Mashtrimi i Shekullit: Si Bankat, Përmbaruesit dhe Shteti Po Bashkëpunojnë për Fundosjen e Qytetarëve
Nga të dhënat që SHAASH ka mbledhur nga qindra raste në të gjithë vendin, rezulton se administratat e bankave dhe strukturat ndihmëse diskutojnë paraprakisht me blerësit potencialë të kolateralit, shumë kohë përpara se qytetarit t’i jepet kredia.Pra, qytetarit i jepet një kredi që parimisht duket si ndihmë ekonomike, por në prapaskenë po negociohet shitja e shtëpisë së tij.

Në Shqipëri po ndodh një skemë e heshtur, e sofistikuar dhe sistematike: bankat e nivelit të dytë, të cilat duhet të jenë institucionet më të besueshme të vendit, janë kthyer në makineri fitimi të pamëshirshme, ku qytetari i zakonshëm është thjesht mishi për top. Dhe kjo nuk ndodh rastësisht—kjo ndodh me dijeni, tolerim dhe bashkëpunim të hapur të institucioneve publike, duke filluar nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, deri te Shoqëritë Përmbarimore që janë krijuar enkas për t’i dhënë goditjen e fundit familjes shqiptare të pambrojtur.
Interesi më i lartë në Europë – heshtja më e madhe në rajon
Shqipëria mban rekordin e turpshëm të normave më të larta të interesit në gjithë Europën. Çdo bankë e di shumë mirë se qytetarët nuk kanë mundësi reale për të shlyer këto kredi. E megjithatë, kreditë jepen pa asnjë hezitim—madje u jepen më shpesh atyre që statistikat tregojnë se nuk do t’i paguajnë dot. Pse? Sepse kjo është pjesë e planit.
Kolaterali blihet përpara kredisë – një skemë kriminale e pastër
Nga të dhënat që SHAASH ka mbledhur nga qindra raste në të gjithë vendin, rezulton se administratat e bankave dhe strukturat ndihmëse diskutojnë paraprakisht me blerësit potencialë të kolateralit, shumë kohë përpara se qytetarit t’i jepet kredia.
Pra, qytetarit i jepet një kredi, që parimisht duket si ndihmë ekonomike, por në prapaskenë po negociohet shitja e shtëpisë së tij.
Nëse kjo nuk është mashtrim ekonomik, atëherë çfarë është?
Ministritë ndryshojnë, skema mbetet
Qeveritë dhe ministrat vijnë e ikin, por rrjetet korruptive që marrin përqindjet e tyre nga kreditë problematike nuk lëvizin asnjë centimetër. Sistemi është aq i rrënjosur, sa çdo ministër i ri gjen gati tavolinën e marrëveshjeve të pista. Dhe loja vazhdon.
Shoqëritë përmbarimore – fabrika të zhvatjes
Edhe kur qytetari përpiqet të shlyejë, përmbarimi hyn në lojë me gjoba, tarifa, përqindje dhe bllokime që shpesh e kalojnë vlerën e vetë kredisë. Këto shoqëri nuk janë organe drejtësie—janë strukturat private të krijuara për të joshur, marrë e shitur pasuritë e shqiptarëve me shpejtësi rekord.
Mbi 10,000 familje kanë humbur shtëpitë – dhe askush s’po flet!
Ndërsa vendet e tjera të Europës kanë politika të forta mbrojtjeje të konsumatorit, në Shqipëri qytetari është lënë në mëshirë të tregut më të egër financiar.
Banka Qendrore hesht. Qeveria hesht. Parlamenti hesht.
Sepse të gjithë e dinë: qindra miliona euro lëvizin nën dorë.
SHAASH po vendos bankat nën hetim
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion ka hapur hetim të gjerë për:
- dhënien e kredive të rrezikshme me qëllim përfitimi nga humbja e kolateralit,
- skemat e negocimit paraprak të pasurisë së qytetarëve,
- përfshirjen e shoqërive përmbarimore në procedura të dyshimta,
- mosveprimet e qëllimshme të Bankës së Shqipërisë, që ka detyrimin ligjor të mbrojë publikun.
Nëse SPAK merr në dorë këtë çështje, rezultati do të jetë zbardhja e mashtrimit më të madh financiar të 30 viteve të fundit.Dhe fajtorët janë të gjithë në një vijë: bankat, përmbaruesit, zyrtarët që kanë marrë para, dhe institucionet që heshtin.




















