Bajram Lamaj: Profesionalizmi dhe transparenca rrisin besueshmërinë e KLSH-së

569

 

Zhvillimet e sotme në sferën globale dhe kombëtare,
ka sjellë nevojën  e rritjes kontributit
të organeve  supreme auditimit të jashtëm
publik(SAI-ve), për të çuar përpara qeverisjen e vendeve të tyre, duke
promovuar vlerat e tyre në rritje  e
avancuar në zbatimin e përsosjen e principeve të llogaridhënies dhe
transparencës. Në një shtet demokratik, sundimi i ligjit është guri themelor i
ekzistencës, ku si parakushte  thelbësore,  janë pavarësia, përgjegjshmëria  dhe transparenca  e SAI-t(nënkupto KLSH) e cila duhet të
udhëheqë me shembuj dhe të rrisë besueshmërinë e tij publike.


Një nga shtyllat kryesore, ku u mbështet Kongresi i
XXII i INTOSAI-t i zhvilluar në Abu-Dhabi (ku
KLSH ishte pjesëmarrës me delegacionin e tij
), para disa ditësh ishte: “synimin
për të rritur kontributin e SAI-ve në përforcimin e llogaridhënies dhe
transparencës në menaxhimin financiar publik në të gjithë botën, kjo si pjesë e
17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) në kuadër të Agjendës 2030,
për Zhvillim të Qëndrueshëm të miratuara nga OKB-ja, e cila përforcon nevojën
dhe kërkesën për një auditim publik efektiv, duke përfshirë qeverisjen e mirë
dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit. Në ambientin publik të çdo vendi por
dhe në Shqipëri, shtrohet pyetja : Çfarë
mund të nxisë besueshmërinë e KLSH, për ta bërë një institucion më të shquar kombëtar
?
Të gjithë jemi dakord që përgjigja më e plotë është “Profesionalizmi i lartë”. Është
detyrë e KLSH, si një organ suprem auditimi që të marrë masa të gjithanshme dhe
të gjejë rrugët e mundshme për të rritur nivelin Professional të audituesve të
jashtëm publik si nëpërmjet trajnimeve, shkëmbimit të përvojave më të mira,
rekrutimeve cilësore, si dhe zbatimin e programeve të institucioneve si BE,
Eurosai, SIGMA, INTOSAI, etj. Një hap i rëndësishëm është hedhur nga KLSH e
cila ka filluar zbatimin e projektit IPA “Për rritjen e kapaciteteve të
auditimit të jashtëm” financuar nga Bashkimi Evropian, nga i cili kanë filluar
të merren frytet e para, që janë shumë premtuese në ngritjen e nivelit Professional
të audituesve dhe më e rëndësishmja është se përfituesit janë në të gjitha
nivelet e audituesve, pra ka gjithëpërfshirje si nga mosha, përvojat që kanë dhe
fushave të auditimit përputhshmërisë, financiare, performance dhe teknologjisë
së informacionit, etj. Duke patur parasysh që 
qytetarët janë përfituesit kryesorë të auditimit publik, është detyrë e KLSH-it
të përformojë me auditime cilësore dhe t’i ofrojnë qytetarëve dhe Kuvendit, raporte
auditimi që mbështesin transparencën, llogaridhënien dhe besimin në qeverisje.
Vetëm puna e mirë  e Qeverisë, mund të
bëjë ndryshimin e vërtetë në jetët e tyre, prandaj KLSH duhet të avancojë  në ambiciet që ka për rritjen e  profesionalizmit. Si në çdo institucion dhe në
KLSH, profesionalizimi është  trajtuar  si një proces i vazhdueshëm, me të cilën audituesit
dhe stafi drejtues punojnë çdo ditë  dhe
synojnë të arrijnë një nivel të lartë pavarësie, ekspertize, kompetence,
sjellje etike dhe cilësi, mbështetur në standardet profesionale dhe Standardet
Ndërkombëtare të Auditimit të jashtëm, të implementuar në rregulloret  dhe manualet e nxjerra nga KLSH. Për të
kontribuar në mire qeverisjen e vendit si në qeverisjen qendrore dhe atë
vendore, e gjithë trupa audituese ka rritur angazhimin e saj, për të krijuar mbështetjen
profesionale të nevojshme, duke mundësuar nxjerrjen e produkteve raportuese dhe
informuese me cilësi dhe në kohë. Puna e KLSH 
do të konsistojë në adresimin e tre iniciativave të mëdha:


