Av. Kujtim Cakrani: Ish ministri lë qelinë, të burgosurit duhet të paguajnë 2 mijë euro për shërbim prove ose burgjet

137
Sigal

Gjykata ka vendosur që ish Ministri Brendshëm Sajmir Tahiri të lëri qelinë dhe ta vazhdojë dënimin me arrest shtëpie me arsyetimin se ka sëmurë bashkëshorten.

Pyetja është?

Sa të burgosur janë sot që kanë gratë, fëmijët, prindërit apo dhe vet të sëmurë, dhe askush nuk i merr seriozisht, edhe pse i paraqesin gjykatës me prova dhe fakte?

S’kam asgjë për këtë vendim të gjykatës, shumë mirë ka bërë, madje edhe pa këtë arsye ai duhet ta linte qelinë, nëse ka plotësuar kushtet e parashikuara nga neni 64 I Kodit pr Penale.

Por gjyqtarët e gjykatave shqiptare duhet ta aplikojnë ligjin dhe kërkesat për lirimin me kushtë të njëjtë për të gjithë të dënuarit.

Gjykatat nuk duhet që ligjin ta aplikojnë vetëm kur, shërbimi provës merë lekët dhe raportin e vlerësimit ta bënë në bazë të shumës që paguan!

Dhe as kur Juristi korruptuar i burgut kërkon eurot për të bërë një raport vlerësimi sjellje të mirë, dhe nëse je hallexhi që s’ke paguar ta nxinë sjelljen!

Gjyqtarët e gjykatave shqiptare duhet ta aplikojnë ligjin një për të gjithë dhe më shumë duhet të bazohen në Diskrecionon se në raportet e vlerësimit që paraqesin institucionet e korruptuara të shërbimit provës dhe juristët e burgut nuk ka asgjë të vërtetë mbi realitetin ndaj të dënuarit.

 

Lirimi i Tahirit, avokati: Zyrtarët e drejtësisë për 1 vit shërbim prove paguhen 1 mijë euro

Avokati Kujtim Cakrani është treguar kritik ndaj lirimit nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri, ditën e  djeshme.

Në një intervistë, ai tha se për t’u liruar me kusht në vendin tonë kërkohet shërbimi i provës.

Ai shtoi se për të kompensuar një vit shërbimi, zyrtarët e drejtësisë paguhen me 1 mijë euro ndërsa për dy vjet 2 mijë euro.

“Këtu për t’u liruar me kusht kërkohet një raport nga shërbimi i provës. 1 mijë euro në vit shërbimi i provës. Nëse kanë ngel dy vjet do të japësh dy mijë euro. Kjo është tarifë korrupsioni”- tha ai.