Dosja “Karaburuni”, gjykata lë në burg 4 të arrestuar

738
Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 prej personave të arrestuar si të dyshuar për fallsifikimin e dokumentave në regjistrimin e truallit prej 220 hektarë në plazhin e Shën Vasilit në zonën e Karaburunit, truall që u sekuestrua nga prokuororia pak ditë më parë.
Masa e sigurisë “arrest në burg” u dha për shtetasit:
– Rajmond Mezi, në emër të të cilit është regjistruar prona
– Enkes Hysendhima, avokat
– Blerina Dhrami, ish-nëpunëse e Hipotekës, Vlorë
– P.P. (shpallur në kërkim)
Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” u dha për shtetasit:
– Belona Seraj, notere (për shkak se ka fëmijë në moshë të vogël)
Masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra” për:
– Donika Besimaj, përgjegjëse e arshivës në Gjykatën e Vlorës (për shkak të moshës mbi 60 vjeç)
Sigal