Presidenti Begaj vizitë njëditore në Ohër, takohet me homologen Siljanovska-Davkova: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse dhe garanci për progresin!

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë njëditore në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Gjatë takimit zyrtar që patën mes tyre dy krerët e shtetit, njoftohet se u bisedua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

“Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.Folëm për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.Me forca të përbashkëta drejt progresit!”, është shprehur presidenti Begaj ndër të tjera në fjalën e tij.

NOA