dhe i akuzuari (Donald John Trump), për ta “fshehur” politizimin e çështjes penale, duket se nuk funksionoi. Madje, ajo nxorri në pah edhe më shumë pikëpyetje, edhe më shumë ngaqë mendohej, tani kur gjithçka u mësua se çfarë ndodhi dhe si ndodhi! Senatori Mitt Romney nga Utah, një kritik i madh i Trumpit në Partinë Republikane, lëshoi një deklaratë duke thënë se ish-presidenti është “i papërshtatshëm për detyrën, që pretendon të ri-marrë”- por Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg “është shtrirë në dekun e rrezitjes”, për të arritur akuza penale për krime për t’iu përshtatur një agjende “politike”. Teoria ligjore e ngritur nga kryeprokurori Bragg thanë komentatorët politik amerikan, nuk eci, pikërisht se kjo case (çështje) është komplekse dhe nuk është shpjeguar plotësisht duke i dhënë Trumpit mbulim nga disa prej kritikëve të tij më të mëdhaja, të cilat e kritikuan rastin si të lëkundur dhe të hapur ndaj sfidave të mbrojtjes. “Aktetizimi i prokurorit në këtë situatë krijon një precedent të rrezikshëm për kriminalizimin e kundërshtarëve politikë dhe dëmton besimin e publikut në sistemin tonë të drejtësisë”,- shkroi Romney. Një kritik edhe më i ashpër se Romney – erdhi mbas 4 prillit edhe nga ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Andrew McCabe, tani analist i CNN, i cili u pushua nga puna nga Trump, disa “ditë”para daljes së tij në pension, i cili tha mbrëmë se aktakuza “u duk si një dokument i çuditshëm … një dokument jo mbresëlënës”( shënimi im – as mish as peshk). Komentuesit në të gjithë spektrin amerikan thanë se: “Akuza që u lexua më 4prill duket se nuk ka vërtet shumë akuza ashtu si pretendohej më parë. Akuza tani që u lexua i ka të gjitha llojet e pyetjeve në lidhje me teorinë ligjore që qëndron pas këtij rasti. “Ata do të kenë një kohë të gjatë dhe të vështirë, duke u përballur me mocionet për t’u shkarkuar”,- tha McCabe. Ndërsa, William Barr – ish-prokurori i përgjithshëm i Trump, i cili i ka quajtur pretendimet për mashtrime zgjedhore nga ish-shefi i tij, thotë: “Të gjitha ishin “as pak të përpiluara për një çështje kaq të madhe me përmasa globale”,- tha ai në Fox News mbasi aktakuza i la të kuptojnë amerikanët se duket të jetë “një rast patetikisht i dobët”. Analistë të tjerë thanë se pikat kyçe nuk ishin të pikasura thellë nga ajo që u fol dhe pritej.Shikoni se çfarë ishte drama gjyqësore që “arrestimi” i ish presidentit Trump krijon në përplasjen parësore, dje brenda aktakuzës ambicioze të Alvin Bragg për Trump, jashtë u lanë “lojtarët” kryesorë në çështjen dhe u zhvendosën rreth heshtjes së parave të Trump. ‘Arrestimi’ i Donald Trump nuk do të bëhet asnjëherë siç mendonin kundërshtarët e tij dhe ata që janë kundra Trumpit. Sipas të dhënave nga një divizion i shërbimeve të drejtësisë penale të Nju Jorkut, thuhet se në tre tremujorët e parë të vitit 2022, raste penale në Manhattan të ngjashëm me Donald Trump iu deshën më shumë se 900 ditë (mbi dy vjet) për të kaluar nga aktakuza në një vendim gjyqi,- shkruan shtypi amerikan. Dhe, nëse kjo kornizë kohore zbatohet për rastin e Trump, atëherë kjo do të shtyjë çdo gjykim të mundshëm të kalojë ditën e zgjedhjeve në nëntor 2024. Ekziston gjithashtu paralajmërimi se çdo gjyq që përfshin një president të SHBA është i paprecedentë, që do të thotë se procedurat mund të zgjasin edhe më shumë. Problemet ligjore që rrethojnë Trump dhe padinë e tij në Manhattan, aktakuza e ish-Presidentit Trump në Nju Jork është vetëm një nga disa sfida ligjore që prekin kandidatin kryesor republikan për president të vitit 2024. Pse ka rëndësi? Aktakuza është historike. Asnjë president i SHBA-së nuk është përballur ndonjëherë me akuza penale, por problemet ligjore që vërtiten rreth Trumpit nuk ndalen me prokurorin e qarkut të Manhatanit.

Momentet kryesore të fjalimit të Donald Trump në Mar-a-Lago… Pra, çfarë tha Trump? Ai filloi duke mohuar fajin e tij dhe duke argumentuar se kundërshtarët e tij “kërkojnë të shkatërrojnë” kombin. Pjesa më e madhe e fjalimit u konsumua me ndjenjën e tij të viktimizimit, se struktura është kundër tij, se laptopi i Hunter Biden supozohet se po injorohet, se miliarderi hebre George Soros po komploton kundër tij. Ajo që u injorua më interesantja ishte referenca e madhe për çështjen penale që po ndërmerrej nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit. Ndoshta nën këshillën e avokatëve, gjykimi u përmend pak përveç disa pikave. Në një moment tjetër ai sulmoi reputacionin e Prokurorit të Qarkut, që mbikqyrte çështjen. “Krimineli i vërtetë është prokurori i qarkut, sepse ai zbuloi në mënyrë të paligjshme,”- tha Trump për Manhattan DA Alvin Bragg. Trump gjithashtu dukej i sigurt, kur diskutoi shanset e tij për të mposhtur akuzat. “Çdo ekspert dhe analist ligjor nuk ka asnjë rast,”- i tha Trump turmës. Ai tha se avokatët e tij i thanë “nuk ka asgjë këtu, ata as nuk po thonë se çfarë ke bërë”? Pse ka rëndësi kjo çështje? Trump, presidenti i parë aktual apo ish-presidenti që është paditur, ka përdorur gjithmonë dramën dhe viktimizimin për të fituar pikë politike dhe dorëzimi i tij ndaj autoriteteve të Manhatanit do të koreografizohet përmes lenteve të fushatës së tij aktuale për president.