Baki Gjoligu/ Bunkeri i Enverit, apo biznesi i radhës?

622
Sigal

Hapja e bunkerit antiatomik, i ndërtuar gjatë diktaturës, etiketohet si bunkeri i Enverit! Po, a ka shtet pa bunker? Mendoj se nuk ka… Kampione e bunkerëve është Amerika.

Në raste lufte miliona në botë futen nën dhe’, për t’u mbrojtur. Po, nëpër bunkerë ruhen dokumentet “sekrete” të shtetit. Po, pse duhet që për gjithçka të akuzojmë Enverin? Këto janë punët e një pushteti e punët e një shteti. Edhe shteti i sotëm ka bunker e dosje sekrete. Pa to nuk mund të ekzistojë e të jetojnë pushtetet e shtetet. Bunkerët nuk janë prodhime të komunistëve e sistemeve socialiste. Ato janë prodhime të kapitalizmit. Kapitalistët, e sidomos ata amerikanë, kanë gati anije kozmike

që në raste lufte, t’i çojnë nëpër planete senatorët e tyre. Po këta kanë të drejtë edhe të vrasin, edhe të mbrohen. Merren me “Bunkerët e Enverit”, për të hequr mendjen e popullit nga hallet që ka. Prapë e përdorin Enverin për të shpëtuar nga protestat popullore. Nuk i mbështetën protestat e PD-së e Sali Lul Berishës, por, kur në

protesta dalin me mijëra qytetarë, pushteti duhet t’i dëgjojë e t’i marrë parasysh kërkesat e tyre ekonomike, të ballafaqohet me to e të korrigjohet atje, ku e ndjen se është në rrugë të gabuar. Me luftën kundër Komunizmit e Enverit, nuk mund të gjesh rrugët e shpëtimit nga përgjegjësit që ke si Pushtet.

Këta palo socialistë… dhe biznesi i radhës

Sot, në këtë Nëntor Shqipërie, je apo nuk je socialist, për këtë Qeveri Ramiste pak rëndësi ka, boll qe t’i servilosesh “Shefit”, siç bëjnë ata palo deputetë të PS-së. Ndjej dhimbje, se kam dhënë një kontribut tejet mundësive të mia për PS-në, po sot Ajo (dhe bashkë me të edhe unë e familja e ime) jemi të tradhtuar…

Po mirë, o shqipëtarë, që e hapi bunkerin, po kush do e marrë me qira për të bërë biznes? I pari, me procedura të përshpejtuara, që do e marrë, është “Pikolini i Qeverisë”, Erjoni. Nuk e merr vetë, por e merr i vëllai, se u bë biznesmen me lekët e popullit. Çfarë vjedh o Erjon, mos e gëzofsh!