Bashkim Koçi: Mihal Krimçe, mësuesi “peng” i pasionit për gjysmë shekulli

Mihal Krimçe është një emër mësuesi, emër që ka zënë një vend të nderuar në zonën e Kutallisë të Beratit, në institucionet arsimore e të kulturës të atij rrethi dhe vitet e fundit edhe në Fier. Në një farë mënyre ky mësues veteran ka gjetur vendin që meriton në kujtesën dhe zëmrat e njerëzve, në mënyrë të veçantë tek disa qindra nxënës që kanë qënë objekt i punës dhe të përmbushjes të misionit të tij si njeriu që shpërndan dije e kulturë, por edhe të aftësive dhe talentit si krijues.

Është periudhë shumë e gjatë, gati gjysmë shekulli, që mësues Mihali shërben shkollave dhe, ashtu si i kapur peng, nuk ka hequr dorë nga misioni dhe pasioni për të mbjellë mësim e dituri. Po sjell një fakt, diçka sa të thjeshtë e po aq të madhërishëm. Mësuesi Mihal Krimçe për shumë dekada, pra afro gjysmë shekulli, nuk ka lënë pa zhvilluar qoftë dhe një orë mësimi për arsye shëndetësore, apo për ç’mund t’i dalë pengesë njeriut në një jetë të tërë. Është diçka mahnitëse, e padëgjuar, apo jo! Dhe këtë këmbëngulje për rregullsi e disiplinë të pashoqe mund ta bëjë të vërtetë vetëm një njeri, në çdo lloj profesioni, i cili punën, besimin e shoqërisë, apo të shtetit e quan diçka të shenjtë.

NOA

Ai që është i përgjegjshëm për të kryer detyrën në sinkron me kërkesat e kohës, së pari duhet të kërkojë nga vetja. Pra atij i duhet jo vetëm të mësojë të tjerët, por të mësojë edhe veten, të jetë në një farë mënyre “nxënës” i përjetshëm në kërkim të të rejave që të dikton koha. Fjala vjen mësues Mihali e kishte mbaruar Institutin dy vjeçar të Shkodrës dhe, për hir të së vërtetës, marrja e dienive ishte i mjaftueshëm për të mbuluar “kapacitetin” e një shkolle fshati, siç ishte ajo e Kutallisë. Mesa duket Mihali e ndjente dhe e fuste veten tek “të paaftit” ndaj edhe pse në kushte jo komode të familjarit, arriti të fillonte dhe të mbaronte UT në fakultetin Gjuhë- Letërsi. Falë këtij formimi, pra shkollimit, mësues ai arriti të ishte diçka tjetër, e madje të çelte shtigje të reja siç ishte ai i fushës të problematikave të shkollës dhe edukimit, krijimtaria letrare, ëndërrës paksa “fshehur” nga vegjëlia, ai i fushës së folklorit e më tej akoma për të krijuar kontakte me institucionet më të larta, siç ishin ata të inkuadruar si pjesë e Akademisë së Shkencave.

Siç edhe dihet leximi i librave vërtet të formon e të edukon, por nuk është gjithçka për atë çka të kërkon jeta. Duhet të jesh i vetëdijshëm për këtë,  gjë të cilën mësuesi nga Kutallia e kishte bërë pjesë të filozofisë për jetën. Kjo u materializua e zuri vend qysh në fillesat e tij si krijues e që sot ka mundur të arrijë e të bëhet një zë i veçantë, sidomos aty ku ” i dhëmb dhëmbi” në atë të shkollës dhe shkollimit. Botimet pedagogjike, mjaft të dobishme, por edhe të munguar në “tregun” e shkollimit, autori i ka përmbledhur në katër libra, të cilët ai i ka sistemuar sipas problematikave, por që përbëjnë një minierë të vërtetë për lexuesit e të gjithë kategorive, por më të drejtëpërdrejtë janë për nxënësit e shkollave dhe ata që i mësojnë ata, pra mësuesit.  Librat që trajtojnë tematika të ndryshe, janë sistemuar me këta tituj si “Sekrete mësimi dhe edukimi”, “Hapësira edukative”, “Shkalla midis reformës dhe Standarteve” etj. Komunikimi me gazetat dhe revistat, ku zënë vend problematikat, hallet dhe çështje të profesionit të mësuesit, Mihal Krimçe ka arritur rekord, të botojë  më shumë se 300 shkrime e analiza të përgatitur me merak të një specialisti mësimdhënës, ku pjesa më e madhe ka gjetur mirëpritje te gazeta “Mësuesi”.

Meqë ky mësues e filloi punën si i tillë në fshatin e tij të lindjes, në Kutalli, i lindi një pasion tjetër, ai që më së shumti e ka “shtëpinë” fatmirësisht në zonat rurale. Është fjala për toponimet, fjalët e rralla, këngët e ndryshe me burime popullore etj. Të gjithë këtë krijimtari të çmuar e gjen të përmbledur në dy vëllime e që sot janë bërë pjesë e arkivit të Institutit të Gjuhësisënë dhe të Kulturës Popullore. Kur njihesh me studimet, gjetjet e rralla dhe larminë “e çditëshme” që të ofron folklorit, të krijohet bindja sikur mësues Mihali ka qënë i punësuar pranë institucioneve që kanë mbuluar çështje të folklorit.

