Bardhyl Berberi/ A do të çaktivizohet ndonjëherë konflikti në Shqipëri?

626
Urtësia tradicionale që duhet të karakterizojë një shoqëri demokratike, e bazuar në interesa të ndërsjella, të cilat kanë si qëllim të përbashkët çuarjen përpara të interesave të popullit dhe rritjen e mirëqenies së tij. Ka kohë që në klasën politike shqiptare është instaluar një konflikt i ashpër. Çaktivizimi i konfliktit nënkupton eliminim e urrejtjes të njërës palë që është në pushtet dhe të asaj tjetrës që është në opozitë. Por çfarë fruti kanë vjelë shqiptarët nga këto dy konflikte. Një konflikt pa fund, nuk i shërben askujt. Ky lloj konflikti pa fund shter resurset e të dyja palëve, harxhon energji dhe pakëson kapitalin njerëzor duke qenë në shërbim të një lufte donkishoteske midis palëve. 

Zgjidhja e konfliktit, më konkretisht për dekriminalizimin, nuk është një punë e lehtë. Ballafaqimet antagoniste që dalin nga interesat e dy palëve që qëndrojnë në llogoret e tyre shkaktojnë një dëm të pariparueshëm për të dyja palët duke e lënë reformën në drejtësi kaq shumë jetike për interesat e vendit në udhëkryq. Konfliktet e tilla bëhen ekstremisht të dëmshme duke treguar rezistencën që bëjnë elementët e inkriminuar nga të dyja palët që kërkojnë të shpëtojnë nga ky makth që I ka pushtuar ata pasi ata e dinë për zullumet që kanë bërë dhe janë të frikshëm ndaj përballjes me drejtësinë. Kjo instalon konfliktet e thella nga të dyja palët pasi nuk duan të dorëzojnë para drejtësisë abuzuesit me pushtetin, qoftë edhe para logjikimeve racionale, që në shikim të parë duken se do të mund të çaktivizojnë armiqësitë. Kjo mospërfillje ndaj racionalitetit sugjeron se “konfliktet e thella” më shumë tregojnë rreth psikologjisë sesa rreth realitetit objektiv. Një “konflikt i thellë” është ai konflikt që është bë i ngulitur në mekanizmat kontuitive, emocionale, dhe socio-strukturore. Konflikti bëhet fokus primar i mendimeve, ndjenjave, dhe veprimeve të palëve në konflikt, dhe në këtë mënyrë konflikti vepron si një gravitet pusi, ku forcat tërheqëse të këtij graviteti tërheqin të gjitha pamjet mentale, biheviorale, dhe sociale. Në moment kur palët rrëshqasin në këtë pus, dalja kërkon dëshirë dhe energji të jashtëzakonshme saqë bëhet e pamundshme për t’u arritur. 
Ky skenar i thjeshtë i “konflikteve të thella”, që tërhiqet nga metafora e gravitetit të pusit, ngërthen në vete paralele të qarta me një sërë fenomenesh. Çelësi për të kuptuar gjenezën e “konflikteve të thella” përqendrohet në nocionin e “forcave tërheqëse.” Një forcë tërheqëse i referohet një strukture, modeli, besimi, ndjenje, mendimi, qëllimi, etj, që palët në konflikt “tërhiqen”, me dëshirë apo pa dëshirë, nga forca e gravitetit. Për të ilustruar më mirë këtë koncept, atëherë do të marrim për bazë krizën e thellë politike në vendin tonë. Fuqia e këtyre forcave tërheqëse reflekton kapacitetin e orientimit koherent nëpërmjet palëve në konflikt, Orientimi i palëve në këtë konflikt të thellë lëviz drejtë forcave gravitacionale të tërheqjes që nënkupton “sundimi i së drejtës”, “demokracia”, “llogaridhënia”, “përgjegjësia”, “burgosja”, “marrja e pushtetit”, nga njëra anë dhe “ngelja në pushtet”, “manipulimi”, “zgjedhjet”, “pasuria”, nga ana tjetër, si forca tërheqëse mjaft të fuqishme që “tërheqin” palët me shpejtësinë e gravitacionit të pusit. Kur një konflikt kaq destruktiv shoqërohet me “forca tërheqëse” të kësaj natyre, orvatjet për të adresuar gjendjen aktuale të konfliktit korrespondon me të çara të mëdha. Tërë kohën po flitet për një takim të Ramës me Bashën në vetë vete ky nuk është një lajm për një vend normal të takohen dy liderë dhe të bisedojnë por për kushtet konkrete që është instaluar një konflikt i thellë midis pozitës dhe opozitës të cila pasi i kanë harxhuar topat e baltës e kanë konsumuar njëri tjetrin deri në palcë dhe tani pritet të takohen.
 Kjo situatë korrespondon me një kosto të lartë nga ana e faktorit ndërkombëtar me ambasadorin amerikan në krye LU dhe atë të Europës që duken të sfilitur nga djallëzitë e kësaj klase politike skandaloze e cila është e gatshme në çdo sekondë është gati të krijojë stuhi në gotën e ujit vetëm të sjelli pengesa… Të gjithë duhet të kuptojmë se shkaqet e dukshme por edhe ato të padukshme nuk duhet trajtuar si të parëndësishme, por duhet trajtuar me vëmendje në kuadër të kontekstit të dinamikës në rrjedhën e saj se partive politike në të dyja krahët të majta dhe të djathta ju mungojnë kapacitetet, personalitete të shquar të cilët duhet të marrin mbi shpinën e tyre fatet e atdheut që ka gati 25 vjet që lëngon. Si mund të ketë tek ne një zhvillim normal në politikë kur si të majtët e të djathtët kanë dalë nga e njëjta mitër ajo e Partisë së Punës dikush veshi fanellën rozë dhe dikush tjetër blu. Kur sot në parlamentin shqiptar ka ende si deputetë anëtarë të partisë së punës! Një miku im gazetar në Boston më tregoi një intervistë që kishte i dhënë Noli, babait të tij pak kohë para se të vdiste. Gazetari amerikan e kish pyetur në pyetjen e fundit, ju arritët në krye të një qeverie demokratike në Shqipëri dhe brenda pak muajsh ju rrëzuan, a e kuptoni ju shkakun e dështimit pas kaq shumë dekadash? Po, po ishte përgjigjur plot mençuri Noli: -Unë dështova, sepse ndërtova qeverinë e re me trarë të vjetër, por trarët e vjetër kishin tartabiqe dhe këto tartabiqe më hëngrën dhe mua. Një përgjigje sa e thellë dhe e mençur, që nuk ka nevojë për shumë komente… Atëherë, zgjidhja e kësaj krize të thellë politike në Shqipëri lidhet me çaktivizimin e kësaj politike konfliktuale, por që të çaktivizohet kjo, duhet të ikin ata që prodhojnë konflikte, që duan mjegull dhe amulli që ta abuzojnë mbi varfërinë e këtij populli të shumëvuajtur…

Sigal

-Siguria e kombit, para se të rrezikohet nga terrorizmi islamik, nga ekspansioni rus, apo nga Hëna e Marsi, rrezikohet në radhë të parë nga shpërfillja e interesave të popullit.
– Siguria ndërtohet, ose minohet, nga politika e brendshme shqiptare, nga politikat ekonomike, të punësimit, të rendit, të arsimimit e sidomos të shërbimit shëndetësor.
– Po a ka më turp kombëtar, kur sheh në ekranet mediatike bashkëshortë që qajnë si fëmijë dhe kërkojnë të divorcohen nga njëri-tjetri, sepse nuk kanë punë e burime të ardhurash për të jetuar.