a. Forcimin
e procesit të standard-bërjes në zhvillimin e standardeve të përshtatshme për
auditimin e jashtëm publik, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të
jashtëm dhe përfituar nga Forumi i Prononcimeve Profesionale (FIPP) të
INTOSAI-t,

b.
Mbështetjen e profesionalizmit në institucion, duke përthithur përvojat më të
mira të SAI-ve të tjerë rajonal, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe
trajnimeve e work-shop të përbashkëta dhe

c. Pasqyrimin
e kornizës së matjes së performancës(PMF) së KLSH  dhe kryerjen e vetëvlerësimit. Në kryerjen e proceseve
të  implementimit të standard-bërjes së
INTOSAI-t, duhet të sigurohet se KLSH, ka akses në standardet ndërkombëtare të auditimit.
Fokusi i vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së prononcimeve profesionale dhe
procesit të standard-bërjes, do të ndihmojë KLSH të përmbushë misionin për të
përforcuar zhvillimin e kapaciteteve të tij. Po kështu bashkëpunimi  me grupet akademike të vendit e rajonit, me
botimet e përbashkëta, trajnime,  e
kryerjen e auditimeve të përbashkëta, përkrahja e tyre do të zgjerojë më tej
përpjekjet e KLSH për të mbështetur e nxitur profesionalizmin  e stafit të tij. Profesionalizmi, ka
identifikuar nevojën për të forcuar përpjekjet KLSH për të kryer detyrat e tij,
sipas një kuadri ligjor dhe që kërkon përgjegjshmëri dhe transparencë, njëkohësisht
duhet punuar në drejtim të kompetencave, aftësive profesionale, etikës, vlerave
dhe sjelljes së audituesve në sektorin publik, në kornizën e prononcimet
profesionale si pjesë e integritetit profesional.  KLSH në objektivat e saj thelbësore, për
arritjen e niveleve të larta të profesionalizmit ka filluar dhe po zbaton,
iniciativat e zhvillimit profesional  në
bashkëpunim me një sërë organizmash ndërkombëtare prestigjioz në fushën e
auditimit publik, si me NIK-u Polak, SAI Kroaci, Slloveni, Hungari, Holandë,
Sigma, me institucionet e auditimit Kosovë, Mali i Zi etj. Në këto bashkëpunime
përfshihen: implementimi rigoroz i standardeve të INTOSAI-t; forcimin e
integritetit dhe etikës; dhe trajnimin e vazhdueshëm profesional për drejtuesit
dhe stafin. Vetë  institucioni ka filluar
para dy vitesh zbatimin e Kornizës së Matjes së Performancës (PMF), si një mjet
për vlerësimin e bazuar në prova të performancës së KLSH dhe për identifikimin
e mundësive për përmirësim. Auditimi vlerësues i kryer këtë vit nga ekspertë të
Gjykata Austriake e Auditimit mbi performancën e KLSH, vlerësimet dhe
rekomandimet e dhëna, kanë ndikuar në rritjen e përgjegjshmërisë profesionale
të stafit auditues për të ardhmen. Rritja e profesionalizmit do të rrisë
ndjeshëm, kontributin e KLSH në përforcimin e llogaridhënies dhe transparencës
në menaxhimin financiar publik, në të gjithë aktivitetin ekonomik e financiar
në vendin tonë, duke përforcuar nevojën dhe kërkesën për një auditim publik
efektiv

 

Llogaridhënia
dhe Transparenca
.