Dhe me që jemi këtu, pra në këtë pasuri të pafundme të mençurisë popullore, vlen të sjellim disa nga punimet më të çmuara të tij e që përcjellin emocione mbresëlënëse,  si “Takija”, “Vallja dyshe myzeqare”, “Varri i plakës”, “Kënga myzeqare” etj. ishte krijimtaria letrare, pasioni për t’ju futur fushës së folklorit e më tej akoma për të krijuar kontakte me institucionet më të larta siç ishin ata të Akademisë së Shkencave.

Siç edhe dihet leximi i librave vërtet të formon e të edukon, por nuk është gjithçka për atë çka të kërkon jeta. Duhet të jesh i vetëdijshëm për këtë,  gjë të cilën mësuesi nga Kutallia e kishte bërë pjesë të filozofisë për jetën. Kjo u materializua e zuri vend qysh në fillesat e tij si krijues e që sot ka mundur të arrijë e të bëhet një zë i veçantë, sidomos aty ku “I dhëmb dhëmbi”  në atë të shkollës dhe shkollimit. Botimet pedagogjike, mjaft të dobishme në këtë fushë, autori i ka përmbledhur në katër libra, të cilët ai i ka sistemuar sipas problematikave, por që përbëjnë një minierë të vërtetë për lexuesit e të gjithë kategorive, por më të drejtëpërdrejtë janë për nxënësit e shkollave dhe ata që i mësojnë ata, pra mësuesit.  Librat që trajtojnë tematika të ndryshe për shkollim e edukim,  janë sistemuar me këta tituj si “Sekrete mësimi dhe edukimi”, “Hapësira edukative”, “Shkalla midis reformës dhe Standateve” etj. Komunikimi me gazetat dhe revistat ku zënë vend problematikat, hallet dhe çështje të profesionit të mësuesit, Mihal Krimçe ka botuar më shumë se 300 shkrime, ku pjesa më e madhe kanë gjetur mirëpritje te gazeta “Mësuesi”.

Meqë ky mësues e filloi punën si i tillë në fshatin e tij të lindjes, në Kutalli, i lindi një pasion tjetër, ai që më së shumti e ka “shtëpinë” fatmirësisht në  zonat rurale. Është fjala për toponimet, fjalët e rralla, këngët e ndryshe me burime popullore etj. të përmbledura në dy vëllime e që sot janë bërë pjesë e arkivit të Institutit të Gjuhësisënë dhe të Kulturës Popullore.

Është fjala e shkruar ajo që e bën të magjishme dhe e përciell atë në shpirt e në zëmër. Kur njihesh me studimet, gjetjet e rralla dhe larminë “e çuditëshme” që të ofron ky studjues merakli, të krijohet bindja sikur mësues Mihali ka qënë i punësuar pranë institucioneve që kanë mbuluar çështje të folklorit.

Dhe me që jemi këtu, pra në këtë pasuri të pafundme të mençurisë popullore, vlen të sjellim disa nga punimet më të çmuara të tij e që përcjellin emocione mbresëlënëse,  si “Takija”, “Vallja dyshe myzeqare”, “Varri i plakës”, “Kënga myzeqare” etj.

Arsimi ndoshta është i vetmi përhapës i dritës. Dhe ata që mbeten të jenë në radhën e parë të këtij misioni janë mësuesit. Në këtë vështrim themi se edhe Mihal Krimçe ka dhënë shpirtin që të pamundurën ta bëjë të mundur, që atje ku sundonte  errësira të t’ja zinte vëndin drita. Është paksa e dhimbshme, ndoshta tronditëse kur përballesh me faktin se shumica në rrugën për të vajtur te suksesi sheh vetëm pengesat. Personazhi ynë, mësues Mihali ka guxuar të shohë pikarritjet. Ka qënë dhe mbetet kjo kurajo e ky besim që ai jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si krijues të mund të bëjë realitet gjithçka që ai ka synuar të arrijë. Është kjo vendosmëri e kjo dukuri virtutshmërie që të hedhë në treg për lexuesin 61 libra dhe mbi një mijë fabula, krijimtari kjo që i ka dhënë emër ndër krijuesit më të mirë në qarkun e Beratit dhe të Fierit. Në panairin “Fieri 2006” ai mori çmimin e parë me librin “Në krahët e fjalës”.

Në rrugëtimin e tij të gjatë, si mësues e si krijues, Mihal Krimçe ka arritur në destinacion paçka se ai mendon se rruga është e gjatë, por që është i vendosur të mbërrijë deri në fund.

Lavdinë njeriu e fiton kur i shërben popullit të tij, komunitetit ku i bje për pjesë të kontribuojë. Mësuesi më shpirt fisnik Mihal Krimçe kudo ku ka milituar  si shpërndarës i dritës e diturisë për afro gjysmë shekulli, është ndjerë i vlerësuar e madje ka arritur të mbetet “gur i rëndë” në armatën e madhe të mësuesve. Për çka ka bërë në fushën e mësuesisë dhe të krijimtarisë është dekuruar me Urdhrin “Naim Frashëri” ndërsa bashkia Dimal, atje ku ai ka lënë pjesën me të madhe të jetës, i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”.