Bariu steril, në tufën dhe stallën këllirë!…

716
Nga Agim JAZAJ
Po thuaj në shumicë shqiptarët brofën në këmbë: “Bravo qeveria! Do ndërrojë gjithë barinjtë e tufës së zgjebosur”. Kjo e lidhur me inkursionin e ditës të kryeministrit për të dhënë dorëheqjen gjithë regjistruesit, kupto çregjistruesit dhe ngatërruesit e pronave në hipotekat e vendit, ose e thënë më shqeto; largimin nga pozicionet zotëruese! 

Shumë ndjekës të thjeshtë “analistë” të rrugës dhe të tavolinave edhe në Vlorë, e përshëndetën këtë inkursion të domosdoshëm në kohë dhe të vonuar! 

Disa të moçëm, me haber sidomos nga fusha e blegtorisë, por dhe specialistë të fushës, u shfaqën skeptikë, ose siç i thonë llafit në merak duke bërë dhe krahasimin:

E dini pse?
Sepse: Deri më tani është synuar dhe është vendosur të ndërrohet bariu vazhdimisht, të vendosen barinj të rinj në gjithë tufat! Po ku do të vendosen? Në tufat që ka rënë dhe janë prekur rëndë nga sëmundja e zgjebes?! Pra, barinjtë “sterilë” të zgjedhur do ruajnë, drejtojnë e hysmetojnë tufat e zgjebosura, në stallat e ndotura këllirë”! 

Ndër 100 të denancuarit e parë te kryeministri si; grabitaqar është publikuar edhe regjistruesi i hipotekës së Vlorës; Rezart Elamzi. 

“Edhe ai -thonë vlonjatët ka zbritur nga 7 male kaptuar, jashtë Vlorës, i katapultuar-graduar për të çqeverisur në Vlorë”! Mirpo aty në atë “stallë”, ka me dekada e dyzina, “krerë”, “zyrtarë” po me këtë status, ruralë e sidomos nga një fshat, “me talent, aftësi të rralla për hipotekë”, ku kanë përfituar nga fshati pronë, tokë, krerë bagëtish, kanë pushtuar edhe prona buzë detit dhe tunden me spaletat e zyrtarit – garabitqarit – thonë edhe nga brenda asaj zyre- zgjyrë!

Një grup i vogël, të bërë disi sarhosh, sapo dëgjuan dëgjesën e kryeministrit, e kishin venë në këngë dhe ia thoshnin labçes:
Bariu i zgjedhur steril,
Në tufën, dhe stallën këllirë,
A ka për të bërë hair?!…
Krahasimi shkon edhe më tej.
Zgjebja 27 vjeçare, ka prekur rëndë edhe ish barinjtë që do të largohen, po edhe këta që po vijnë… 

Përgjatë këtyre viteve janë ndërruar shpesh barinjtë, por gjendja nuk është ndryshuar, por është keqësuar edhe më. Sepse: Është ndërruar vetëm bariu i tufës dhe ka mbetur brënda në stallën e zgjebosur: tufa e prekur rëndë nga zgjebja, e pa dezinfektuar, ka mbetur stalla e pa pastruar nga plehu i zgjebosur, deri dhe meraja pa e dezinfektuar me herbicite! 

Barinjtë sterilë, janë futur në stallën këllirë! Për rrjedhojë – ka rezultuar: Edhe ata i ka prekur rëndë sëmundja e zgjebes! Ky është produkti i këtyre viteve – me ndërrimin e barinjve! Por zgjebja, sëmundje ngjitëse do mund të prekë pashmangshmërisht edhe barinjtë sterilë, që do të vijnë në këto tufa, në stallat e zgjebosura. 

Sepse? 
“Zgjebja thonë specialistët e fushës ka rënë edhe në tufë, virusi i rënë prekur rëndë stallën, ku është brenda plehu i flamosur, madje ka rënë edhe mbi kullotën…
Deri më tani është menduar për të ndërruar bariun! Dhe tufa e prekur rëndë është brenda dhe do të mbetet sërish në stallën këllirë. Kësaj i thonë si llafi i lashtë: Vrimë në Ujë! 

Brenda në stallë ka mbetur me shtesa plehu i zgjebosur, ende i pa pastruar”. 
Specialistët e fushës dhe të motçmit e mendjes arsyetojnë: 

“Nëse nuk nxirren jashtë dhitë, bagëtitë, të dezinfektohen, të nxirret jashtë plehu nga stalla, të pastrohen dhe të dezinfektohen me herbicite, muret dhe pllakat e stallës, tufa, deri dhe kullota: Edhe bariun e ri do ta zërë zgjebja – sëmundje ngjitëse, si deri më tani”! 

Logjikës më e thjeshtë i mëshon çdo kush: “Bariu steril mund të rezistojë në tufën dhe stallën këllirë- të vënë dhe në këngën e ditës”?! 
“A mund të gjendet dele e pastër në stallën e pistë”?! 
Sigal