 

 Një qeverisje
e mirë, është kur arrin që të mbështetet në dy elementët kryesorë që janë:
Llogaridhënia dhe Transparenca. Në Kongresin e IX-të të  EUROSAI-t mbajtur në Maj 2014 në Hagë, mesazhi kryesor që u dha ishte se: “ Organet supreme të auditivit (SAI-t) janë
avokatë të përkushtuar të transparencës”
. Në zbatimin praktik, nocioni i
transparencës i referohet dhënies nga organet supreme të auditimit, të një
raporti auditimi të besueshëm, të qartë dhe të rëndësishëm brenda statusit të
tij, mandatit, strategjisë, aktivitetit, menaxhimit financiar e performancës.
Përveç kësaj, element i rëndësishëm është dhe raportimi publik mbi gjetjet dhe
konkluzionet e auditimit dhe të aksesit publik ndaj informacionit, ku për hir
të vërtetës KLSH e ka kryer më së miri dhe për vitin 2017, do të fillojë të
publikojë dhe Raportet e auditimit, duke respektuar mbrojtjen e të dhënave
personale për individë e subjekte juridike. Nëpërmjet kësaj nga KLSH, synohet
që të rritë ndikimin e saj në llogaridhënie  për përmirësimin e qeverisjes dhe luftën ndaj
korrupsionit. Sfida e madhe e filluar në vitin 2012 e vazhdim, nga Kryetari i
KLSH  për promovimin  e kuptimit më të mirë të rolit  dhe detyrave që kishte ky institucion, mund
të themi se janë realizuar më së mirë, kjo e pasqyruar në një qasje të re  të rritjes së interesit të publikut ndaj
produktit të KLSH, njohjes më mirë të rolit si organi suprem i auditimit  në vend dhe transparencës së produktit tonë.   

Me zhvillimet e teknologjisë informative,
informacioni është shumë më afër publikut, pasi siç dihet ka rritje të
vazhdueshme në prodhimin e të dhënave të sektorit publik, nëpërmjet rrjeteve të
publikimit Websitte, komunikimi publik, rrjete sociale, etj., duke i bërë të
dhënat e sektorit publik, gjithnjë e më  të lehtë në dispozicion për të gjithë (të
hapura) dhe të arritshme nga çdo i interesuar. Të gjitha këto ndryshime
pozitive, të shoqëruara me një informacion cilësor e transparent të KLSH,
synohet që këto të dhëna, të krijojmë mundësinë për publikun e gjerë dhe palët
e tjera, për t’u bërë auditues në kolltuk”. Informimi i
publikut me të dhëna të hapura, do të ofrojë mundësi të reja për të vlerësuar
performancën e qeverisë dhe rritur transparencën dhe llogaridhënien e sektorit
publik, pra duhet të mësohet publiku, se nuk ka më një monopol të pjesës më të
madhe të informacionit të qeverisë. KLSH duhet të mendojë për rilevancën e saj,
rolin tradicional, mundësitë dhe nevojat që ka për kontributin e
patjetërsueshëm në këtë drejtim dhe kontratën me qytetarët. Qeveria dhe KLSH,
mund të kenë interesa të përbashkëta  në
përkrahjen e llogaridhënies publike, por marrëdhënia thelbësore është ajo  e auditimit të jashtëm, pra të pavarur. Si të
tillë Raportet e auditimit e ndihmojnë Qeverinë, duke tërhequr vëmëndjen mbi
mangësitë  e administratës dhe duke i
rekomanduar përmirësimet e tyre. KLSH në përmbushjen e kësaj detyre për rritjen
e llogaridhënies dhe përgjegjësisë për qeverisje të mirë, duhet të kujdeset për
të shmangur pjesëmarrjet në funksionet e qeverisë, të cilat janë në kundërshtim
me pavarësinë dhe objektivat e tij gjatë ushtrimit të mandatit. Rritja e profesionalizmit të KLSH,  në nxjerrjen e konkluzioneve mbi
përgjegjësitë  e lindura dhe dhënien e
rekomandimeve, të cilat janë vendimtare 
në konceptin e përgjegjësisë publike të administratës, kërkojnë  që auditimet e tij të kenë  metodologjitë dhe praktikat  e një cilësie të lartë. Prandaj sfida e KLSH
për vitet 2017-2018, është rritja e profesionalizmit, llogaridhënies e
transparencës, duke zbatuar procedurat që rrjedhin nga ligji dhe Standardet Ndërkombëtare,
për të siguruar një ushtrim sa më efektiv të përgjegjësive të tij në Raportet e
auditimit dhe rritjen e kontributit për një qeverisje të mirë e luftën kundër
korrupsionit në Shqipëri.

Sigal